Territori kaq i madh që humbëm nga ‘dashuria’ për turkun e islamin

12
44609

Brunilda Ternova

– Shqipëria etnike para ardhjes së turqve në Ballkan, zinte një sipërfaqe prej rreth 110.000 km2 f. 99. Abdyl Frashëri, “Popullsia greke në Epirin e Ri dhe të Vjetër“, fq. 100.

– Në periudhën e pavarësisë së shteteve fqinje, Greqisë, Serbisë dhe Malit të Zi, Turqia u “fali” këtyre shteteve rreth 5.000 km2, të tokës shqiptare, f. 100. Dr. Muhamet Pirraku, “Kultura kombëtare shqiptare deri në Lidhjen e Prizrenit“, Prishtinë 1979, fq.11-20, “Dielli”, nr. 21/27, 1979.

– Në Luftën e vitit 1876 – 1877 me Rusinë, Turqia e përfundoj duke i dhënë asaj në interes të popujve ortodoksë të Ballkanit rreth 25.500 km2 të tokave shqiptare. 101. Mr. Kolë Krasniçi, “Roli i fesë në ruajtjen e identitetit dhe të harmonisë kombëtare te shqiptarët“, Vjenë 1996, fq. 56-58.

Harta e trojeve shqiptare nën Perandorinë Osmane, 1880

– Në fund të shek. 19-të territori i Shqipërisë etnike do të konsiderohej rreth 80.00 km2 me 2.5 milion banorë 102. Ahmet Hamiti, “Çështja shqiptare“, Koha, nr. 14/1991, fq.26, ndërsa Konferenca e Paqes që u mbajt në Versajë më 1919 – 1920 do të konstatojë se territoret shqiptare në vitet 1912-1913 zinin një sipërfaqe prej 90.270 km2 me rreth 3 milion banorë 103. Liman Rushiti, “Stradanja albanskog Naroda na Kosovu “1912-1918, Zagreb 1991, fq. 24.

Përkundër këtyre konstatimeve kjo Konferencë sanksionoi vendimet e Traktatit Paqësor të Londrës (1913), duke shkëputur nga trungu etnik shqiptar rreth 80.000 km2, që iu shpërndau shteteve fqinje me bekimin TURQISE, kështu që Shqipërisë i mbetën vetëm rreth 28.700 km2. 104. Dr. Muhamet Pirraku,”Kultura kombëtare shqiptare deri në Lidhjen e Prizrenit“, Prishtinë 1979, fq. 6.

– Me luftërat Ballkanike, Konferenca e Londrës me bekimin e TURQISE më 1913, i plotësoi ëndrrat e shteteve fqinje, Greqisë, Serbisë dhe Malit të Zi dhe u vendos kufiri i sotëm në më pakë se gjysmën e Shqipërisë 105. Konferenca e Ambasadorëve (1912-1913), shih. FESh. fq. 503. Sipas Vjetarit Statistikor të Shqipërisë, sipërfaqja në km2 e shtetit shqiptar, sot është 28.748 km2. 106. Vjetari Statistikor i Shqipërisë, 1991, fq. 12.

Vetem ne Kosove kontributi anti-shqiptar turk, në bashkepunim me serbet ka qene katastrofik, ku 24 programe të ndryshme janë hartuar e zbatuar për dëbimin e shqiptarëve, asimilimin e tyre dhe kolonizimin e trevave, që ata i popullonin me serbë. Dëbimi ishte i heshtur në kohë paqeje kur kryhej përmes diskriminimit, persekutimit dhe represionit, ndërsa ishte masiv dhe i shpejtë në kohë luftërash, kur kryhej përmes pastrimit etnik, masakrave dhe terrorit.

Programet kryesore famëkëqija ishin:
– “Naçertanja” nga viti 1844 i Ilija Garashaninit,
– Projekti i parë i Vasa Çubrilloviqit “Shpërngulja e Arnautëve” nga viti 1937
– Konventa jugosllavo-turke për shpërnguljen e shqiptarëve në Anadoll nga viti 1938,
– Projektet e Ivo Andriqit dhe Ivan Vukotiqit nga viti 1939,
– Projekti “Serbia homogjene” i Stevan Molevacit i vitit 1941,
– Projekti i dytë i Vasa Çubrilloviqit “Problemi i pakicave në Jugosllavinë e Re” nga viti 1944,

– Marrëveshja Xhentëlmene Tito-Kyprili për shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi e vitit 1953, e deri te Memorandumi i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë të vitit 1986 dhe Programi Jugosllav për Kosovën i vitit 1988. Nikola Pashiqi, Petar e Aleksandar Karagjorgjeviqi, Milan Stojadinoviqi, Dragolub-Drazha Mihajloviqi, Aleksandar Rankoviqi e deri te Slobodan Milosheviqi, veçse zbatonin këto projekte e programe.

