Ti je shenjtore! – poezi kushtuar nënë Terezës nga Jahe Fida

5
6676

Poeti Jahe Fida na dergon per gazeten “Fjala e Lire” kete krijim, kushtuar shejterimit te Nanë Terezes.

Ti je shenjtore!

Ah, ishe misionare, symbol i mirësisë
Sot je shenjtore, n’shërbim të njerzisë
Gonxhe Bojaxhiu, bija shqipëtare
me veprat e tua, na bëre krenare!
Shenjtërimi, ytë akti më formal
Nënë Terezë t’thërrasin, o njeri i rallë
Nënë për të varfërit në botë u shëndrove
nga dhimbja, sëmundja sa njerëz shërove!
Je njeri i zotit, pranë zotit shkove
engjëll për njerzimin, sa njerëz i mbrove
Ti u fale zemrën, jetën u kushtove
me shenjtërimin tënd, sa na lumturove!
Ishe dhe do mbetesh misionare e madhe
me njerëzit, pranë njerëzve ashtu si përherë
bashkë me ta, qanë të mëdhat halle
Nënë Terezë, shenj’tore nga zoti, krenari dhe nder!

Jahe FIDA Tr. 03.09.2016.

5 KOMENTE

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here