TOLERANCA FETARE – VLERË AUTENTIKE E SHQIPTARËVE

1
1108

Dr. Nail Draga

Kahreman Ulqini, TOLERANCA FETARE E SHQIPTARËVE NË ZIGZAGËT E HISTORISË, Botoi: FIORENTIA, Shkodër, 2016

Studiues profileve të ndryshme shkencore të cilët janë marrë me raportët e ndryshme shoqërore të shqiptarëve, kanë spikatur një dukuri e cila është e veçantë tek kombi ynë. Fjala është për tolerancën fetare, qe lidhet me besimin. Pra, kemi të bëjmë me një bashkëjetesë pa armiqësi e konflikte të besimtarëve me fe të ndryshme. Dihet historikisht se besimi tek shqiptarët fillon me Ilirët, ku nga paganizmi përmes romakëve pranuan krishtërimin në shek.IV, ndërsa më pas me ndarjën e Krishtërimit në vitin 1054, shqiptarët i përkasin Bizantit, përkatësisht ortodoksizmit, ndërsa nga shek.XV, e më pas me paraqitjen e Perandorisë Osmane në Siujdhesën Ilirike, pjesa më e madhe e shqiptarëve kaluan në islamizëm. Ishin këto periudha të veçanta, me plot intriga, presione dhe kushtëzime të ndryshme, ku për të mbijetuar shqiptarët ishin të detyruar t iu përshtatën rrethanave të kohës.

Andaj, edhe dukurinë e konvertimit në fe të kohës duhet kuptuar në kontekstin kohor, për arsy politike e etnike. Pikërisht në lidhje me këtë çështje kemi raste të shumta nga klasa politike e kohës. Tashmë dihet se Balshajt në vitin 1369 nga ortodoks kaluan në katolik, pastaj ngjajshëm vepruan edhe Skurajt, Muzakët e Zahariajt. Ndërsa sipas rrethanave politike Gjon Kastrioti, i ati i Skënderbeut, ishte katolik si aleat i Venedikut më 1407, ortodoks si aleat i Stefan Llazareviqit më 1419-1426, mysliman si aleat i Muratit II më 1430-1438 dhe vdiq si katolik më 1443. Rastet e tilla te asaj kohe por edhe më pas janë të mjaftueshme për të kuptuar tolerancën fetare e cila vazhdimisht ka qenë dhe mbetet preokupim i studiuesve të profileve të ndryshme shkencore.

Pikërisht në lidhje me këtë çështje, studiuesi i njohur i etnologjisë Kahreman Ulqini kohë më parë opinionit i paraqitet me librin Toleranca fetare e shqiptarëve në zigzaget e historisë, botuar nga Fiorentia, Shkodër, 2016.
Autori çështjen e tolerancës e trajton në kompleksin e organizimit të vjetër shoqëror të shqiptarët, duke filluar me familjen fshatare, dokeve, duke e mbyllur me popullsinë qytetare dhe trajtimit të veçantë në shqiptarizëm. Në pjesën e dytë vend të rëndësishëm zën shtojca, e cila sjell argumente nga çështjet e trajtuara nga vise të ndryshme shqiptare, që janë dëshmi të pakontestuara, për tolerancën fetare në kohën përkatëse.

Duke parë se kemi të bëjmë me një temë komplekse me një periudhë të gjatë kohore autori me të drejt konstaton se hulumtimet rreth tolerancës fetare të shqiptarët patjetër duhet që argumentet dhe analizat e të dhënave dhe metodat e punës të jenë të afërta me ato të disa disciplinave shkencore si historia, etnologjia e sociologjia. Vetëm në këtë mënyrë mund të arrihet në përfundime te qendrueshme shkencore, ndaj një teme e cila është intriguese për studiuesit e profileve te ndryshme shkencore.Po ashtu një qasje e tillë është me e pranushme edhe për studiuesit e huaj, të cilët këtë çështje e kanë pothuaj të panjohur sa e si duhet, sepse shqiptarët janë model për botën bashkëkohore sa i përket tolerancës fetare, si pjesë e vetëdijës kombëtare gjatë shekujve.

Autori në këto botim na sjell episode të ndryshme që tregojnë tolerancën fetare të besimeve të ndryshme, kryesisht katolikë e musliman, nga krahina të ndryshme etnografike shqiptare por edhe qytete më të kaluar të bujshme historike sikur ishte Shkodra. Ishte kjo ndjenja e solidaritetit të gjakut dhe etnisë për të përballuar rrethanat e kohës.Veprimet e tilla ishin sfidë edhe ndaj elementëve të ndryshëm konfliktuoz të cilët kishin paragjykime të ndryshme apo ishin në shërbim të strukturave të huaja në hapësirën shqiptare. Edhe pse në themel të shoqërisë shqiptare me natyrë konservatore, qendronte parimi i ruajtjës së traditës, ku toleranca fetare mbeti si kod i pranimit të te tjerëve fetarisht, mos fyerjen e besimit të tyre, respekt për praktikat e shfaqjet publike, bashkëjetesë normale në familjet me dy besime dhe pa paragjykime fetare në bashkësi të ndryshme shoqërore. Ishin këto tipare të ngulitura me shekuj në vetdijën e shqiptarëve, dukuri kjo e cila na bën të mburremi në krahasim me popuj të tjerë të cilët janë fetar me fanatizën ekstrem sikurse janë ortodokset fqinjët tanë të cilët si në të kaluarën dhe në ditët tona janë intolerant ndaj çdo kishe apo riti tjetër duke qenë përsekutues të vazhdueshëm nacional.