Më 18 shkurt 1953 Jugosllavia, Greqia dhe Turqia arritën një marrëveshje për bashkëpunim dhe në Split nënshkruan një marrëveshje, me të cilën u ripërtëri konventa shtetërore jugosllavo-turke e vitit 1938 për shpërnguljen me dhunë të shqiptarëve … në Turqi… Në bazë të hulumtimit sistematik të dy shërbimeve konzullare (sektorit të pasaportave) jugosllave dhe turke, dëshmohet se në periudhën 1951-1968 prej Jugosllavisë në Turqi janë shpërngulur 414.500 shqiptarë… ndërsa gjate periudhës në fjalë (bazuar në statistikat sekrete jugosllave) në Kosovë ishin sjellë në heshtje 63.000 kolonë sllavë… Ndërkaq sipas statistikave të publikuara më vonë del se në periudhën 1952-1965 për ne Turqi janë shpërngulur: 452.371 shqiptarë.

4 vilajetet me shumicë shqiptare në kohën e pushtimit turko-osman kishin gjithsejt një territor prej 178 mijë km2, që e humbuëm dhe tani Shqipëria e Kosova kanë rreth 39.600 km2. /AÇ

12 KOMENTE

  1. Jeni me të vërtetë për t’u ardhur keq. Keni argumentuar disa projekte që kanë të bëjnë me Turqinë pas rënies së Perandorisë Osmane dhe prapë e lidhni çështjen me fenë Islame. Që jeni të krishterë e jeni Islamofobë kjo kuptohet, por që të mundoheni të shisni sapunin për djathë, kjo nuk shpjegohet. Perandoria Osmane e mbështetur në ligjet e mirëfillta Islame filloi tatëpjetën që para kohës së tanzimatit (1839). Ndërsa Turqia postperandorake ishte Republikë laike (anti-islame).

    Përsa i përket historisë së territoreve të banuara nga shqiptarët, duhet të jeni më të ndershëm e të merrni historinë që prej fillimit, kur Osmanët erdhën dhe i bënë shqiptarët përsëri zot të tokave të tyre të uzurpuara nga serbët. Shqiptarët kanë qenë bashkëudhëheqës të Perandorisë Osmane për disa shekuj dhe Islami ka qenë elementi më i spikatur që i ka ndarë shqiptarët prej popujve përreth dhe i ka ruajtur nga asimilimi. Këtë e konfirmojnë shumë historianë.

    Shënim: Dmth. sipas rradakës tënde që je për të ardhur mirë, se sillesh si qen i rrahur i turkut, Perandoria osmane na paska ndihmuar? Po mirë more dobiç, a e di ti ndryshimin e të përdorurit me të ndihmuarit? Perandoria osmane na ka përdorur ne, se kemi qenë rracë e lartë e më e aftë se turqit e osmanët, dhe 25 mijë shqiptarë kanë vdekur në betejën e Çanakalasë, duke ia kthyer pushkën fuqive Evropiane – kaq shumë na ka ndihmuar. Austro-Hungaria që erdhi pas turkut, ndërtoi për 3 vjet 400 km. rrugë, e këto janë fakte, ndërsa Perandoria osmane për 523 vjet vetëm 5 km. rrugë. Gjuha shqipe nuk u njoh gjatë Perandorisë osmane, dhe shqiptarët nuk u konsideruan si etni nga turqit. As sot shqiptarëve në Turqi nuk u njihen të drejtat e tyre nacionale si gjuha, organet e shtypit e shkolllat nmë gjuhën amtare – pra persekutimi vazhdon, por ti si masokist ndjen ‘lezet’ turk nga kjo. Prandaj na islamizoi pushtuesi turko-osman, dhe na ndau sipas fesë, muslimanët i quajti turq si ty, pavarësisht se ti mbahesh më shqiptar se unë, katolikët i quajti latinë ndërsa ortodoksët sllavo-grekë. Por ne jemi shqiptarë. Kemi humbur shumë territore e njerëz dhe po humbim ende nga kjo përçarje që futi turku, e ju sot nga injoranca, na sulmoni ne, që duam të mos viktimizohemi më për hir të islamit, një feje primitive anti-perëndimore, por të ndjekim integrimin evropian, se është mënyra më e mirë për t’u zhilluar si komb. Ju u janë errësuar sytë e nga inati i brendshëm për suksesin e Perëndimit, nuk doni ta pranoni realitetin objektiv, por rrini si shkretanë pas turkut, me idenë se do u mbajë sot, ai që u shkërdheu dje! /AÇ

    • O ndyrsirë AÇ
      Turku esht ai që mori Çifutet nga barbarimi perendimor dhe i vendosi ne perandorin Osmane.
      Me kte lloj “civilizimi” krenohesh ti?!!!!

