“Më shumë qajnë për Sadnën, sesa për Kristo Frashërin”

0
462

Popullit Shqiptar pavarësisht problemeve të tyre, problemve kryesisht ekonomike, shoqërore apo edhe shumë probleme të tjera, i del fare mirë koha, për të harxhuar kohën e vyer për gjëra jo të rëndësishme, si shikimi i telenovelave.

Por sa të dhënë janë Shqiptarët pas tyre?
Vitet e fundit në Shqipëri ka pasur shumë ndikime të huaja që vinë nëpërmjet telenovelave.
E fillojmë me telenovelat meksikane, të ndjekura nga ato turke dhe indiane. Telenovelat si Ezeli, Lugina e ujqërve, Sulejmani i madhërishëm, Kurthi apo edhe Bidaai, mbërthejne para ekranit shumë Shqiptarë. Këtë e vërtetojnë edhe lokalet në çdo pjesë të Shqipërisë, ku burrat në vend të mendojnë për problemet, në vend të mendojnë për të ardhmen e fëmijëve të tyre, rrinë harxhojnë kohën duke parë telenovela, ku më e famshmja ndër to është Bidaai. Por kur kto ndiqen nga shumë burra Shqiptarë, imagjino sa gra mund t’i shohin ato?

Gjithashtu shumë të rinj shqiptarë, të frymëzuar nga telenovelat, kanë filluar të bëjnë gjëra të padobishme si ndryshimi i emrave apo edhe shkrimi ne rrugë i titujve të telenovelave apo personazheve kryesorë.

Po sa gjëra të këqija sjellin për Shqiptarët kto “ndikime të huaja”?
Rasti më i fundit, i cili është edhe për të ardhur keq është dhe vdekja e personazhit Sadna në filmin Bidaai. E theksoj “është për të ardhur keq” jo për faktin se vdiq një personazh filmi, po rëndësinë që i dhanë shumë Shqiptarë “vdekjes së saj”. Shumë nga ata ndjenë me të vërtet keqardhje, shumë u pikëlluan, u mërzitën, apo edhe u trishtuan. Nga ana tjetër pati edhe nga ta njerëz që u tallën, kritikuan shoqërinë Shqiptare për reagimin ndaj vdekjes së saj, por gjithsesi u kushtua një kohë mjaft e mirë për ktë çështje. Por a është normale kjo gjë ? Kur në Shqipëri kanë ndodhur gjëra ekstreme. Një bombë në fshatin Beragozhd të Pogradecit, plagosi rreth 30 vetë, ku midis tyre një 14-vjeçar, i cili kishte marrë plagë të rënda, një ngjarje tjetër në Tiranë, ku nga shpërthimi i një zjarri vdiq një 4-vjeçar.

Gjithashtu edhe vdekja e historianit Kristo Frashërit, ishte një fatkeqësi, një humbje për popullin Shqiptar. Por një fatkeqësi tjetër ishte vëmendja e përqëndruar e shqiptarëve tek vdekja e Sadnës, sesa tek e historianit tonë të vyer. Por sa e sa jetë Shqiptarësh po merren dita ditës dhe njerëzit e kanë mendjen akoma tek “budallallëqet”. A nuk duhet t’i marrim seriozisht këto çështje, dhe të mundohemi t’i parandalojmë në vend që të qajmë për vdekjen e Sadnës?

Një tjetër faktor negativ është dhe përdorimi nga shumë njerëz, kryesisht nga të rinjtë, i fjalëve të huazuara. Shumë nga ata po përdorin gjithmon e më tepër fjalë turke, meksikane apo edhe indiane. Por ç’ndodh me gjuhën shqipe? A ja vlen të përdorim fjalë të huaja në vend të saj? Sigurisht që jo, sepse gjuha shqipe është një ndër gjuhët më të bukura dhe për të cilën shumë trima Shqiptarë kanë dhënë jetën e tyre për të. Dhe Shqiptarë sidomos të rinjtë duhet ta vlerësojnë në maksimun. Gjithashtu, siç e theksuam më lart, të rinjtë dëshirojnë t’i ndrrojnë emrat, ku p.sh në vend të emrit të bukur shqiptar “Arbri ” dëshirojnë ta kenë emrin Polat si personazhi i “Luginës së ujqërve”. Por a nuk janë veprime që duhen parandaluar, të cilat cënojnë identitetin Shqiptar? Por edhe një problem tjetër mbetet dhe “harxhimi i kohës”

Shumë shqiptar problemin kryesor kanë papunësinë. Por ç’po bëjnë ata për ta luftuar atë? A do ju siguroje “Bidaai” atyre një punë?

Pra harxhimi i kohës duke parë filma nuk na jep zgjidhje për problemet, por thjesht sa na zhyt më shumë në to, duke na marrë kohë, në të cilën mund të kishim bërë gjëra të dobishme si për veten, familjen apo shoqërinë.

Por përveç ktyre problemeve që theksuam, ekzistojnë shumë e shumë të tjera, që duhen luftuar seriozisht nga ana e shoqërisë shqiptare. Sepse njerëzit duhet të kenë në planin e tyre të parë të ardhmen e tyre, se sa të dobishëm do bëhen ata, se si mund t’i ndihmojnë njerëzit, kombin, sepse çdokush ka lindur për një arsye, dhe ajo nuk mund të jetë shikimi i telenovelave, por një arsye fisnike, të cilën duhet të mundohemi ta gjejmë.

Renato Shkulaku
Maturant – Shkolla: “Qemal Bazelli”

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here