TAKIM ME MARTIRIN E MBIJETUAR DOM ERNEST TROSHANI

0
368

Njeriu qe perballoi vuajtjet komuniste.

AMBASADA JONË NË VATIKAN E PËRFAQËSUAR MË SË MIRI…

Ishte dhe Dom Ernest Troshani në Assisi, në ditët e takimeve ndërkombëtare e ndërfetare. I ngarkuari me Punë i ambasadës tonë pranë Selisë së Shenjtë, Visar Zhiti, u takua me përzemërsi me bashkëvuajtësin e tij, u përqafuan dhe kujtuan burgun e tmerrshëm të Spaçit, vuajtjet në atë Golgotë dhëmbjesh… I dënuar me vdekje në fillim, pastaj me 25 vjet burg, 12 vjet në minierë si skllav… tortura… meshat e fshehta… dalja nga burgu, por jo i lirë… rënia e diktaturës dhe rikthimi në jetën pastorale… dhe kulmi: takimin me Papa Françeskun… lotët e Atit të Shenjtë… librin që u botua në Itali, i mirëpritur nga lexuesi…

Është shpirti juaj në atë libër, – i thotë Zhiti bashkëvuajtësit të tij, martir. Eh, psherëtin ai.
Martiri i mbijetuar i kishës tonë ndjehet i përfaqësuar nga ambasada e e vendit të tij pranë Selinë e Shenjtë.

Bashkëvuajtësit e shumtë e shohin bashkëvuajtësin e tyre në krye të përfaqësisë dhe si shpërblim dhe vlerësim të tyre nga ana e Qeverisë. Tashmë, kur Shqipëria ka shumë diplomatë të talentuar dhe të suksesshëm, duke i dërguar një të tillë Selisë së Shenjtë, sikur jemi më afër misionit të saj, që është me të persekutuarit dhe jo me persekutorët, kur marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Vatikanit, në këtë 25 vjetor të rivendosjes së tyre, janë të shkëlqyera. T’i mbajmë në atë lartësi dhe me mirënjohje qiellore…

Dërgoi për publikim Gjin Musa, gazetar

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here