      Shënim: Rri me turkun ti, i pastër, se ta ka shkërdhyer racën më shumë se kushdo tjetër e urre shqiptarin, urre vetveten, se kështu ke përfunduar, bythë-lëpirës i turkut… Edhe sot turku ua mohon të drejtën e gjuhës e simboleve kombëtare 5-6 milion turqve me origjinë shqiptare, ku në Preshevë e Luginë shqiptarët kanë të drejta më shumë se në Turqi, por ti do turkun. Pyete veten pse? Çfarë të mirash ka bërë turku për ty gjatë e pas pushtimit, apo vetëm se ta ka rrënuar kombin e ti nga frika e ke autoritet atë?! /AÇ

  2. Ne shqiperi ka filluar nje rryme dashkeqe perçarese dhe nuk e di se kujt po i sherben kjo perçarje. Nje gje e di mire se ato qe po ndersejne perçarjen fetare nuk kane per t’ja pa hajrin kesaj nisme sa merreni me kesi copa dokumentash kontrakditore bejuni nje nder shqiptareve dhe hiqni edhe marakun tuaj shkruajeni te plote dhe me fakte historike asnjanese hishtorine e ketij vendi nuk kam asnje merak fetare se jam ateist i besoj me shume shkences se fese, por e shkruaj kete koment per te miren e te gjitheve behuni te zgjuar shkruani nje histori reale, qe ti sherbeje kombit dhe jo perçarjes.

    Shënim: Përçarjen e futi turku, dhe sqarimin e ke më poshtë si shënim për komentuesin ilir. Nëse shqiptarët janë sot bashkë me boshnjakët popullsia më e paorganizuar dhe më e prapambetur në Evropë, dihet arsyeja se pse. Islami. Tani nëse ne merremi me fe, prapambetjen e kemi në derë. Faktet historike janë ato që janë, ne kemi humbur shumë nga pushtimi turk, që ta bëri emrin ty Nazmi e mbiemrin Shahini, pra të tjetërsoi, dhe po humbim shumë, nëse nuk i kthehemi interesave tona kombërtare, por rrimë e merremi me leshin e harapit… /AÇ

  3. Baza e kombit asht dija, shkollimi në gjuhën amtare, njohja e historisë së popullit të vet, dhe shtrirjen gjeografike të tij. Pastaj vinë traditat, veshjet, mënyra e jetesës etj. Pastaj në rradhë vinë besimi që nuk ka të bëjë me kombin shqiptar, se çdo sundus, la grifet e veta mbi kombin tonë. Feja, te shqiptarët, duhet të respekohet në çdo familje, që kanë admirim për fenë e vet, dhe kaq! Besimi ytë, s’duhet të dalë nga shtëpia bashkë me ty, po rrin në shtëpi. Françesët thonë; kur shkon në kishë, mirë bën, por mos na e sjell te shtëpia. Fshatarit në qytet, i thonë, kur del nga fshati, mos e merr me vehte, se po ta duam shkojmë vetë atje! Kjo vlen për ne shiptarët, se jemi të nji gjaku dhe nuk na interesojnë besimet private të secilit, përveç progresit dhe prosperitetit të kombit tonë!

