Shuhet analisti Andrea Stefani, vuante nga një sëmundje e rëndë

0
566

Profil/Stefani, njeriu antikonformist me pushtetet

Po shuhen fatkeqësisht një nga një disa zëra të fuqishën të gazetarisë e publicistikës shqiptare! Edhe një zë tjetër i guximshëm na la, padrejtësisht, e para kohe, pas Gilman Bakallit!/AÇ

Gazetari dhe analisti i njohur Andrea Stefani është ndarë sot nga jeta në një spital në Romë, pasi vuante prej një kohe të gjatë nga një sëmundje e rëndë.

Andrea Stefani, me një karrierë të pasur në media prej më shumë se 20 vitesh ka qenë gazetar, drejtues dhe analist në shumë gazeta dhe televizione media.

Stafi i redaksisë Shqiptarja.com i shpreh ngushëllimet familjes Stefani për ndarjen e parakohshme nga jeta të të dashurit të tyre.

Kush ishte Andrea Stefani?
Andrea Stefani punoi prej 20 vitesh në media si gazetar dhe opinionist në organe të ndryshme të shtypit dhe medias vizive shqiptare. Njihej për qëndrimet dhe pikëpamjet jo konformiste me pushtetet e radhës në Shqipëri.

Dimensionit të tij si gazetar i bashkangjitet edhe aktivizmi i theksuar veçanërisht në përpjekjet qytetare kundër korrupsionit dhe dominimit autoritarist të shtetit.

Andrea Stefani ka qenë kryeredaktori themelues i së përditshmes “Shekulli” dhe për shumë vjet drejtues i programit investigativ antikorrupsion “Hapur”. Për më shumë se 10 vjet është mjaft i pranishëm në debatet e përjavshme televizive.

Andrea Stefani është autor i librit publicistik “Albanistan”.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here