Stupcat përmes spotit humoristik demaskojnë anët negative në shoqërinë kosovare!

0
497

Nga Asllan Dibrani

Buja qe u bërë dhe po bëhet është një fazë tranzitore e pjekurisë së popullit ndaj përqafimit te të metave në shoqërinë kosovare apo demaskimin e tyre?!. Stupcat me shfaqjen e Spotit humoristik na rikthyen në kohën e luftës. Fraksionet në mediat kosovare dhe me gjerë lidhur me skeçin humoristik japin sinjale,” qe ky popull nuk din, ose ka frikë ta pranoj realitetin e ngjarjeve në sfidat e periudhës së luftës dhe pas saj”…

Këtu, shihet se publiku kosovar, apo me mirë me thënë “personazhët e prekur nga ky skeç i realizuar nga stupcat, humorist, artist dhe sugjerues të gjykimit të së keqes përmes llojit të artit dramatik, arritën kritikon dhe i demaskuan anët negative në sjelljet dhe veprimet e personave të ndryshëm, figurave publike dhe klasës politike qe qëndrojnë prapa të së keqes në arenën kosovare.

– Në artin aktual të realizuar nga stupcat përmes skenës, në shtetet demokratike vlerësohet dhe e ndihmojnë arritjen e luftimit të së keqes në shoqëri. Paraqitja e sendeve, e dukurive dhe e veprimeve të njerëzve në veprat letrare e artistike duke i vënë në lojë të metat dh dobësitë, shpesh nuk mbetet vetëm kënaqësi e se qeshurës, por nga njëherë bëhen edhe tema aktuale si rasti i stupcave. Humori, karikatura, piktura një artikull analitik, jepen përmes artistëve, gazetarëve, piktorëve etj., shpesh ose janë te përbuzur ose edhe janë vet artistët të varur nga politika ditore në Kosovë, me çka ma, nuk mbetet art i mirëfilltë. Këtu aq sa u pa stupcat arritën ta pasqyrojnë një realitet përmes skeçit humoristik Lufta e Kosovës, përmes personazheve “Qipsit, Smokit dhe Shtapiqit” demaskojnë dhe luftuan anët negative qe u demonstruan gjatë luftës dhe pas saj!

Kuptohet se janë artist të pa ndikuar nga strukturat politike me çka dëshmon se i dhanë një goditje të rend fraksioneve në dy oborre të UÇK-së të ndara fillimisht në UÇK dhe Fark!!! Personifikimi figurave i realizuar përmes humorit satirik “Stupcat “ arritën që të mbesin artist ma serioz ndaj ngjarjeve në Kosovë, por edhe ma gjerë në rrafshin kombëtar.
-Në Kosovë, pak kuptohet ky lloj arti, apo ta marrim për shembull karikaturën shpesh merret vetëm si një tablo qesharake, ku nuk merret me mend se përmes saj arrihen efekte shumë pozitive në skenën politike.

Diçka që e jep një paraqitje dhe pasqyre të gjallë të dukurive, të ngjarjeve e të rrethanave, me shprehje besnike ne realitetit kosovar nuk mund te merret si negative, pos nga disa protagonist me mize pas veshit mund ta cilësojnë si negative.

Ky skeç humoristik thumbues dhe kritik për një numër „komandantesh „ është një luftë kundër krimit të organizuar nën petkun e “Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”. Ushtrisë për çlirimin e atdheut që ishte gatuar brez pas brezi për t’i dal zot atdheut nga pushtuesi serb. Përmes këtyre misionarëve, kristalizohet, pastrohet dhe mbetet një ushtri e shenjtë, një ushtri me vlera, pa profitet personale, qe me veprimet e tyre e gjymtojnë vlerën e saj!!!.

Prandaj stupcat atë, po duan dhe kanë deshtë ta pastrojnë nga mikrobi i veshur me fenomenin” tradhtar, mashtrues dhe kriminel”, që vepruan në dëmin e popullit shqiptar. Stupcat, as pak nuk e kanë cenuar UÇK-në, por përkundrazi e kane rrit dhe ruajtur korrshi tradhtarëve me uniformen e Ushtrisë sonë të lavdishme për përfitime personale??? Është shumë e rrugës qe elita politike duhet të ndërgjegjësohet dhe të ndajnë shapin nga sheqeri, për ta eliminuar të keqen, qe qëndroj në krye të mediave, kapitalit, ekonomisë, kulturës dhe vlerave kombëtare qe 16 vite, duke e bëre analfabetin, të pa shkolluarin, të paditurin Intelektual, doktor, politikan, krijues dhe akademik!!!??…

– Pa dyshim, pas kësaj qëndron argumenti ,fakti dhe arsyeja në përshkallëzimin e krizës së gjendjes politike, ekonomike, kulturore dhe kombëtar. Për krejt në fund arti i stupcave në rastin konkret, le të mbetet si mesazhi ma i mirë i kurorëzimit për një qëllimi dhe një mendje me një vizion dhe ide me një strategji dhe synim, me një vullnet dhe harmoni, e të gjitha forcave politike, intelektuale të krijuesve, artistëve, biznesmenëve dhe e gjithë spektrit në elitën e kombit të bashkohen rreth flamurit, kombit dhe gjuhës me qellim qe të luftohen komandantët e vetëshpallur, demagoget, kriminelet, bandat e ndryshme që ujin e qojnë në mullirin e armiqve tanë. T’i rrekemi ndërtimit të shtetit me një synim dhe lufte te përbashkët kundër keqbërëseve me veprime destruktive dhe tradhtareve të vendit. Atdheu ju tirret, jemi në rrugë të synimeve tona prandaj bashkohuni, veproni dhe punoni ne te mirën e tij.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here