“Vajzat po na rriten me sytë nga brekët, ndërsa djemtë me hundën e çarë për një trefletshe”

1
491

Nga Edmond Arizaj, TemA

Arsim, arsim, vetëm arsim.
O gdhenj! O pyka! Investoni urgjent për arsimin dhe në arsim. Investoni njerëz, para, kohë, mund e djersë.
Nuk e shihni ç’po rritet vit pas viti?

Nuk e shihni se per 25 vjet, te paarsimuarit jane bere shumice, madje edhe drejtues.
Nuk e shihni qe ata te ditur e te lexuar nuk jane me ketu.
Nuk e shihni se injoranca po pushton edhe vendet, ku dikur perçmohej dhe tallej e ku s’kish guxim te afrohej.
Nuk e shihni se vajzat po rriten me syte nga breket e jo nga librat, ndersa djemte me hunden te çare per nje trefletshe.

Celulari eshte bere si nje zgjatim i dores, si nje dore e trete.
Dikur dora e trete ishin romanet, tregimet, novelat e poezite. Librat “jashteshkollore”, qe mbushnin “boshlleqet”. Por truri nuk mbetej bosh.

Investoni ne arsim, sepse po e çoni kete popull drejt injorances kolektive, po e ktheni 300 vjet prapa, ku me i lexuari i fshatit ishte prifti, apo hoxha.

Investoni per mesues, pedagoge e edukatore me dinjitet, integritet e dashuri.
Investoni per shkolla ne gjithe Shqiperine, se jane hauret e bagetive me te fisme.
Investoni per studime profesionale e kerkime shkencore. Investoni per rritjen e konkurrences mes femijeve. Investoni per mbrojtjen e tyre…

Mos harroni: Dikur ka pasur ca njerez ky vend, qe kane dhene jeten qe femijet e te rinjte shqiptare te arsimoheshin.
Nga ju s’po kerkohet kaq shume, thjesht pak deshire.
Arsimi duhet te jete reforma mbi reformat, e vetmja, e thelle e perditshme e pandalshme.

1 KOMENT

  1. Autori i ketij shkrimi po thotë se per 25 vite po ka probleme me leximin???!!!
    Pra, qe nga liria prej kthetrave komuniste! Ne komunizem çdo shqiptar ka lexuar romane per te vetmen aresye si vijon: Leximi ka qene ikje prej realitetit katastrofal dhe te hidhur… ne momentin kur e ke nderpre leximin …je ballafaquar me tmerrin komunist… ndersa ne liri lexojnë nganjehere, por nuk ka nevoje te lexohet sikur ne kohen e ikjes prej realitetit tmerrues.

    LIRIA ESHTE MUNDESIA E VENDOSJES ÇKA ME VEPRUE, ÇKA ME FOLË PA FRIKE NGA KONSEKUENCAT ….

    Shënim: Po, por ka edhe arratisje nga liria, kur njeriu nuk është në gjendje të shfrytëzojë lirinëe tij! /AÇ

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here