Treva Rugovë – Çakor ndër krahinat më të pasura me KARBON

3
454

Ja pse bëhen kërcënimet kriminale të Thaçit dhe Mustafës

Shkruan: Dr. Hakif Bajrami, 22 gusht 2016Shqiptari.eu

Më 18 gusht 2016 Hashim Thaçi iu drejtua popullit në cilësinë e Kryetarit të shtetit. Asnjë fjalë nuk e foli për nepotizmin dhe korrupsionin që e ka përfshirë shtetin dhe politikën sunduese, që e ka drejtuar deri dje. Flet Hashim Thaçi thua se ka zbritur nga Marsi, thua se ne punuekemi për “interesa partiake ditore”. Deri kur do të shesin trojet tona për hir të drejtuesve dhe froneve të “personalizuara”. Përpiqet Hashim Thaçi të na frigësojë, por profesionistët që e mbrojnë kufirin e vjetër Kosovë-Mali i Zi, nuk kanë asnjë interes politik.

Hashim Thaçi, injorancën tande dhe të Isa Mustafës mos provo me na e shitë për politikë “antiamerikane”, madje “pragmatike”. Edhe ne i kemi do kontakte me miqët e SHBA-ve dhe BE-së. Nuk je ti as “alfa” as “omega”. Ti je një arsimtar që kurrë nuk e zë në gojë universitetin që të ka shkolluar, por fshifesh tinzisht në dofar kursesh që i nise në Cyrih. Por, nuk je i vetmi. Të gjithë ata që fryhen se kemi “kryer” shkolla në Wjenë, Paris, Berlin e deri në ShBA, nëse krekosen se e “njohin” një gjuhë të huej, gabojnë shumë sepse edhe para tyre ka pasë dhe ka njohës dhe shkollarë të denjë të UNIVESITETIT PRISHTINES.

Mos e nënçmoni kombin prej kah vini e të na mbani laraksa leksionesh për NATO dhe BE. Ore, kur debatohej RRESHTIMI POLITIK KOMBETAR më 1990-1992, në ndërtesën e Institutit Alabanologjik, është vëndosë se: “Ne ejmi të rreshtuar kah SHBA dhe demokracia PERENDIMORE”. Ku ishte Ti Hashim Thaçi atëherë? Ne nuk jemi rreshtuar kah DEMOKRACIA PERENDIMORE për hatër tënd, por për interesa të KOMBIT.

Mos fyej se ne nuk i përfillim “obligimet nderkombëtare”. Jo, ne i mborojmë parimet e fqinjësisë së mirë dhe çdo obligim ndërkombëtar e pranojmë dhe e kryejmë me faqe të bardhë, jo prapa shpinës popullit si ke vepruar TI-Qeveria Jote që e ka trasheguar Qeveria i Isa Mustafës.

Komisioni jokompetent dhe joprofesional është i kontrabanduar nga ti dhe askush tjetër. Mjaft mç me moralizimet tua, përmes së cilave i ke humbur të gjithë shokët e luftës. Ti vetëm karrikën e synon. Por ajo për çdo ditë po të lëkunet me fajin tënd, me poltikën tënde ditore, një ditë do të shkojë në muze, sukurse paraardhsit tuaj.

KU janë ata që më 1989 thonin “ Nuk humbim asgjë me ndryshimet kushtetuese, pastaj nacionalizmi, irridentizmi” e plotë sharje dhe fyerje drejtuar popullit të vet për hatër të Milloshit. Shiko në Kosovë varfërinë, drogën, prostituconin, nepotizmin, korrupsionin, invalidët e shkretë të luftës, të pagjeturit, të dhunuarat, viktimat e luftës fashiste? Jo, ti ke “synim “ integrimet.

