Sokol Balla skandaloz me veprime antikosovare!

0
486

Shkruan Asllan Dibrani

Asnjëherë nuk më ka lënë përshtypje si gazetar Sokol Balla, pikërisht duke i parë te metat e tij nga oborri komunist qe u rrit dhe u frymëzuar. Andaj edhe publicistika e tij është ashtu e tillë, që ma së paku ju pëlqen shqiptarëve e pikërisht Kosovës.

Gazetarët arrogant të pa cipë, të pa formuar mirë më kanë irrituar gjithmonë duke më shqetësuar deri në atë masë që të reagoj publikisht kundër tyre ,prandaj edhe ky tipi me paraqitjen e tij, të fundit me një akt antikosovar, përmes televizioni shqiptar “Top Channel” ka nxitur shumë reagime negative, pasi në hartën e “Gadishullit Ballkanik” gjatë transmetimit të motit e ka kthyer Kosovën në kufijtë brenda Serbisë Aty, në hartën e Evropës, nuk figuronte fare Kosova, por vetëm territori që e synon Serbia për vete bashkë me Kosovën, e që e mbajti me të pa drejtë nën sundimin e vet që 100 vite, kur dihet sllavet e Sokol Ballos janë ardhacak në tokat tona!!!

– Është tepër një ironi skandaloze nga një tip matrapazi qe, nga një kënd i vockël informativ donë ta zhbëjë Kosovën nga hata e vet shekullore!!! Sokol Balla i veshur me petkun e sllavo-shovenizmit serb përpiqet që t’a anuloj “Pavarësinë e Kosovës” edhe se e kanë njohur mbi 100 shtete nga Bota!?. Shfaqjet e tij skandaloze dhe kontraverze me Kosovën dhe për Kosovën, nuk janë të reja, as nuk është rasti i pare i tij?.

Citojmë deklaratën e tij nga një artikull i shkruar me titull “Pasojat e një precedenti” te datës 27 Korrik 2010, në revistën “MAPO” ku thekson mesa vijon:

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë mori një vendim të rëndësishëm këtë javë, duke e quajtur legal dhe të justifikuar aktin e shpalljes në mënyrë të njëanshme të pavarësisë së Kosovës në shkurt të vitit 2008
– Këta rreshta japin mjaft dëshmi, që ky është një pjellë antikosovare dhe antikombëtare !!!

Me këtë akt skandaloz, ky ka shkel në aspiratat e shqiptarëve, brez pas brezi. Manipulimi i tij dhe paraqitja e tij kundër “Pavarësisë së Kosovës” dhe lënien e Kosovës nën hartën serbe, jepet që ta kuptojmë, se është një shqipfolës me një qëndrim proserb. Fort mirë e dimë, ne kosovarët se çdo të thotë çizmja serbe. Nuk do të lejojmë që mbeturinat e tilla të ngrenë zërin në kurrizin e Kosovës, as të kombit shqiptar, kur dihen sakrificat dhe vlerat e Kosovës në thesarin kombëtar dhe historia e saj.

Ky pseudogazetar shprehet ma tutje si ma poshtë, po në të njëjtin artikull citojmë:
Duhet të kemi kujdes se gjithsesi harta e Ballkanit, përderisa vendet e tij nuk janë integruar të gjitha në BE, duket nuk ka përfunduar akoma dhe hijet e ndryshimit të kufijve do të qëndrojnë aty, jo si fantazma të së shkuarës por si paralajmërime të së tashmes

– Edhe kjo thënie është argument i fuqishëm, se ky tip sharlatani, këtë skandal me hartën e Kosovës nuk e ka bere rastësisht, por ka vepruar me paramendim dhe si të tillë e gjykojmë dhe kërkojmë përgjegjësi nga vet stafi i TV-së, “Top Channel” në Shqipëri, po ashtu edhe nga vet shteti shqiptar që të distancohet nga pseudo gazetar të tillë, që kundërmojnë aromë sllavizmi dhe antivlera në cilësinë e sahanlëpirësve dhe shërbëtor për interesa të shteteve të huaja… Kosova zyrtarisht duhet t’i kërkojnë përgjegjësi, Shqipërisë, po edhe TV“Top Channel” ta marr një dënim të merituar dhe largim e këtij maskarai sa ma parë nga vendi i punës.

Këtë duhet gjykuar !Ky tip matrapazi dhe shumë pseudo gazetarë në Shqipëri duhet t’i ndëshkojmë me rastin dhe paraqitjen e tyre antikosovare.

Të apostrofuarit si Sokol Balla me veprimtari antikombetare e bëjnë në cilësinë e debilve, bashibozukëve, mercenarëve dhe bashkëpunëtoreve për interesa të huaja, duke derdhur vrer kundër historisë së lavdishme shqiptare, kundër kulturës sonë dhe vlerave të artit dhe shkencës.

Këta njerëz të dyshimtë, po edhe me gjak të përzier me të lartpërmendurit që ishin si okupator në trojet tona duan t’i rrënojnë edhe themelet e këtij kombi, duke prekur veprat ma të vlefshme, qe me gjak dhe sakrifica i krijoj ky popull liridashës. Këta mercenarë të dashuruar në ish pushtuesit tanë, fyejnë, shajnë, degradojnë dhe cenojnë edhe figurat tona ma me vlerë, po ashtu edhe identitetin tonë kombëtar. Duhet mbështetur faktori intelektual e njerëzor shqiptar. Populli ynë ka gazetarë të guximshëm e profesionale, ka kapital e resurse njerëzore, andaj këtyre kuadrove duhet tu epet hapësirë për te shkrire potencialin e tyre në dobi të shoqërisë dhe kombit tonë, me një qëllim qe ti demaskojmë gazetarët e tip Sokol Balles dhe të tjerëve me qëndrime kontraverze dhe antikombëtare.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here