Teknologjia po përparon, dhe të rinjtë Shqiptarë akoma e kanë mendjen tek facebook-u?

0
651

Teknologjia, tashmë është një pjesë e pandarë e jetës sonë, e cila përdoret jashtëzakonisht shumë, sidomos nga të rinjtë. Megjithëse teknologjia është një fushë mahnitëse, një fushë e cila na habit me gjërat e mrekullueshme të saj, të rinjtë shqiptarë përsëri po e keqkuptojnë dhe po e kepërdorin atë.

Po sa ndikim negativ ka teknologjia tek të rinjtë shqiptarë?
Sot për shumë të rinj nuk ekzistojnë më ditarët, ku tregonin çdo gjë që ndodhte në jetën e tyre, sot nuk po ju kushtohet vëmendja e duhur familjes apo miqve të ngushtë, gjithashtu edhe shumë gjëra të tjera të rëndësishme janë harruar, pasi çdo gjë, si momentet më të bukura, shqetësimet, problemet etj., i kalojnë nëpërmjet teknologjisë, pra nëpërmjet telefonave apo kompjuterave, ku përdorim të gjerë kanë rrjetet sociale, kryesisht facebook-u.

Disa nga problemet që hasin të rinjtë sot janë:

*Shkolla: lënia pas dore e mësimeve:
Në shumë shkolla shqiptare, po humbet pak nga pak vëmendja e nxënësve ndaj mësimeve, dhe një nga shkaqet për këtë mbetet përqëndrimi i tyre në rrjetet sociale. Sado që të përpiqen mësuesit në shkolla, për mos lejimin e përdorimit të telefonave në orën e mësimit, këta të rinj përsëri e gjejnë mënyrën për t’i përdorur ata. Dhe këtë gjë e bëjnë duke i fshehur, dhe më pas gjatë mësimit ata ndodhen vetëm fizikisht, pasi mendjen e tyre e kanë të përqëndruar tek telefonat e tyre, duke dëgjuar muzikë, duke luajtur, duke shkëmbyer mesazhe me njerëz të ndryshëm, dhe në shumë raste flasin me miqtë që kalojnë pothuajse gjithë kohën e tyre. Dhe si pasojë kjo gjë do të sjelli rënien në mësime, dhe rrezikimin e të ardhmes së tyre.

*Sherret;
Një burim mjaft i rëndësishëm i ekspozimit të shumë të rinjve në sherre të ndryshme mbetet “facbook-u”. Në shumë raste, shumë prej tyre përdorurin fjalë ofenduese me njëri-tjetrin, duke përdorur mesazhet apo komentet, dhe më pas e vijojnë zënkën deri në përleshje, ku në rastin më të keq arrijnë deri aty sa mund të përdorin “armë të ftohta”. Por cila ishte arsyeja e sherrit? Thjesht një fjalë ofenduese, të cilët nga papjekuria e bëjnë një objekt të madh zënkeje. Gjithashtu shumë njerëz nëpërmjet facebook-ut apo edhe telefonit(me anë të numrit) mund të “ngacmojnë” të dashurën/in e dikujt pa ose me vetëdije. Dhe më pas nëse kjo c’ështje zmadhohet, sigurisht do ndodhin sherre, gjë që ndodh rëndom në Shqipëri, deri aty sa mund të marrin përmasa të mëdha pasi të rinjtë shqiptarë janë mjaft impulsivë.

*Pagjumësia
Ora mund të shkojë 23.00, 00.00, 01.00 apo edhe 04.00, dhe shohim se shumë të rinj shqiptarë qëndrojnë akoma në rrjetet sociale. Por pse? A mund të ketë vallë punë shumë të rëndësishme një fëmijë 13-14 vjecar, aq sa qëndron në orët e vona të natës? Sigurisht që jo. Pasi kjo gjë është e pamundur, por mund ta cilësojmë thjesht një fiksim të të rinjve ndaj rrjeteve sociale. Një fiksim i cili mund tju shkaktojë probleme serioze shëndetit të tyre, dhe mund tju shkaktojë sindromën e pagjumësisë e cila zhvillohet nga reduktimi i orëve të gjumit. Pra me pak fjalë shumë prejt tyre mund të dëmtojnë rëndë jetën e tyre.