Dhe si do t’ i formosh Forcat e Armatosura kur ia ke lidhë veti të dy duart me 4% të votave serbe në Rambuje. Tash të paska faj Adem Demaçi dhe ekipi i tij a? Ore, janë dokuementet te advokati dhe te Gjyltekin Shehu. Te unë jo, një ditë do të botohen. Deri kur këso politike të territ dhe natës ,me plotë padrejtësi histiorike ndaj një kombi të urtë dhe paqësor! Hshim Thaçi dhe Isa Mustafa është dashur t’ i thonë mikut të respektuar amerikan se: Nuk nxirret Mali i Zi nga “goja” e Rusisë, duke i falë toka shqiptare qe 200 vjet. Ndërsa Isa Mustafa nuk e zë në gojë asociacionin sepse ka bërë 23 shkelje kushtetuese.

Hashim Thaçi na e përkujton Rambujenë, por nuk është bombardimi i Serbisë si pasojë e nënshkrimit tënd në Rambuje. Hashim, bombardimi i Serbisë vjen si pasojë e tragjdisë së JASHARAJVE NE PREKAZ, gjenocidit serb në vijim, pikërisht në bazë të Rezolutës së KS OKB nr. 1160 më 31 mars 1998, e pranuar unanimisht dhe e mbështetur në Kapitullin VI të Kartës së OKB-së. Mos na shit mend, ndali për veti …), Kumanovën, Ahtisarin. Po mirë, që nuk i harron, por po ta përkujtoj me çfarë “pragmatizmi” jeni siellë ndaj Adem Demaçit më 1999-2015?. Mendo, një ditë do të botohen argumentet. Nëse do të shkonte Baca në Rambuje, ekipi yt vetëm do të sorollatej , por sot do ta kishim ndryshe gjendjen në shtetin e Kosovës. Ke dëshiruar të shkelësh nepër kokat e shokëve dhe bashkëluftarëve tu. Kaq kësaj radhe President Hashim, që na e lavdon edhe ekipin ad hoc të Atifete Jahjagës për demaracionin, i cili erdhi, e pa gjendjen dhe i mori meditjet. Kaq kësa radhe. Hiqu Isa Mustafës se e ka ba partinë pikë e pesë.

Nuk jemi unë, Shpejtim Bulliqi e të tjerët fajtorë që dëgjojmë 17 vjet përralla prej teje dhe Isa Mustafës, për demokraci. Ti dhe Isa Mustafa e keni shndërruar shtetin e Kosovës në vendin më të izoluar, më të mjerë, më të korruptuar dhe më të prapambetur në Evropë, për shkak se keni drejtuar politika klanore-mafioze. Ti dhe Isa Mustafa jeni në pushtet qe 17, vite dhe mos na jepni ders për : demokraci ,librealizim të vizave, për NATO dhe BE e deri në OKB.

Kush të ka penguar në takimet me kriminelët serbë në OKB që t` ua përplasish faktet në fytyrë, për krimet monstruoze, që klyshët e Milloshit i kanë bërë. Jo, keni zgjedhur tolerancën, pragamatizmin dhe rrugën “demokratike”! Eshtë demokraci kjo që për çdo ditë ndiheni kah palnifikoni nepotizëm dhe hajni marramendëse nepër gazeta. Por, jo, ti dhe Isa punoni me tolerancë. Tani provoni të fshifeni pas famës dhe vizitës që i beri BAJDENI Kosovës. Mos e keqpërdorni vizitën, sepse dihet çfarë porosish u ka drejtuar mik Kombit shqiptar dhe i vendit të vet. Ato porosi ju të jeni jotrasparente sikurse keni punuar për demkrakacionin prapa shpinës popullit? Demakracioni nuk duhet të kalojë pa korrigjime substanciale, dhe kjo do të ndodhë. Mos porvoni ta futni Dukagjinin në gverre me fqinjët e të hiqeni pastaj e të thoni “ne nuk kemi faj”.

