Televizioni si mjet mashtrimi dhe kontrolli

0
290

Mr. Sc. Blerta Haxhiaj

Syte e TV, jo gjithmonë shërbejnë si burim për shikueshmëri të qëndrueshme dhe kontrolli ideal nuk është vetem te transparenca. Kjo presupozon një hapësirë objektive dhe një shikueshmëri të gjithëfuqishme despotike. Nuk ka një sistem limiti, mirëpo loja zhvillohet mes të ‘shikosh’ dhe të jesh i shikuar edhe në piken më kritike të panoptikonit që kjo edhe mund të ju verboje. “Ju nuk e shikoni TV por TV ju shikon juve, (drejtëpërdrejtë) një parim që të determinon. Kjo bën që aparati i panoptikonit të mbi-vëzhgohet, ku dallimi mes aktiv dhe pasiv pushon se ekzistuari. TV të drejtohet ty: ti je një model, ti je prioritet.

Një slogan hiper’realist për shoqeritë duke tentuar të hiper’realizohet. Aty realja është e ngatërruar me modelin dhe në statistikat e përgjithshme ajo funksionon. Në zhvillimin e metutjeshem të shoqerise nuk është më ajo bindja (propaganda, ideologjia, publiciteti) por një bazament i ri “Ti je lajmi, ti je shoqëria, ngjarja je ti, ti je i përfshirë, perdore zerin tend” një katapultim i ngjarjeve bën që e pamundura të lokalizohet dhe një instance e modelit, pushtetit, një mediumi, ndodh – qëkur Ti je në anën tjeter” një refleksion i paster, jo me dhune apo mbikqyrje. Një reagim sekret, një simulakra me hapësiren e vet ku efektet e reales kthehen për tu përdorur përsëri.

Hapësira panoptike shndërrohet në një hipoze morale që përdoret nga analistat klasik të esences objektive te pushtetit, dhe një starnim i spektatoreve. Televizioni në raste tilla, nuk është më një medium spektatolar, audienca nuk është më audience e vezhgimit ku situatat vetem flasin, vetë mediumi nuk mund të identifikohet si i tillë dhe kjo është formula e një kohe të re. Çdo lloj mediumi i tillë pushon së ekzistuari si i tillë edhe në kuptimin literal, i shpërndare dhe i shtrembëruar nga real-ja prandaj jo më shumë se vonë ajo nuk mund të thotë që është e deformuar. Një miksim i tillë, viral, endemik kronik dhe alarmant paralajmëron prezencen e televizionit si medium mashtrues.

Mënyra tradicionale për lajmet që të arrijne te audienca na sjell në këtë situatë të mënyrës prespektive dhe deteminuese. Mënyra kritike dhe aktive në një mënyrë analitike. Dallimi mes shkakut dhe efektit, mes aktives dhe pasives, mes subjektit dhe objektit, mes fundit dhe kuptimit. Kjo është një metode që na thote neve TV na vezhgon, Tv na tej-tjeterson, Tv na manipulon, Tv na informon… aty ku simulimi fillon çdokund, në politikë, ekonomi, biologji, psikologji, sociologji, në domenin medial, aty ku manipulimi është i mundur në mënyrë absolute. (Jean Baudrillard)

Programi humoristik – Portokalli – që transmetohet në platformen e Digitalb, kanali Top Channel me përsonazhin e tij karakteristik (prezantuesi i emisionit Voulez Vous) na shndërron të gjithëve në Një STAR – ti je një Star. Të jetojme në një Utopi nuk na mjafton sepse Utopia përfundon saktësisht kur ajo shtron pyetjen se “Si jam krijuar?”. Programacionet që ofrojnë TV tona përveç faktit që shërbejnë si mjet informacioni pa anashkaluar mediat dhe platformat e tjera informative si rrjetet sociale që më shumë se dëme, nuk shërbejnë pozitivisht, arrijnë të japin një hiper’realitet duke u munduar të jetë apolitik.

Bota teknologjike që na mban të burgosur aty, na mashtron, na shpërblen, na uron dhe na ndëshkon duke na lidhur me zinxhirë. Si shpellarë modern të Platonit rrëshqasim në grackën tonë duke mos hequr dorë nga komoditetet dhe të mirat teknologjike të cilat janë bërë domosdoshmëri për jetesen tone. Hiperrealiteti më i keq i mundshem qw po ofrojnë mediumet tona është ai i hiper’realiteti turk, prandaj Mirësevjen Tur(q)i, përsëri…

Kundër ideologjise së eksperiencës së jetuar të dehumanizimit së reales në banalitetin fundamental është radikale në autenticitetin e saj. Producentet deklarohen për një një formulë paradoksale dhe absurde – as e vërtete, as falso – mirëpo është Utopi. Formula “njëjtë sikurse të mos ishe ketu” është e barabarte me “njëjtë sikurse të ishe këtu”, kjo ështe Utopi. Ky eksperiment i së vërtetes nuk është aspak një sekret apo perversion mirëpo një kërcënim i reales apo hiper’realiteti i një estetike. Një termet të tejtjetersimit dhe madhështisë ku në të njëjten kohë është një transparence e tepruar.

Në simulimin mikroskopik që transformon realen në hiper’reale – ajo se çka ndodhë në porno, ku mahnitja është më shumë metafizike se sa seksuale. Një e vërtete është si e tillë – si një e vërtetë refleksive në pasqyre, apo një prespektiv e së vërtetës të sistemit panoptik dhe të tërë sistemit? Një e vërtete manipulative e testeve dhe pyetesoreve që na nenshtrohen, e cila paguan çmimin e tyre. Hegeli na e rikujton:”Çdo gjë reale është racionale dhe çdo gjë racionale ështe reale”

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here