SONTE TË QAVA JETË

0
699

Agim Desku

Sonte të qava jetë Përse më ikën pa më pytur fare Puthjen për ndërrimin e motmoteve Ma ke lënë pengë të jetës. E luta Hënën të ma merr,por ishte e zënë Me yjet që ziheshin nga dashuritë e vjetra. Askush nuk ma mori përpos trëndafilit Dielli më fali pak ngrohje në këtë natë acarësh Kishte frikë të mos më thahej puthja e jetës. Sonte qava dhe nuk dija nga cilët binarë të ecja Jetën e solla deri këtu, e shndërrova të tërën në varg yjesh Tani si të nisëm dhe ku më mbaron udha e jetës sime Në cilin yll ta shkruaj prap fatin tim, si fat atdheu. Sonte e dini edhe përse qava me shumë së për jetën Për fjalën që i rrija njëmijë vjet besnik hyjnive Në shpirt e rujta më shumë së vetën, më shumë së të vërtetën.

Sonte kur ngritim gotën në zero dymbëdhjetë i kërkova fjalës kurrë mos të ma ndanë në dysh jetën Mos më rri me djajtë kur ke yjet dhe vet të vëretën. Sote qava yjet e mbrëmjes tek sa zbritnin bashkë me dritën e Diellit Më erdhen mu në vargun që e rujta një jetë të tërë kujtimesh E diela do të më zbardhë pa dhembjet që jetuam sëbashku. Njëmijë vjet paskam jetue të ndarë unë e atdheu me yjet. Nuk e di për këta shekuj çfarë kam bërë për ty atdhe Po, nuk e kam harrue fjalën si fjalë e vetme e jetës sime Vetëm me të u mora dhe krijova legjendën mbi Të Bukurën e Detit Me Bajlozët më duhej të luftoja dhemb me dhemb deri në fitore a vdekje, për mua njjëjtë ishtë vdekja për Detin. Më 31 Dhjetor 2016, ora 12:00

PSE JE POET

Pse je poet e pyeta poetin
Pyeti yjet pse natën shndërrisin.
E pyeta pse e do fjalën me shumë së vetën
Sepse në të e gjej jetën dhe të vërtetën.
Poetin e pyeta edhe pse e do Diellin
Pyete më tha tokën dhe trëndafilin.
E pyeta edhe pse nuk vdes poeti.
Më tha,për mua falin buzëqeshje
Zjogjët ngado që fluturojnë të lirë
Njerëzit ma falin sëcilën ëndërr atdheu.
Pse je poet e pyeta Fishtën,Lasgushin
Serëmben,Heminguejn e shumë yje numërova
Diellin nuk e harrova ta vëjë në fenerin e Homerit
As Zoti nuk vdes kurrë para poetit.

MOS VDIS POET

Nepër flakë zjarri
E dua ecjen e poetit.
Nepër sytë e mi
E dua si lotë gëzimi
E dhembjesh.
As Hëna nuk e ka buzëqeshjen
E poetit
Shërimin e sëcilës plagë
Vetëm ai di të ma shëroj.
Mos vdis kurrë poet
Nëse duhet vdekur
Vdekësha unë për ty
Jeto për jetën time të shtrenjtë.
M῾i shpalos dhembjet e atdheut
Shëro atë që shërohet.
Zotin e kam dëshmitar
Që ti poet kurrë nuk vdes.
Nuk ka faj zhdukja e poetit
Ndoshta unë jam mëkatar i tij
Që nuk di ta ruaj si sytë e ballit
Apo ndonjëherë djajtë ma rrëmbejnë.
Çfarë më thua, ku ta gjëj jetën e tij
E di,në dritën e Diellit dhe në sytë e tij
Pranë yjeve aty ku jetën kalon me hyjnitë
Në sëcilën fjalë të bukur e gjëj,aty ku janë liritë.
Mos vdis poet në emër të shpirtërave të shenjtë
Nëse duhet vdekur, njëqind herë vdekësha unë për poetin.

30 Dhjetor 2016 AGIM DESKU

Dergoi per publikim: Gjin Musa, gazetar

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here