Mostransparenca e Qeverisë dhe Komisionit shtetëror për demarkacionin e ka sjellë situatën deri këtu ku jemi. Lidhur me këtë, nëse deputetët e votojnë demarkacionin, këta do t` i mallkojnë gjeneratat, të cilat do ta mësojnë në thellësi dhe gjerësi objektive të vërtetën për tradhtinë. Por, atëherë për persoanlitetin e deputetëve do të jetë kohë e humbur dhe pa riporovim. Deputetë të Parlamentit Republikës Kosovës MOS E VOTONI DEMARKACINON , ju thrret zëri i Atdheut Arbëror!

Kufiri në mes Kosovës dhe Malit Zi është politizuar skajshmërisht nga padituria e Komisionit shtetror të Kosovës. Ka ndodhur kjo edhe nga fakti se Qeveria e Hashim Thaçit me çdo çmim ka bërë përpjekje ta kontrabanadojë “zgjidhjen” e kufirit, edhe nëse është në dëm të Kosovës. Ka ndodhur kjo edhe për shkakun se Hashim Thaçi e pastaj asaj “çerreje” i është bashkangjitur Isa Mustafa, se këta politikanë destruktivë duan se duan të “tregohen” para nderkombëtarëve se janë “evropianë të vërtetë”. Ka ndodhë kjo dhe ndodhë kjo sepse duke treguar zemërgjërësi ndaj malazezëve, i “ndihmojnë” BE-së për ta nxjerrë të gjallë Malin e Zi nga goja e agjenturave ruse –serbe, duke falë toka të Kosovës. Po, Komisoni në anën tjetër ka bërë edhe FALSIFIKIME të dokumenteve , fakt ky që u tha publikisht nga Prof Dr Shejtim Bulliqi më 3 gusht 2016 në tubimin që e organizoi Kuvendi i Kosovës.

Politikanët e apostrofuar thonë se po kërcnohen, po moralizojnë dhe po blefojnë sikur ajo pjesë e tokës Kosovës të ishte pronë e tyre. Por, po të ishte pronë e tyre private, ndryshe do të silleshin. Këtu shihet se sa janë këta politikanë seriozë në marrëzira. Dhe, e them me përgjegjësi se kurrë-kurrë Mali i Zi nga viti 1945 e tutje nuk e ka pasë në administrim asnjë pllambë tokë këndej Çakorit dhe Kullës. Mali i Zi ka qenë republikë stabile dhe e privilegjuar e federatës jugosllave. Çka është majftë, mjaftë është nga Mali i Zi kur dihet historia e këtyre tokave dhe jo vetëm e këtyre.

Ani, këta pushtetarët tanë mund të bisedojnë me këdo qoftë në konfidencë dhe ata të dalin pastaj publikisht e të thonë “ votojeni demarkacioni dhe asociacionin”. E ne ju themi, pa frigë dhe pa ekivoke, si do të silleshi Ju të nderuar me pronat e juaja në shtetet e juaja. PO e vërteta, mund të falsfikohet, sepse këtë mundet ta bëjë forca. Falsifikohen bile edhe dokumntet Pse? Prandaj u drejtohem DEPUTETEVE që kanë integritet moral dhe kombëtar, me zërin e shkencës dhe faktografisë verifikuar mbi normat e Filozofisë së hiostorisë: MOS E RATIFIKONI KETE VERSION TE DEMARKCIONIT!

Provat shtesë studimeve të mëparëme

Jemi dëshmitarë të vendosjes së një kufiri që me mija vejt as nuk ka ekzistuar. Por, pas Kongresit Berlinit (1878), pas Luftërave ballkanike (1912/13), pas Luftës Parë botërore (1914-1018), pas Luftës Dytë botërere (1939-1945) çështja e kufijëve do të riaktualizohet por jo që të largohen shtetet e reja nga kornizat e Kartës Atlantikut (1941), nga marrëveshjet e Kaioros, Teheranit dhe Krimesë (1943-1945).