Me këtë botim përveç konsultimit të literaturës profesionale selektive, autori dëshmon se gjatë hulumtimeve të tia gjysëm shekullore ne terren rreth organizimit të vjetër shoqëror e të drejtës popullore të shqiptarët, ka mbledhur një lëndë me vlerë shumëplanëshe nga trashëgëmia e kultura jonë popullore, ku toleranca fetare paraqet një nder vlerat etnike me sublime të popullit shqiptar. Pikërisht kjo dukuri është hetuar edhe nga të huajt të cilët kanë kanë vizituar viset shqiptare nga mesjeta e vonë e më pas. Madje ata kanë qenë të befasuar me ketë qendrim të shqiptarëve të cilët edhe pse popull me tre besime, ishin dhe janë edhe sot model për popujt e tjerë.
Andaj duke marrë parasysh rëndësinë qe ka toleranca fetare për të sotmën dhe të ardhmën, është për tu përshëndetur propozimi i autorit e qe një lëndë e tillë të mblidhet dhe të botohet në një vëllim të veçantë, si vlerë autentike e trashëgimisë sonë kulturore ndër shekuj.

Një botim i tillë do të ishte si testament edhe për brezat që do të vijnë, duke dëshmuar se shqiptarët kanë se me çka të mburrën, me një vlerë unikate e cila iu mungon popujve të tjerë. Rastet e tilla janë të shumta, ku disa autori na i sjell episode apo fragmente që kanë vlera autentike të tolerancës fetare. Andaj iu mbetet institucioneve përkatëse shkencore që një propozim të tillë ta realizojnë në praktikë, sepse është obligim moral dhe profesional për të kaluarën tonë gjatë zigzagëve të historisë, sepse ka ndodhur ajo që është e shkruar.

Një botim i tillë do të ishte i obligueshëm jo vetëm për studiuesit dhe individët e pasionuar pas trashëgimisë kulturore por sidomos për studentët e katedrave te ndryshme, ku trajtohen çështje nga antropologjia e kultura popullore. Vetëm në këtë mënyrë toleranca fetare do të mbetet pjesë e identitetit tonë kombëtar, si vlerë e veçantë e popullit tonë në te kaluarën dhe në ditët tona.Dhe është pikërisht kjo tolerancë fetare e cila na shfaqet kudo në të gjitha veprimtaritë e ndryshme shoqërore, duke dëshmuar në praktikë një dukuri me vlera të mëdha sa shoqërore dhe kombëtare, duke na bërë unikat për popujt e tjerë në botën bashkëkohore.

Madje ky është edhe mesazhi i këtij libri i cili do të jetë i domosdoshëm për historianët, etnologët e sociologët si dhe për të gjithë ata që dëshirojnë të kenë njohuri për këtë dukuri shoqërore dhe kombëtare të shqiptarëve, në të kaluarën dhe në ditët tona.

Janar, 2017

1 KOMENT

  1. Per histroi nuk kam informata, por per ditet e sotme mund te ju informoj juve Kahriman Al Ulqini se:

    Ne trojet Shqiptare nuk ka tolerance fetare ndermjet Muslimaneve, qe jane shumë te eger, sepse me tere egersine e tyre jane duke e sulmuar kombin Shqiptar…

    Tolerantë jemi ne SHQIPTARET e pafe, e qe jemi 95% te popullates qe jeton ne troje Shqiptare. Ne i tolerojme muslimanet, te cilet me pare kane qene Shqiptarë, por me ‘deshiren’ e tyre u konvertuan ne Muslimanë… dhe nuk e ndiejne vehten Shqiptarë. Pra, vlerën dhe kreditin per tolerance e kane SHQIPTARET E PAFE, e jo religjiozet, e sidomos jo Muslimanet, qe jane totalisht intolerantë ndaj Shqiptareve dhe Shqiptarëve te religjioneve Ortodokse dhe Katolike… ose protestantë. Muslimanet jane jotolernatë edhe ndaj muslimaneve të tjere…

    Teoria apo teza se ne trojet Shqiptare ka tolerenca fetare eshte ANTI-SHQIPTARE, SEPSE MERITAT DHE TOLERANCEN NDAJ RELIGJIOZEVE E KA KOMBI SHQIPTAR, e jo Muslimani.

    Prandaj te perfundojme: SHQIPTARET JANE TOLERANTË, ndersa Muslimanete jane joTolerantë.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here