VATIKANI SONTE DHE NESER FLET SHQIP

0
1540

Sote nga do qe ke shetitë neper Romë, ke mundur te degjosh lirshem te flitet vetem shqip.
Pa dashur ta ekzegjoroje, po sot jame ndjer krenar, se me quajnë shqiptar.
Kostumet kombetare, qeleshja e bardhe dhe flamuri kuq e zi, ka grumbulluar kombin qe nga Australia e larget, Amerika e Kanadaja, Europa, i madh dhe i vogel qe ka gjak shqiptari, i ka drejtuar syytë nga Vatikani ose i ashte drejtuar Vatikanit.

Neser eshte dita, kure Shqiptaret pa dallim feje dhe krahine do të jene ne meshen solemne per shenjterimin e Nana Terezes, krenaria e kombit shqiptar, Nana trup vogel qe beri nji bot per vete.

Nana me origjin Shqiptare nga Shkupi i Maqedonisë, u ba simboli i bamiresisë, u ba shpresa e fukarejve, neser ajo fluturon mbi Vatikan, fluturon shpirti, bekimi qe Nana neser i drejton njerëzimit.

Duajeni njeri-tjetrin, ashtu siç i do dallendyshja zogjtë ne fole.

Neser Papa Françesku bekon shenjtenimin e Nanes, qe botes sot i mungon, ajo neser shenjterohet, neser eshte perkrahe Zojes se Bekueme, perkrah te lumit Jezu Krisht.
Vatikani neser shunguron Nana Terezen, shunguron kombin Shqiptar ,shunguron njerzimin, ne Emer te Atit, e te Birit, e te Shpirtit Shenjtë. Ne emer te humanizmit dhe te vllaznimit njerëzor.

Sot kohet jane disi te trazuara, por shenjterimi i Nanes se Madhe do bjeri bekimin…
Sheshi i San Pjetrit ne Shtetin e Vatikanit ka dite qe ka veshur petkun e meshes, per te pritur miq dhe personalitete nga e gjithe bota.
Shqiptaret sikur e kane pushtuar Sheshin dhe Romen.


Krenaria eshte legjitime, nji entuziazem qe rrallë e kam provuar gjate 22 viteve, qe jetoj ne Romë dhe shume afer Vatikanit.

Kudo Shqiptare te moshave dhe te profesioneve te ndryshme, te krishterë e myslimanë, sot dhe neser kombi Shqiptar eshte nji, i ka bashkuar Nana Shkupiane, i ka bashkuar gjaku, ideali kombetar.

Takoj nji qytetar Amerikan, po i lindur dhei i rritur ne Shkup, i larguar prej 30 vitesh ne SHBA.

Interesohem se si e quajne, quhej Esat Ahmeti, futem ne bisedë dhe ngelemi miq shtepie.
Une jame mysliman me tha Esati, po ç’ne ju ne shejterimin e Nana Terezes?
Ai buzqesh! Po nji buzqeshje disi ironike, ketu nuk hyn besimi o miku im Gjin, ketu flet çeshtja kombetare, ketu na bashkon emri i Nanes, qe na larteson çdo dite ne sy te botes.

Une doja te vija me shoqen (bashkeshorten), por puna nuk na lejoj, per kete dite nuk ka llogari financiare me thotë Esati dhe vazhdonte biseden me Arben Lasken, i ardhur nga Siçilia te kremtojë me Shqiptaret kete ngjarje madhore.

PO VAT SOKOLI I SHALES, QE JETON PREJ VITESH NE BRUKSEL TE BELGJIKES?
Kisha mbi 27 vite, qe nuk e kisha parë inxhinjerin e pyjores se Shkodres!
Nji telefonatë me profiksin 032 te Belgjikes, sikur me kenaqi ne ate moment, alo kush jeni ju lutem? – i drejtohem!

Jame Vat Sokoli, kaq u desh qe biseda te zgjaste pak minuta tej limitive telefonike.
Pasi u pershendetem me thotë, jeni ne Romë aktualisht? Po – i pergjigjem. Do takohemi me ndihmën e Zotit nga dita e premte! Keshtu u vendos dhe keshtu u ba.

Por une u habita! Por edhe u emocionova kur pashe Vat Sokolin me bashkeshorten, dy djemtë dhe gocën se bashku me nusen e djalit. 6 veta nga nji familje ne meshen e shenjterimit te Nana Terezes.

Takohemi, perqafohemi ashtu siç perqafohet vllai i mire, me vllain e mire. Prezanton familjen dhe biseda natyrshem fillon me aktivitetet qe do zhvillohen ne Vatikan. Une i them si ka mundesi qe nji familje e gjitha keni ardhur ne Vatikan, kuptohet gjithmonë Roma.

Gjin nuk erdha si besimtar fanatik, po me thirri kombi, me thirri nana trup vogel, qe kombin e vete e rriti, i dha emer dhe dinjitet, i kemi borxh gjithçkahin, kjo erdhi pas Gjergj Kastriotit, si dhurata ma e çmuar per kombin shqiptar.

E neser qe eshte dita e meshes, sheshi San Pietro flete vetem shqip, ajo po flet edhe sot, edhe sonte kanga dhe muzika shqiptare larteson dinjitetin e kombit tone.

Shenjtenimi i Nanë Terezes ka sjellë edhe politiken Shqiptare, me sa duket i pari ka ardhur z. Sali Berisha, i shoqeruar nga bashkesjortja, le te urojmë qe shejterimi i Nanë Terezes ta bekojë politiken shqiptare, qe ta dali nga amullia dhe shpirti i dashakeqesisë.

Sonte buçet kanga dhe muzika Shqiptare, neser flamujtë dhe kostumet kombetare do pushtojnë sheshin San Pietro.

Nana Tereze neser shenjtenohet, e gjithe bota e pret me pa durim shenjterimin e Nanes qe lumturoi, dha shpresë, i dha jete atyre qe kishin humbur çdo shpresë.

Kombit Shqiptar i rriti vlerat si komb, prandaj sot ndihemi te lumturuar te gjithe. Nana Tereze eshte pranë çdo bashkombasi, eshte prane ne zemer te Kalkutes, ne zemer dhe ne memorien e mbare botes.

Gjatë nji interviste me z. Vat Sokoli.

Me Shqiptaro-Amerikanin Esat Ahmeti,
perpara se te hynim ne Sheshin e San Pietrit ne Vatikan

Në sheshin San Pietro Vatican.

Përgaditi për gazetën “Fjala e lirë
Gjin Musa, Vatican.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here