Jugosllavia do të ndertohet nga republikat dhe krahniat dhe si e tillë do të pranohet në OKB. Kufijtë republikano-krahinor ishin administrativë dhe nuk lejohej me kushtetutë që të avansohen në kufijë shtetëror. Lidhur me këtë, sa i takon Kosovës më 1945, kjo trevë historike me shumicë apasolute shqiptare, do të provohet në koluare të POLIT BYROS së PKJ që të ndahet në tri pjesë. Protogonistë kryesor të kësaj ndaje ishin Millovan Gjilas. Aleksander Rankovoiq dhe Lazar Kolishevsi. Pikënisje e kësaj ndarëje ishte sipas ish banovinave (1929-1941).

Por, më i paknaquri për këtë ndarje ishte A. Rankoviqi, sepse Serbisë së tij do t`i takonte vetëm “pjesa e Banovinës Moravës”. Ndërsa Banovina e Vardarit e përfshinte pjesën më të madhe të Kosovës. Banovina e Zetës i mjaftonte knaqëshëm Millovan Gjilalsit. Dhe kështu pazari vazhdoi deri në fund të korrikut 1946, kur Tito dhe Kardel do të arbitrojnë se Kosova nuk mund të ndahet, por do të jetë njësi autonome nën pushtetin e Serbisë. Ky qëndrin erdhi pikërisht nga shkaku se me mija çetnikë që ishin amnestuar nga Kryesia e AVNOJ-it Më 21.11.1944, tani ishin stabilizuar si patrizanë dhe fuqi ushtrake dhe politike në vend.

Kosova më 3 shtator 1945 do ta fitojë Statutin e parë, si Njësi administraive politike dhe teritoriale që drejtohet nga pushteti qendror i R. P. Serbisë. Në këtë nivel pushtetesh në Kosovë së pAri do të NDALOHET Flamuri Kombëtar shqiptar.Do të detyrohet çdo shqiptar që punonte në administratë të përdorë vetëm gjuhën “shtetrore”-serbishtën.

Kufijtë e Kosovës do të vizatohen nepër kabinete të ushtrisë, së pari e pastaj me rastin e aporovimit të statuteve të Kosovës 1945-1963, përkatësisht me aporvimin LIgjit Kushtetues (1969) e deri me aprovimin eKushtetutës Kosovës më 1974, kufiri i Kosovës nuk do të ndryshojë, as që është paraqitur ndonjëherë për shqyrtim. E vërteta, i vetmi ndryshim, kur do të intrevenojë J. B. Tito ka të bëjë me kufirin në Elez Han. Ndërsa kufiri kur ia ndajmath Leposaviqi, për ta zvogluar përqindjen e shqiptarëve në Kosovë më 1958/9, pushteti qendror i Jugosllavisë nuk është përzier fare. Kjo çështje është konsioderuaar si problem i brendshëm i R.P.Serbisë, natyrisht me inicimin e A. Rankoviqit, P. Stambolliqit dhe me një konsultim poltik me E. Kardelin.

Më 1963-1973, fillojnë hulumtimet politike dhe shkencore ekonomikE se si të “barazohet Kosova me Slloveninë në aspketin ekonomik, për shkakun se është vendi më i pasur në Jugosllavi (nëntoka dhe mbi toka!), por është më i pazhvilluarai qëllimisht ose rastësisht, realiteti ishte evident. Këtë konkluzë e shprehë Banka Botërore për zhvillim, e cila në dokuemnte sekretet Kosovën e trajton si Republikë (shih Raportin e bankës Botërore deri më 1978: Dokument Madjunarodne banke, iskljuçivo za sluzbenu upotrebu, poverlivo,“ ku thuhet: ’Status Kosova je de facto jednak statusu socialistiçke republike”. Në dokument prezentohen edhe dy harta që pasqyrojnë zvllimin ekonimik, ku Kosova cilsohet se ka zhvillim sa 31% sa mesatarja e Jugosllavisë. Dokumneti i ka 151 faqe analiza edhe lidhur me kufijtë e Kosovës).