  4. Një ish prof. imi thoshte “Na i rrofshi opingat”. Po cili është për lëvdatë o injorant. Po të gjithë na shkallmuan me radhë: greku, romakët, sllavët dhe turqit. Edhe më vonë: Austro-Hungaria. Gjermania, Italia, Anglia, Bullgaria, Greqia. E mos ta harrojmë Serbinë. Siç po e harroni ju mjerana. Të gjithë kêta katolikë, ortodoks dhe islam, të gjithë armiq tanë. Më shumë po vajtoni historinë e vjetër se të renë. Në vend se të shkruani për krimet e sotme serbe, greke (Çamëria). E flisni për sulltanët që edhe vetë thyen qafën. Nuk ka okupator të mirë. Mos i matni sa klm rrugë ka shtrue armiku. Po t’i mbledhim ment o të mjerë. Jemi shqiptarë. Feja është sipas dëshirës. Mos injoroni fenë e askujt. Ne duhet të jemi si tre vëllezër. Një familje që zgjohen në mëngjes bëjnë puntë e ditës dhe në mbremje tubohen në sofër. Krejt humbjet që i ka pësue populli ynë, fajet i kemi vet. Si dje si sot si neser të përçarë. Ju pyes cili vend na do mire Popullin shqiptarë? Serbi, greku, italiani, francezi, rusët, maqedonët, malazezët, ju lutem ma thoni. Falë SHBA-së dhe Zotit jemi sot këtu ku jemi. Të punojmë e të behemi të zotë të vetës. Se të huajt nuk na kanë faj. Pse ne jemi të pa mend edhe sot. Mos u kredhni vëllezër se je islam, katolik e ortodoks. Por të krenohemi se jemi shqiptar.

    Shënim: A i shikon ti diku shqiptarët duke i ngritur minare Serbisë, apo Turqisë? Shikoje emrin e mbiemrin tënd, a e ke serb apo turk? Për këto po flasim, kush na rrënoi më shumë dhe kush na e tjetërsoi identitetin tonë kombëtar-shqiptaro-evropian më shumë? Nuk je koherent, sulltanët poo kthehen me neo-osmanizmin e Erdoganit. Grekë e serbë kanë bërë krimet e tyre, në artikull përmenden humbjen nga vëllai i madh turk i disa shqiptarëvesi ti! Askush nuk po i thotëgrekut e serbit vëlla, turkut po. Ky është problemi! Juve po u tërheq emri… nuk po u lë të jeni shqiptarë si duhet – evropianë! Jemi shqiptarë – thua ti, le të sillemi si të tillë! Sa mirë po dini me ndërtua xhamia, kujt po ia ndërtoni, shqiptarit apo turko-arabit? Shkrimi kasynim ndërgjegjësimin e shqiptarëve, se turkun e arabin nuk i kemi vëllezër, e nëse orientohemi drejt tyre, siç edhe po bëjnë disa mjerana, jemi edhe të humbur si komb. Të punojmë e të bëhemi zot të vetes, si? Me zotinarab në krye?! Këtë po bëjmë thirrje edghe ne, pushtimi turk nae mohoi gjuhën shqipe, ti po thuanuk ka gajle, na përçau sipas fesë, ti po thua lene atë punë, jo shoku Ramadan jo, shqiptarët që kanë humbur rrugën në haurin turk duhet ta dinë, se pushtuesi i dikurshëm nuk është vëlla, e nuk ofron zgjidhje për ne – zgjidhjet duhet t’i gjejmë vetë duke synuar të rrisim pavarësinë, e në marrëdhënie të mira me të gjithë, pasi në politikë nuk ka vëllezër… /AÇ

    • Te lumtë mendja e pena zoteri AC, se bukur ju ke pergjegjur ketyre sternipave te Turko Arabit, te cilet kane alergji kunder te vertetes. Meqenese me vones e lexova kete artikull me gjithe ate ju pershendes perzemersisht. Z.B.

  5. Zoti A.Ç.,
    Ju përshëndes për këtë shkrim kaq të dokumentuar e konciz.
    Jeni intelektual i vërteë dhe do të dëshiroja shkrime të tilla sa më shumë.

  6. O A.Ç. sikur ti edhe shumë historian Komunista Ateista u munduan te nençmojnë ISLAMIN e SHQIPTARET MUSLIMAN gjoja se ne me dhunë u bem muslimanë, duke u munduar t’na poshtersojnë neve, harruan qe nençmojnë veten dhe popullin SHQIPTARE d.m.th SHQIPTARET ishin populli me frigacak ne Balkan se sa shkijet maqedont Bugari Greku etj. etj.