*Mos leximi i librave:
Një gjë tjetër e keqe që mund ti bësh librit përvecse ta grisësh, është mos leximi i tyre. Sot termi “Libër” mbetet një term i harruar nga të rinjtë. Sepse për ata, atë e kanë zëvendësuar kompjuterat, telefonat etj, dhe leximi i tyre mbetet i pamundur. Por sa gjë negative dhe e dëmshme mbetet kjo për shoqërinë tonë. Sepse Shqipëria ka nxjerrë shumë shkrimtarë të mëdhenj, shumë njerëz të cilët e donin librin, dhe sot për ata dhe për shoqërinë shqiptare mbetet një plagë e rëndë.

*Lojrat: harxhimi i kohës
Fatkeqësisht sot shohim se shumë të rinj e harxhojnë kohën duke luajtur lojra të ndryshme si conder-strike, vice-city etj. Por sa gjëra të bukura mund të bënin ata gjatë kësaj kohe? Ata mund të lexonin, mësonin dhe mund të benin shumë aktivitete sportive, që do ndihmonin në shëndetin e tyre si në atë fizik apo mendor.

*Veprat kriminale
Një rast i paprecedent ndodhi në itali ku një shqiptar, nëpërmjet facebook-ut, duke përdorur adresa fallco, i bindte vajzat të takoheshin me të dhe më pas ai i dhunonte ato. Por fatmirësisht arrestimi i tij u realizua nga policia shqiptare mëngjesim e sotëm, ku mbi të rëndonin tre akuzime nga tre vajza.

Por nëpërmjet rrjeteve sociale ndodhin e shumë vepra të tjera kriminale si vjedhje, etj dhe kto duhen marrë seriozisht.
Përvec ktyre problemeve ekzistojnë e shumë të tjera, ku duhen marrë masa për reduktimin e tyre.

Por si mund t’i bëjmë të rinjtë shqiptarë të kuptojnë anët pozitive të teknologjisë, dhe ta përdorin atë në mënyrën e duhur?
Sic e përmendëm e më lart, teknologjia është një fushë e vecantë e jetës. Nëpërmjët saj mund të bësh shumë gjëra, pozitive ku një prej tyre mbetet mësimi. Ekzistojnë shumë kurse falas, ku mund të mësosh gjuhë të ndryshme, mund të mësosh ushtrime matematike apo shkrime esesh etj. Në internet mund të gjesh konkurse të ndryshme, ku dhe mund të konkurosh, edhe pse jo mund të jesh e fitues. Shume të rinj, kanë aplikuar për bursa të ndryshme online apo edhe kanë aplikuar për vende pune, ku dhe kanë patur një rezultat pozitiv. Nëpërmjet internetit mund edhe të hapësh revista, portale të ndryshme, ku mund ti arrish të ecësh shumë me to. Pra duke përdorur teknologjinë në mënyrën e duhur, shumë të rinj mund të sigurojnë të ardhmen e tyre, mund të mësojnë shumë gjëra, pra ata do e harxhojnë kohën e vyer për gjëra të rëndësishme dhe jo për gjëra koti si facebook-u apo lojrat.

Pra ne duhet të ecim me “botën”. Sepse në ditët e stome teknologjia ka ndryshuar shumë. Janë shpikur gjëra mahnitëse. Ne nuk duhet të mësojmë vetëm si të përdorim një iphone-6 por edhe si është krijuar. Pra teknologjia është një koncept mjaft i gjerë,dhe për të rinjtë shqiptarë ky koncept nuk duhet të jetë vetëm budallallëqet si lojra, instagram apo facebook-u, por duhet të jetë një term gjithëpërfshirës, ku duhet ta mësojmë ta përdorim për gjëra të bukura e të rëndësishme në jetën tonë.
Pra me pak fjalë teknologjia nuk është facebook, por është një “botë” shumë e bukur, ku mund të krijojmë gjëra të mahnitëshme.

Renato Shkulaku
Maturant

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here