Njeriu kyq që do ta refuzojë çdo përpiekje për ndarje të Kosovës 1945-1953 ishte Fadil Hoxha. Ky persoanlitet shumë enigma i ka marrë me veti. E them këtë sepse arkiavt serbe vështirë se do të hapën për shkenctarët shqiptarë, por edhe për të tjerët. Mosëhapja do të jetë si preteks se frigohen nga krimet e fundshekullit. Por krime monstruoze janë bërë në vijim si që nga viti 1945 e tutje. E vërteta, Fadil Hoxha nga viti 1949-1953 ishte i denuar partiak në heshtje. Rehabilitimi politik do të pasojë vetëm pas burgosjes së Millovan Gjilasit, bugosje kjo që nuk kishte asnjë lidhje me Fadil Hoxhën.

Të ndalemi te kufiri Kosovë – Mali i Zi si kufi administrativ që tani duhet të avansohet në kufi ndpërshtetror, i cili do të ishte kufi i fqinjësisë mirë. Më duhet të them se Mali i Zi majftë ka grabitë toka shqiptare ( Tivarin, Ulqini, Hotin, Grudën, Plavën, Gusinë, një pjesë jo të vogël të Sanxhakut ) dhe tani don që të vëjë kufi, i cili kurrë në ato vija të “reja”, nuk ka qenë. Faktet dihen. Por kësaj radhe do t`u referohem disa çështjeve gjeostrategjike, të cilat deri më 4 korrik 1992 ishin super sekret shtetror jugosllav. Të shkojmë me radhë.

Enti i Gjeodezisë me seli në Beograd për një dekadë kishte bërë hulumtime gjeologjike në tërë hapësirën e Kosovës. Sa i atkon hapësirës Rugovës dhe Zhlebit ky Ent do të i studiojë rrënjësisht problemet hidrologjike për 100 vjetët e ardhëshme. Do t`i studiojë me metodën gjeoelektrike SEO, do të studiojë me metodën refrakcionale seizmike dhe termodinamike, do të i studiojë me metodën e karotashit për lumenjët aluvial ku bën pjesë Lumbardhi i Deçanit dhe Lumabardhi i Pejës. Në studimin e tyre do të dëshmojnë se çështja e ujit si pasuri nacionale duhet të kultivohet si prioritet dhe në asnjë rethnaë rriedha e ujit nuk guxon të dnryshojë

Me hulumtimet e regjistruara është vërtetuar se TREVA RUGOVE-ÇAKOR është një ndër krahinat më të pasura me KARBON, element ky që në 200 vjetët e ardhëshme do të jetë lënda më e kërkuar për industrinë e aviacionit dhe të automobilave. Ndërsa në Moknë, Enti Gjeologjik, do të zbulojë sasi të mëdha të gurëve të çmueshëm deri te shtresa\minerale me vlerë miliardëshe. Vetëm nevojitet dituri, përparimi ekoniomik i Kosovës është i sigurtë. Pasuria NENTOKESORE pra është edhe para, por edhe pronë e patjetersuar kombëtare (shtetrore).

Enti i Gjeodezisë do ta studiojë silurin-devonin dhe devon –karbonin si vlerë për 200 … vjetët që vijnë. Nga ky studim ata do të nxierrin mësime edhe nga hartat gjeologjike të RSFJ-ës 1:100 000; harta gjeologjike e RSS 1:200 000 nga vitet 1966, 1968, si dhe pastaj harta e RSFJ-ës 1: 500 000 në bazë të së cilës do të konkludojnë se hapësira Rugovë-Çakor është e një pasurie të veçantë për Kosovën. Shiqo edhe Hartën kadastrale të Banovinës Zetës në AJ. S. 96-detalishtë.

