TË SHPËTOHET LDK-ja

0
447

Qyteti që e lindi Ibrahim Rugovën bënë thirrje publike të mos nënshtrohet LDK-ja.

Nëndega Vrellë e LDK-së në Istog, kërkon nga deputetët e LDK-së në Parlamentin e Kosovës të qëndrojnë stoik para këtij akti historik për ta shpëtuar LDK-në dhe Kosovën. Vendi ynë është në një krizë të thellë politike, andaj në këto rrethana të jashtëzakonshme Ju nuk duhet të pranoni zgjedhjen e Hashim Thaçin President i Kosovës. E kjo gjë bëhet vetëm nëse ju nuk pranoni të merrni pjesë në seancën ma të turpshme që kanë mbajtur ndonjëherë Parlamentet Demokratike, madje edhe në raport me vendet në regjion.
Të dashura deputete dhe deputet nga radhët e LDK-së, sot jeni para një akti historik për të për të triumfuar ose për të dështuar. Prandaj thirrni arsyes dhe nderojeni në rend të parë vetën dhe familjet tuaja, e pastaj edhe LDK-në sepse keni kontratë me votuesit dhe elektoratin i cili nuk ju ka votuar për ta kontrabanduar vullnetin e tyre, por për t’i mbrojtur vlerat dhe demokracinë, për t’i ruajtur dhe për t’i kultivuar idealet e Presidentit historik të Republikës së Kosovës dr. Ibrahim Rugovës, në emrin dhe filozofinë e të cilit vazhdimisht po thirreni.
Nëndega e Vrellë e LDK-së në Istog, e qytetit ku e lindi Ibrahim Rugovën ju benë thirrje publike që të distancoheni nga politikat me dy standarde, sepse edhe të jesh me Rugovën dhe në të njëjtën kohë ta votoni Hashim Thaçin President, nuk shkon. Ne ju bëjmë thirrje edhe në emër të gjakut të dëshmorëve, edhe në emër të intelektualëve, dhe në emrin e popullit të kësaj treve, sidomos në këto rrethana të trazirave politike ju të mos e turpëroni vetën tuaj dhe të mos e tradhtoni besimin e elektoratit, votën e të cilit e keni marrë me kontratë publike duke na garantuar se në asnjë rrethanë nuk do të bëni koalicion me PDK-në.
Në këtë situatë kaq delikate në të cilën është Kosova do të duhej të ishte një zgjidhje më adekuate dhe më e pranueshme për të gjithë. Prandaj votimi juaj për Hashim Thaçin do të jetë për LDK-në një grusht rëndë dhe një humbje e madhe për shkak të gabimit tuaj historik.
Deputete dhe deputet të LDK-së ju duhet ta keni të qartë se Hashim Thaçi, posa të bëhet President, dhe posa të ulët në zyrën e Presidentit Historik, me ju do ta prish koalicionin dhe do t’u hedhin në koshin e historisë. Ne duke i njohur veprimet e tyre jemi të sigurt, sepse tradicionalisht janë treguar se ata nuk i respektojnë marrëveshjet, madje ju e dini fort mirë se për të gjallë të tij dr. Ibrahim Rugova nuk e ka lejuar Hashim Thaçin të bëhet kryeministër, kurse me vdekjen e tij, ky njeri i realizoi të gjitha, por do të ishte fat për Kosovën, jo edhe me votën e deputetëve të LDK-së.
Nëndega Vrellë e LDK-së në Istog të Ibrahim Rugovës, kërkon nga deputetet dhe deputetët e LDK-së që ditën e premte të mos jeni prezent fare në sallë, në të kundërtën do tu mallkoj historia, ndërsa duhet ta keni të qartë se në zgjedhjet e ardhshme nuk do ta merrni votën tonë!

Istog, 24.02.2016.
Nëndega Vrellë LDK-së në Istog – Vendlindja e dr. Ibrahim Rugovës
Kryetari Xhevat Demaj

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here