    Shënim: Niki, nuk është puna se shqiptarët ishin më frikacakë, por dhuna ndaj shqiptarëve ishte më sistemtike dhe qëllimi i turko-osmanëve ishte të na ç’kombëtarizojnë. Perandoria osmane ua ndali shqiptarëve gjuhën shqipe dhe nuk i njohu si etni. Këtë nuk e bëri për kombet/etnitë tjera. Pse? Shqiptarët i islamizoi më shumë se tjerët, e jo gjoja, por e bëri me dhunë. Pse ti nuk e ndryshon fenë sot? Se nuk po të detyron kush me dhunë. Pse e bënë këtë paraardhësit e tu dje, se i detyruan me dhunë. Askush nuk e ndryshon fenë me dëshirë, vetëm me dhunë, ose me arsye, kur njeriu e kupton se feja nuk të duhet gjë. Ti e mban fenë për aq kohë sa do mendosh se të duhet, edhe pse në fakt asnjë lek nuk të duhet. Por ti aq di, se aq kulturë ke dhe urrejtja ndaj feve të tjera e të pafeve, të bën të mendosh se feja jote është më e mira. Por a është ashtu se? Unë po të them pra, se ndër 3 fetë monoteiste, islanmi është feja më e prapambetur dhe më luftë-nxitëse. Ti flet për poshtërimin, por sapo e ke pranuar islamin, ti je vetë-poshtëruar e nuk ka pse të poshtëron kush më. Kështu që dje ishe i detyruar ngaturku. Po sot kush po të detyron, që sillesh si “qen i rrahur i turkut”? /AÇ

  7. Aertikulli ka per synim qe tu hape syte atyre syplasurve dhe gjakprishurve, qe akoma besojne ne fene e pushtuesve e qe turqit i konsiderojne “vellezer”. Ne shqiptaret se pari duhet te duam vellai-vellane, e me pas te shohim per “vellezer” jashte pragut te shtepise sone. Shqiptaret po t’u kishin qendruar besnike fese se stergjysherve te tyre dhe Gjergj Kastriotit, e po te mos i ishin ngjitur turkut pas shallvareve si bajgë pas kepuces, per ca aspra e per ndonje ofiq, nuk do kishin pesuar as prapambetjen historike e as coptimin territorial dhe shpirteror, qe kemi sot e kesaj dite. Pushtimi turko-islam, perkunder hipotezave me fqinje armiqesore, ishte murtaja e zeze per shqiptaret e trojeve etnike.

    Fqinjet ndoshta nuk na kane dashur por me bashkpunimin tone u dhame atyre nje arsye me shume jo vetem per te mos na dashur por edhe per te na urryer, ashtu siç duhet te urrehen bashkpuntoret e pushtuesve. I semuri i Bosforit se kishte per gje qe t’i jepte troje shqiptare si kembim per te shpetuar ç’i mbeti nga rrenimi i Perandorise famekeqe Osmane. Ne qe tradhetuam besimin e te pareve tane dhe gjakun e tereneve ne udheheqjen e Gjergj Kastrioti, e qe fjetem 400 vjet e qe u zgjuam atehere kur e kishte marre ferra uraten, normal qe do tradhetoheshim edhe nga padroni i madh Turk, qe na trajtonte si pece kembesh.

    Nese dikush pretendon se shqiptaret kane bashkqeverisur perandorine Osmane eshte jo vetem driteshkurter por edhe i marre pasi mjafton te shohesh gjendjen tejet te mjerueshme dhe katastrofike, qe u lane trojet shqiptare dhe populli ne pergjithesi, qe te kuptosh se nga pushtimi dhe pushtuesi fituan vetem ofiqaret sahanlepires te Sulltaneve, qe i perdoren shqiptaret si kamzhik per te shtypur popujt e nenshtruar. Keto troje po u shkeputen nga çdo mbeturine shpirterore, mentalitare dhe anadollake nuk kane per te perparuar ndonjehere. Ngjarjet ne vendet arabo-islamike kane treguar se aty ku sundon islami, dhuna, intoleranca, injoranca dhe rrenimi jane te pashmangshme.

  8. Le te nderojme kujtimin e HASAN RIZA PASHES, qe dha jeten per te mbrojtur Shkodren ne kohe mbas ngritjes se Flamurit ne Vlore nga Ismail Bej Vlora, nga Ortodoksia Serbo Malazeze. Nderkaq edhe 2 vjet te tjera mbas kesaj date, Ortodoksia Greke mbante akoma Shqiperine e jugut. Turqia mban ne gjirin e saj qendren e Ortodoksise Patriarkanen.

    Shënim: Hasan Riza Pasha është nderuar mjaft nga Shkodra. Ai në fakt mbbronte vendin e punës së tij, por veprimi i tij duhet vlerësuar se u tregua më konsekuent dhe mbrojtës i territorit shqiptar, se Esat Pashë Toiptani, që e shiti Shkodrën, por që mbrohet sot nga islamologu Olsi Jazexhi, i cili si duket ka ndjenja të përbashkëta tradhëtie si Esat Pasha. /AÇ

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here