Ekspertët e gjeologjisë janë kompetent të japin sqarime të hollësishme, por në hulumtimet paleoarkelogjike dihet se aty ku ka KARBON në fqinjësi të tij mbretëron edhe DIAMANTI. (Hulumto për këtë lidhjet paleotektonike të Bazenit të Trepçës dhe Novobërdës me pikën kulmore në DRAZHNJE të Llapit; studio pasurinë nëntokësore Rugovë-Rozhajë me pikën kulmore të rrjedhës (burimit) së Ibrit.

Kufiri Kosovë-Mali i Zi nuk është kompetencë e një komisioni apo qeverie pa fije trasparence, prandaj shtetet serioze për këto çështje kërkojnë edhe referendum. Prandaj, nxitimi i qeversië dhe presidencës për ta mbyllë këtë problem nuk guxon të kalojë, sepse janë bërë lëshime kriminale profesionale në dëm të popullit të Rugovës dhe Kosovës.

3 KOMENTE

  1. Profesor Hakif Al Bajramaogllu,

    A je ti qaj idioti qe para 28 viteve dole publikisht me fol kumder Kurt Waldheimi-t …pa pase kurrfar nevoje? Po ti je qaj qenefoid islamik.

    Meqenese te njoh se çfarë lope je… edhe meqenese e di qe je perfaqesues tipik i ahmakizmit modern Kosovar, nuk po te pergjigjem per harat as per histori pj lopo.

    Ne hartat botrore Grenlanda e merdhime eshte gati e barabart me Kontinentin Afrikan, por ne realitet AFRIKA eshte 16 here me e madhe se Grenlanda… pj lopo.

    Edhe ti si historian i shkulavt me emer qenefoarabikotyrqelik… pse nuk po e ben Demarkacionin e Shqiperise qe e la Kosoven, Maqedonine, Mail e zi, Çamerine jasht Shqiperise?.?.!!.!.! Pra si historian ahamkoid nisja prej 1912-tes…

    E more kastravec hera e pare Kombi Shqiptar ka mundesi te pyetet per toke …sepse gjithmone tjerët kane vendose per neve. Ty Woodrow Wilsoni, Bill Clintoni dhe George Bushi te mundesoi, e me hanger muuuut lirisht… edhe Obama sot po te thotë …shkruje qaty e mos ha bagla oj gjooooohistorike.

    Shënim: Nuk po i thotë Obama, por po duan vetë Hashimi & co. me ua dhanë malazezëve atë tokë. Nëse Mali i Zi e pranon demarkacionin, ku edhe Plava e Gucia e Rrozhaja i kalojnë Kosovës, SHBA do e pranojë… /AÇ

    • Po pse po folim per demarkacion te Kosoves me Malin e Zi, e jo per demarkacionin e Shqipnise me Krejt perreth? Pse Plava e Gucia mos me i takue Shqipnise? Ato jane toka Shqiptare e jo Kosovare!?

      Nese folim per histori, historikisht Kosova, Mali i zi, Gjysa e Maqedonise, Çameria… jane Shqiptare …pse pra nuk rinegociohen … Shqiperia me te gjitha shtetet, … por jane tekë te Mali i Zi me Kosoven? Shqiperia duhet te beje demarkacionin me Serbine… pasi qe po hyni ne Histori.

      Amerika pajtohet me çkado qe arrihet marreveshja… ndersa kufijtë deri sot i ka percaktue forca. Edhe askush tjeter.

  2. Dmth, Hakif Bajramogllu, ne Rugove paska KARBON… ok… po te besoj, sepse ti nuk mundesh me jetue pa KARBON, sepse ty KARBONI te ndihmon shumë per shendet, edhe i vetmi ushqim pa te cilin ti o hakif turqelia nuk munedsh eshte KARBONI… pra qaty qenka demarkarcioni te KARBONI… Dmth. jo demarkacion por DEKARBONICION, veç me na tregue, a ma shum KAR apo BON?!?,

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here