Studentja që goditi Ramën me vezë: Do ta bëja prapë, më duhen 1 mijë kokrra

0
515

voal.ch | 14 maj 2016

Liri Kuçi

Liri Kuçi, vajza që u bë e njohur pasi goditi me vezë kryeministrin e vendit Edi Rama ka ‘shpërthyer’ në një postim në profilin e saj në FB, duke shkuar se tani ka 1 mijë arsye për ta goditur prapë, e për këtë i duhen 1 mijë vezë.


Statusi i saj në FB

Nuk pendohem: Ramën do ta godisja përsëri

Kështu pra, unë bashkë me shoqet e mia…, goditëm në drejtim të kryeministrit me vezë. Paskëtaj edhe pse e dhunuar prej kostumzinjve kryeministrorë, edhe pse përqeshur si pulë që kakaris, e tanimë edhe pse si e përndjekur penalisht me çështje të hapur në gjykatë, unë nuk pendohem që veza e hedhur në drejtim të tij doja që t’i prekte egon prej lartmadh’nie pikërisht atje ku ai mendonte se mund të vendosë me dorë të lirë.

Në mungesë të arsyes e ndërgjegjjes së tij, unë nuk pendohem as që doja që veza t’i njolloste kostumin e kushtueshëm me të cilin kapardisej katedrës ku jepte leksion për biznesin e shëndetshëm privat. Nuk mund kurrsesi të pendohem as përballë gjatësisë e hijes së tij të parfumosur me arrogancë, që burracakërisht iu fsheh thirrjeve tona, duke u tërhequr me bisht ndër shalë drejt strehëzës së vet me katër rrota.

Do ta godisja sërish kryeministrin, që të mos jetë pasurimi i një grushti përtacësh qëllimi dhe fundi i shoqërisë sonë, e që arsimi të mos kthehej në një marrëzi të padobishme dhe të shtrenjtë, të konsumueshme veç prej këtyre përtacëve pasanikë. Nëse pata njëmijë arsye për ta qëlluar me një vezë, tash do të doja një mijë vezë për ta goditur për secilën arsye!

Shënim: Një vajzë e bukur si drita, me vetëdije e kaq kurajo të lartë civile, pavarësisht shtysave, meriton vetëm respekt! /AÇ

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here