Skenderbeu jeton dhe Sot

0
273

Skender Jashari *)

Si sot, më 17 janar 1468 në Lezhë, në moshën 63 vjeçare, kaloi në amshim, por për të mos vdekur kurrë, në Shpirtin dhe Zemrën e Kombit tonë, por dhe të mbarë njerëzimit liridashës!

Janë bë 549 vite më parë, që mbetëm pa: Shqiptarin e Vërtetë, Burrështetasin, Komandantin, Diplomatin, Profetin dhe Shenjtin më të madh Shqiptarë.

Gjergj Kastrioti, u bë Shembulli i luftëtarit më të mirë që ka njohur njerëzimi.
Edhe sot, për ne Shqiptarët, mbetet figura më e Shenjtë, që si fëmijë rritemi me kujtimin e tij, jetojmë dhe duam ta ndjekim Rrugën e tij-Bashkimin e Atdheut. Gjergj Kastrioti realizoi bashkimin e parë të shqiptarëve në Lidhjen e Lezhës, guri i parë drejt krijimit të Shtetit të Pavarur.

Ushtarët osman eshtrat e tij i bënë “hajmali”( për t’i sjell fat në luftë), sipas ushtarve osman, derisa luftonte ai( Gjergj Kastrioti), kishte aftësinë e Bilokacionit( në dy vende në të njejtën kohë)-asgjë nga Shpata e tij nuk i shpëtonte!
Bota perëndimore e personifikoi që në kohën sa ishte gjallë, si penguesin kryesor që Perandoria Osmane të mos arrijë të hyjë në Europë, si dhe si modelin e të Krishterit shembull për të rezistu pushtimit Osman-islam!

Gjergj Kastrioti-Skenderbeu, i lindur më 6 maj 1405, që u mor peng nga pushtuesi osman, që në moshë 6, 9, 11, 19 vjeçare etj( sipas burimeve të ndryshme historike, ndryshojnë dhe datat), duke mbaru shkollimin ushtarak, përmes së cilës arriti deri në hierarki të larta ushtarake Osmane, duke u dallu gjithëherë nëpër fushëbeteja!

Gjergj Kastrioti, shërbeu në Perandorinë Osmane në vitet 1423 deri kur më 3 nëntor 1443, ku nga beteja e Nishit, u kthy me 300 kalorës Shqiptarë, për t’i shërby Atdheut tone- e për t’a bë Shqipërinë e Bashkuar! Skenderbeu, gëzoi titullin e Zotit të Shqipërisë, Mbret i Shqipërisë dhe Maqedonisë, Epirit etj e deri edhe si Atlet i Krishtit dhe jo vetëm kaq! Derisa në vitin 1463, u kurorëzu si Komandanti Suprem i Kryqëzatës Anti-osmane, të cilën e emëroi Papa Piu II, por që kjo aleancë nuk qe jetëgjatë!

Lugina e Preshevës, me krenari kujton që Mbreti ynë, Burrështetasi ynë, Komandanti ynë, Profeti dhe Shenjti ynë, kaloi nëpër këtë pjesë të Trollit Arbëror!

Me kthimin e tij, duke marr kështjellat e Krujës, pastaj edhe të Sopotnicës-“Svetigradit” dhe Modricës, e në vazhdimsi duke mbrojtur suksesshëm gjitha trojet Shqiptare, madje edhe më gjerë, duke i ardhur në ndihmë, si aleat edhe princit Huniad, Venedikut, Papatit, Napolit etj, në luftë si kundër Perandorisë Osmane ashtu dhe kundër armiqëve të aleatëve!

Gjergj Kastrioti më 2 mars 1444 në Lezhë, bashkoi fiset Shqiptare, të njohur si Besëlidhja e Lezhës1) – që edhe në ditët e sotme mbetet inspirim për ne Shqiptarët dhe Bashkimin e Shqipërisë!

