Themelimi i degës së Lobit Euro-Atlantik Shqiptar në Shtutgart, porosi e vëllezërve Gërvalla, Kadri Zekës dhe Sali Çekut

0
525

Shkruan Asllan Dibrani

Po ikën vitet nga vrasja e dorës tinëzare jugosllave e likuidimit të intelektualëve shqiptar. Kujtimet po rriten, dhimbja për ta po shtohet. Populli shqiptar bëri shumë përpjekje që ta marr veten në duart e veta me shekuj. Themeluan shoqata, themeluan grupe vetanake dhe klube të ndryshme. Themelimi i partive politike ne diasporë nga Kosova ishin dhe janë hileqare dhe të pa vlera për kombin tonë deri me tash. Ato i shkuan më shumë për shtati armiqve tanë me arritjen e përçarjes së shqiptarëve, se sa që po ka ndonjë dobi populli i ynë nga to.

Shqiptarët deri me tash asnjëherë nuk e morën porosinë e martireve qe ta krijojmë një unitet tonin kombëtar njëherë e përgjithmonë!?. Deri më tash emri e dëshmoreve u shfrytëzua si marketing politik. Pikërisht duke e parë shqiptarët e Diasporës mangësinë dhe çalimin në primatin politiko-shoqëror për interesat kombëtare, ata themeluan Lobin Euro-Atlantik Shqiptar me seli në Gjermani,nga e cila u themeluan edhe Degët e tij në Austri Norvegji, Suedi, Zvicër dhe me 21.05.2016 themeluan Lobin Euro-Atlantik Shqiptar Dega në Shtutgard për Gjermani.

Kohët e fundit shqiptarët e Diasporës në gjithë Evropën sikur i kanë marre forcat e veta që amanetin e Vëllezërve Gërvalla,Kadri Zekës, Sali Çekut dhe heronjve tjerë, për Besa-Besën ta çojnë në vend. Ata ka filluar t’i mbulojë pluhuri nga njeri te korruptuar qe kolltukët e vet i qesin para interesave kombëtare. Imituese ishte edhe arroganca dhe sjellja çnjerëzore ndaj të bijës së heroit Isuf Gërvalle qe ishte e deleguar nga partia e saj ne Diasporë në Kuvendin e tyre partiak. Rezistencë e këtyre heronjve dhe porosinë e tyre që lanë si amanet çlirimin tonë shpirtëror nga egot dhe vemjen krijimin e unitetit sikur ka has ne vesh te shurdhër nga njerëz të pa ndërgjegjshëm pa e hequr kurrë synimin e bajraktarëve, manipulantëve dhe demagogëve për përfitime personale!

Këshilli iniciues për themelimin e Lobit Euroatlantik Shqiptar Dega në Gjermani bëri thirrje për ti dhënë vetes detyra qe përmes këtij Lobi ti kthehet shpirti këtij kombi me numër sa dy herë në atdhe.

Në tubim morën pjesë një numër i madh shqiptarësh si biznesmenë, veprimtarë, shoqata, klube dhe organizma të vlerave tona kombëtare në shtetin e Gjermanisë. Po ashtu ra në sy një numër te rinjsh student që dhanë shumë kontribut në këtë takim.
-Tubimi u mbajt në periferinë e Shtutgardit një sallë të stolisur dhe e përgatitur nga organizatori i Këshillit iniciues Mr. Ali Sylejamni një veprimtar shumë vjeçar për interesat e kombit tonë. Takimi edhe se ishte për në ora 12.00, ai u shty duke i pritur mysafirët nga pika më të largëta si nga Austria, Norvegjia, Zvicra, Holanda, Belgjika dhe Italia.

Moderatori mësuesi i palodhshëm Zeqir Asllani hapi takimin duke i ndare minutat e pare për këndimin e Himnit të flamurit kombëtar, po edhe me një minutë heshtje për luftëtarët dhe viktimat e rëna pë çlirimin e Atdheut. Pastaj ju dha fjala e rastit, Mr. Ali Sylejmanit, që i përshëndeti të pranishmit dhe publikoj rendin e ditës. Po ashtu në pika të shkurta paraqiti programin dhe synimet e organizimit të Lobit Euro-Atlantik Shqiptar Dega për Gjermaninë. – Pas tij e mori fjalën edhe z.Xhafer Ahmetaj qe shpjegoj ne pika të shkurta misionin e dhe qëllimin e Lobit. Po ashtu në vazhdim edhe Skenderbeg Klaiqi kryetar i Lobit Euro-Atlantik Botëror, shpjegoj përmes një videoprojektori plan programin e Lobit duke e theksuar se shumë të këqija po e përcjellin popullin tonë në mungesën e organizimit në baza kombëtare.

