SIMBOLE QË FLASIN…

0
514

Gjon Neçaj

Dokumentet kishtare tregojnë se dioqeza e Pultit, në të cilën bën pjesë Nikaj Merturi, themeluar në vitin 877, është nga më të vjetrat në Shqipëri.Për gati dy shekuj pultjanët përballuan trysninë asimiluese të pushtetit politik dhe kishës ortodokse serbe, duke ruajtur gjuhën, kulturën dhe fenë katolike si pjesë e rëndësishme e identitetit kombëtar.

Islamizimi i Gashit dhe i Krasniqes, në gjysmën e parë të shekullit të XVIII-të, e vuri Nikaj Merturin në ballë të luftës antiosmane për ruajtjen e autonomisë vetëqeverisëse dhe të krishtërimit në skajin verilindor të dioçezës së Pultit.
Danielo Farlati në veprën “Iliria e Shenjtë”, thotë se gjatë viteve 1690-1773 Salca, Toplana, Dushmani, Bjakja dhe gjithë fiset në Pult, besnikërisht lëvronin fenë katolike.

Kjo zonë e thellë në alpet e veriut, kurrë nuk u ndikua nga përkatësia fetare e fiseve te tjera të kthyera ne besimin musliman, por kanë jetuar në fqinjësi të mirë, kanë kryer martesa sidomos Merturi me Krasniqen, kanë shkuar historikisht për festa te njëri tjetri e në luftë për mbrojtjen e vendit kanë qënë gjithmonë një fis.Si shembuj të tolerancës fetare kujtohen ende sot miqësitë mes tyre të priftit të Rajës me hoxhën e Dushajve, mbase ky një rast unikal i bashkëveprimeve të përbashkëta me besime të ndryshme.

Në Nikaj Mertur janë kremtuar dhe vazhdojnë të kremtohen festat fetare te besimit katolik sipas shenjëtorëve të krishtërimit, të cilat janë kthyer në një traditë tashmë mbarë popullore, të cilët as në kohën e persekutimit të fesë në vitin 1967 nga sistemi komunist nuk e ndaluan kremtimin e festave fetare, e ndonëse rrënimi i kishave dhe mungesa e priftërinjve për një kohë të gjatë kishin tronditur rregullimin kishtar e shoqëror, në shpirtin e malësorërve u ruajt dhe u kultivua në breza besimi.

Në vitet e pluralimit çerekshekullor, si kudo ndodhën përmbysje të mëdha shoqërore,por në Nikaj Mertur mbei ai gen që për një gjysëm shekulli ruajti fenë dhe besimin te Zoti,paçka se persekucioni fetar ishte i egër edhe në këto vise.Krishtërimi mijëra vjeçar te banorët e këtyre maleve ishte sinonimi i simboleve të skalitura në format e kryqit, symbol i Hyit,çka shihet edhe në fotot e paraqitura.

Të dyja këto simbole ndodhen në krahinën e Nikaj Merturit,jo shumë larg njëra tjetrës. Pra mrekullia e Hyiut simbolizohet në këtë regjion katolik, duke ruajrtur krishtërimin me shekuj.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here