U KRENOVA ME BAJRONIN

0
649

Shqipe HASANI

U KRENOVA ME BAJRONIN

Nëse do t’a rriti një zog
Do t’a pagëzoj me emrin Bajron
Udhëtoi në shumë vende të botës
Në Shqipërinë e madhe gjeti ngushëllim
Udhëtimi më i mire
Nëpër qytetet e kalave
Kështjellave të burrërisë
Hyre parajsës së dashurisë
Nuk harroi pritjet bujare
Nga djem e vasha shqipëtare
Bajroni i famshëm poet artistik
Ngriti vargun shqip në lartësinë e perëndisë
Pse poet nuk jetove gjatë
T’I rrëfesh ato histori
Nëpër qiellin e bukur
Të nënës Shqipëri.

ÇAMËRI E DI PSE HESHT

Një natë hëna dukej e përlotur
Sikur kujtonte largësitë e botës
Vështronte rrugët e robërisë
Vallë po dëgjohet balada e Çamërisë
Po frynë erë e mesdheut
Trojet e lashta heshtin në errësirë
Ndahet një cope atdhe
Populli Çamë me mall është ngrirë
Ajo tokë e bekuar
Plas me lot në sy
Zgjohet hëna e vezulluar
Me vajin e nënës me fëmijën
Ku është aroma e luleve të mia
Fushave të Shqipërisë asgjë nuk ermohet
Veç liria e cunguar nga populli I mërguar
Me këngën e lotit hapërohet.

QYTETI I SHTATOREVE

Zbresin këngët e muzgut
Ngujohen nëpër strehë
Cepeve hapin duart
Dallëndyshes i ndërtojnë folenë
Dielli ka rënë mbi qytet
Me rrezet e tij kurorë
Buzëqesh me dashuri
Gëzim i madh shtrihet mbi krahëror
Fëmijët lagjes luajnë me nxitim
Thërrasin dallëndyshen nga larg
Ditën i rrëfejnë lojëra
Në valle lozin si nëpër përrallë
Në bukuritë e qytetit
Mëngjes i kulluar
Stinëve të ëndërrave
Fëmijët kanë për të kënduar.

PLISI I FISIT TIM

Mos harro atë arkë të mbyllur
Nënë lokja më tha para se të ikë nga kjo botë
Njëqind vjet para shekujve të thinjur
Gjeta plisin e bardhë
Një flamur qendisur nga gishtërinjtë e gruas
Një qifteli prej druri kujtimesh
Një dry ngjitur për zemre
Në fund një cope-diell atdheu
Arnuar me rreze të moçme.
Midis të hënës dhe të premtes
Më fillonte dasma lIire
Krushqit me plis të bardhë
Më kënduan përtej agut dhe muzgut
Përtej kullave të veshura me emblemë gjaku
Legjendave të lashta
më morën nuse me plis mbi kokë.
Udhëtova mbi varkën e jetës
Buzëqesha për të gjallët e mi
Me dorën e majtë preka Kanunin e zemrës
Nga nëntoka nxorra plisin e bardhë
Zgjuar me këmbanat e vjeshtës
Më ndrydhën nostalogjitë deri në eshkë
Plisin dhe gjakun e dhembjes
Ruaj me emrin SHQIPTARË.
Pergamenë deri në eshkë
Në të sjelltë ndonjëherë udha për tek unë
kasolla ime duket në një labirinth të mjegulltë
nën melodinë e fyellit prej kallami
derdhe shpirtin akordeve të hershme.
Kjo natë e pakohë le t’më zë
nga dashuria me miten e saj
ata që më vështrojnë nga dritaret
ndoshta s’më gjykojnë
pse vura medaljet e njohura
qafës së mahnitur
pse ëndrrën arratisa nën qepallë
pse dogja pergamenën
në eshkë deri në plagosje.
Atëherë le të nisim një udhëtim
në maje të gishtave
se di askush se nga mbaron loja
se di askush si vlon gjaku i dashurisë
në kafkën e madhe të qiellit
këndoma edhe njëherë emrin
derisa lartohet luletogëza e kuqe
veshja ime e këmbantë shpaloset
kurorës së fshehtë
rigjenë veten nën shtratin diellit të thinjur.

Dërgoi për publikim Ismet Tahiraj

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here