“Takim me poezinë” e 36 poetëve më të mirë shqiptarë

0
34

FTESË

Ju ftojmë të merrni pjesë në aktivitetin “Takim me poezinë” e 36 poetëve më të mirë shqiptarë, botuar në kolanën “Kambana” nga Botimet Toena ndër vite,

organizuar nga:

Instituti i Librit dhe i Promocionit në bashkëpunim me Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit – Bashkia Tiranë, Botimet Toena dhe Gjimnazin “Sami Frashëri”, në prag të Edicionit III të Festivalit Letrar për të Rinj “Tirana 2017” & Ditës Ndërkombëtare të Poezisë.

Ky aktivitet mbështetet edhe nga Ministria e Kulturës e Shqipërisë, e cila mundëson praninë e kuartetit të harqeve “Tinguj dhe monumente”, i cili do të performojë gjatë aktivitetit.

Poezia e zgjedhur e çdo poeti do të recitohet nga një prej nxënësve të gjimnazit “Sami Frashëri”.

Ju mirëpresim, të martën, 21 mars, ora 11:00, te Reja.

Irena Toçi
Drejtore e Përgjithshme

Botimet Toena
Rruga “M. Gjollesha”
K.P. 1420
Tirane – Albania
Tel. ++355 422 40 116
Fax ++355 422 40 117

botimet.toena@gmail.com
redaksia@toena.com.al
irena.toci@gmail.com

www.toena.com.al
www.facebook.com/botimet.toena
www.facebook.com/Instituti-i-Librit-dhe-i-Promocionit
twitter.com/TOENABOTIME1
www.institutilibripromocioni.al
www.librariatoena.com
www.instagram.com/botimet_toena

SHKRUAJ NJË KOMENT