Për 25 vjet, nga 1443-1468, luftoi duke komandu ushtrinë e Lavdishme Shqiptare që nuk kishte kurrë mbi 10.000 ushtar të rregullt, e veçmas Gardën e tij deri në 5000 mijë ushtar( që për kohën e tërë bota i admironte për përgatitjen dhe profesionalizmin e tyre), duke fitu kundër ushtrive osmane që varionin në numër nga 100.000 deri në 250.000 ushtar, pos saj edhe të furnizuar me armë dhe paisje të kohës.2)

Duke fillu nga beteja e parë e Torviollit më 29 qershor 1444 (ku disa mijra ushtar osman u vranë), të pasuar nga Betejat tjera të lavdishme si: Beteja e Parë e Mokrës, Beteja e Otonetës, Beteja e Parë e Oranikut, Beteja e “Svetigradit”, Rrethimi i Parë i Krujës, Beteja e Modricës, Beteja e Parë e Meçadit, Beteja e Pollogut, Rrethimi i Beratit, Beteja e Dytë e Oranikut, Beteja e Albulenës, Beteja e Dytë e Mokrës, Ekspedita nëpër Maqedoni e më gjerë, Beteja e Ohrit, Beteja e Parë e Vaikalit, Beteja e Dytë e Meçadit, Beteja e Dytë e Vaikalit, Beteja e Kasharit, Rrethimi i Dytë i Krujës, Rrethimi i Tretë i Krujës, por edhe misionet ushtarake në Napoli, Lufta kundër Venedikut, por edhe nëpër vende të tjera të Ballkanit( në ndihmë të Huniadit, kundër sllavëve-Serbisë etj).

Pra Shqiptarët në kohën e Lavdishme, të Gjergj Kastriotit, arritën të luftonin:
1. Kundër superfuqisë së kohës Perandorinë Osmane, që çdo kë tjetër e kishte mposhtur-por jo Shqipërinë;
2. Kundër Venedikut, po ashtu një fuqi e madhe e kohës, madje paralelisht i fitoi betejat si kundër Venedikasve dhe Osmanve;
3. Luftimet në Napoli, kundër armiqëve të aleatit të tij;
4. Luftoi kundër sllavëve( Serbisë, që nuk ekzistonte si nacionalitet i ndarë!).

Vlen të theksohet që sulltani i cili mposhti tërë Europën, duke pushtu Konstantinopojën në maj 1453, u gjunjëzu në pushtimin e Trojeve Shqiptare, njejtë po ashtu edhe sulltani Mehmeti II përgatitej për të kalu Otrantin për të zbarku në Itali, për t’a bë Vatikanin seli të Islamit dhe të tij (si i pari i Fesë Islame), dështoi edhe në Rrethimin e II të Krujës-e që Europa shpëtoi nga Lufta Heroike e Kombit Shqiptarë!

Asnjë Shqiptarë dhe Luftëtarë Shqiptarë kurrë nuk e harroi këtë Simbol që Identifikon Kombin, Atdheun tonë- gjithëmonë do na prijë Gjergj Kastrioti, si në Paqe e si në Luftë!

Pas kalimit në amshim të Gjergj Kastriotit, Luftarët Shqiptarë, mbetën jetim, pa krahun e atij që fitonte çdo betejë- por vazhduan ende rrugën e tij! Masivisht ikën për në Italinë Jugore, Venedik etj, prej nga edhe sot kemi vllezërit tonë Arbreshë!