Vetëm në vitin e kaluar Kosova u zbraz edhe për 290 mijë qytetarë të vet theksoj zoti Skenderbegu. Ai më tutje tha se bashkimi i ynë krijon seriozitetin e vet në monitorimin e synimeve tona që të jemi sa ma të fuqishëm përfundoj nder të tjera. Besnik Miftari përfaqësues i Konsultës në Shtutgard, tha se ndihem shumë i privilegjuar që gjendem në mesin tuaj me një iniciative qe është dashur shqiptarët ta kenë kaherë. Shqiptarët jemi ata qe i rezistuam ma se tepërmi sulmeve për shfarosje andaj edhe këtë qe ju po e bëni është një sinjal që, kudo që të gjenden shqiptarët ta ruajnë identitetin e vet. Në vazhdim shumë diskutues paraqiten opinionet e veta për Lobin. Aty pati të tillë qe kishin ardhur akoma me botëkuptime partiake pa e ditur se Lobi është një ombrellë që të gjitha organizmat e deri tashme synon t’i afroj, ti bashkoj dhe t’i përforcoj për qëllimin e ndërtimit të një shoqërie të shëndoshë për interesat e Kombit pa fërkime, përçarje dhe bajraktarizma.

Aty u kritikua edhe gjendja shumë e rëndë ekonomike në Shqipëri, Kosovë dhe trojet tjera shqiptare. Zë i ashpër u lëshuar edhe kundër qeverive aktuale që po përpiqen t’i minimizojnë dhe t’i zvogëlojnë vlerta e Diasporës Shqiptare që sot numëron sa dyfishin e shqiptarëve në Ballkan, ndërsa në tërë botën u theksua se e kalon edhe 15 milionëshin. Aty pati zëra qe sa ma shpejt, Diaspora Shqiptare t’i ketë përfaqësuesit e vet edhe në kuvendet dhe parlamentet e shteteve shqiptare në Ballkan. Dega e Lobit në Gjermani u dëshmua serish nga fuçia, vullneti dhe dashuria për vlerat e përbashkëta. Pas debateve kaluan në pikën e rendit të ditës ne zgjedhjen e kryesisë. Me propozime veç e veç u zgjodhën këta anëtarë të Këshillit në Lobin Euro-Atlantik Degaga ne Gjermani si më poshtë:

Ali Sylejmani, Musa Tolaj, Fiqiri Muzeini, Nexhmedin Bytyqi, Arbion Gashi, Agim Krasniqi, Xheva Thaqi, Arta Ramadani, Hysri Osmani, Arta Dibrani, Fatmir Muçolli, Hasan Qyqalla, Ilmi Shyti, Sadik Zogaj dhe Bastri Smaili.

Pas një konsultimi te shkurt ne mes veti këshilli formoji edhe kryesinë nga këta anëtarë.

1. Musa Tolaj
2. Ali Sylejmani
3. Xhevat Fetahi
4. Arbion Gashi
5. Bastri Smaili
6. Drin Shabani dhe
7. Hazir Osmani

Lobi ka qëllim ta bashkojë gjithë mërgatën shqiptare anekënd botës, në një frymë të re, e cila do t’u shërbejë gjithë shqiptarëve kudo në botë në përmirësimin dhe forcimin, e fushës ekonomike, kulturore, sociale dhe në sektorë të gjithmbarshëm. Lobi i shpresës është me një frymë të re e atyre që duan ndryshimin dhe unifikimin, bashkimin dhe krijimin e unitetin kombëtar. Fuqia e Lobit do të jetë mesazh i bashkimit që krijon forcën, në betejën drejt aspiratave tona shekullore që të përmirësohet padrejtësia ndaj shqiptareve.

Nga Asllan Dibrani, përfaqësues i mediave nga Lobi Euro-Atlantik me qendër në Gjermani

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here