Më vitin 1474, sulltan Mehmeti II, rrethoi Krujën, Shkodrën, por dështoi, sepse Luftarët Shqiptarë, ishin shembullorët më të mirë të figurës së Gjergj Kastriotit. Pas dy vitesh, 1476 sërish i kthehet Perandoria Osmane Trojeve tona. Edhe Venediku ndihmoi Shqiptarët, sa që u kriju më 1477 një ushtri e përbashkët Shqiptaro-venedikase, që e sulmuan ushtrin Osmane, duke i shkaktu dëme të mëdha, mirëpo të dhënë pas plaçkës së luftës (siç duket gabimi taktik i komandimit), bëri që të riorganizohen trupat osmane dhe të korrnin fitore nga humbja e tyre!3)

Ndërsa në pranverën e vitit 1478, trupa të freskëta osmane vërshuan mbi tokat Shqiptare, ku më 14 maj rrethuan Shkodrën, e që u përforcuan në vazhdimsi me trupa të reja të ardhura nga Stambolli( erdhi edhe sulltan Mehmeti II) por edhe bejler të tjerë të Rumelisë( Ballkanit)! Më 16 qershor 1478, pra pas dy vite rrethimi, Luftarët Shqiptarë të Kështjellës së Krujës, mbetën pa ushqime, gjë që u detyruan të dorëzoheshin, me kusht të largoheshin të lirë nga vendi!4) Osmanët nuk e mbajtën fjalën, pos venecianve, të gjithë Shqiptarët u vranë, derisa fëmijët dhe gratë e tyre u bënë skllevër.5)

Vazhdoi rrethimi i Shkodrës, e cila goditej me 10 topa të rëndë6), që për një muaj vazhdimisht kanë shkrepur projektil mbi muret e Kështjellës, duke mos theksu edhe tërë armatimin e rëndë të topave, katapultave, bombardave etj etj, që përdorën ushtritë osmane, Luftarët Shqiptarë jo vetëm të Shkodrës por edhe të rrethinave, luftonin trup me trup- duke shembëlly figurën e Gjergj Kastriotit. Perandoria Osmane, për t’a mposht Rozafën, përdori taktikën e ndërprerjes së çdo furnizimi me ushqim dhe ujë të saj, arriti të pushtoj pa rezistencën Kështjellën e Zhabjakut, zotërues i së cilës ishte Gjon Gjurashi (Cërnojeviqi7). Më 25 janar 1479, me marrëveshjen Venedik-Stamboll, Shkodra kalonte në duart e këtyre të fundit, kurse më 25 prill ushtritë osmane hynë në Shkodër.8)

Në çdo luftë, Shembëlltyra e Gjergj Kastriotit n’a priu në Paqe dhe Jetë, por edhe në Luftë.
Nën robërinë 550 vjeçare të Perandorisë Osmane, pas së cilës Shqiptarët formuam Shtetin Amë, në 550 vjetorin e Amshimit të Gjergj Kastriotit, uroj që të Çlirohemi Shpirtërisht nga robëria Osmane, të sjellur nga feja e këtij pushtuesi- siç edhe Gjergj Kastrioti dëshmoi, mbi çdo gjë, pozitë, pagesë, fe, kishte Atdheun! Derisa ishim dhe jemi në disa pjesë të Trojeve tona, nën robërin e Osmanve, e sllavëve( Serbë, Maqedonas, Malazias, Grek), dhe nën robërinë e Shpirtit të Lirë e të Shenjtë të Shqiptarve, nuk patëm shtet, e nuk patëm gjë!

E bekuar qoftë Shqipëria (me gjitha trojet tona)!

Më: 17.01.2017

*) Skender Jashari i burgosur politik nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit. Mbaroi master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.

Referenca:
1. Akademia Shqiptare e Shkencave, Historia e Popullit Shqiptar, Tiranw,Toena, 2002, faqe 348 dhe 370;
2. Norman Housley, The Later Crusades 1274-1580:from Lyons to Alcazar, Oxford University press, p.90
3. Akademia Shqiptare e Shkencave, Historia e Popullit Shqiptar, Tiranw,Toena, 2002, faqe 411;
4. Po aty faqe 411-412;
5. Po aty faqe 412;
6. Po aty faqe 412;
7. Po aty faqe 412;
8. Po aty faqe 413;

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here