Shqiptarja Amina Nuroviq: Gjithë jetën do të luftoj për të drejtat e popullit shqiptar në Sanxhak

1
811

Revista Drini, 17 dhjetor 2016

Amina Nuroviq dhe disa shqiptare te tjere te asimiluar gjuhesisht nga Sanxhaku, krahine e dikurshme Shqiptare, tashme e i ndare prej Serbise dhe Malit te Zi, ka nje kohe qe jane mjaft aktiv ne zgjimin kulturor dhe kombetar te shqiptareve te Masbjeshkes. Megjithese perpjekjet e tyre shumekush i konsideron te vonuara pasi asimilimi eshte shtrire gjeresisht ne gjithe kete krahine fatkeqe shqiptare, perpjekjet qe kjo çeshtje te riaktulizohet jane te paepura dhe zgjojne kersherine e pergjithshme dhe solidaritetin kombetar gjithe-shqiptar.

Shqiptaret e Sanxhakut, sado qe me gjuhe tjeter pasi gjuhen e te parve i detyruan ta harrojne me dhune e terror shumeshekullor, e thone hapur, siç e thekson me se qarti Amina Nuroviq, se ajo flet me Gjuhen e Zemres per kombin e vet Shqiptar, duke mos e pranuar si gjuhe te veten Boshnjakishten qe ua imponuan, por vetem Gjuhen Shqipe te mohuar e te harruar dhe heronjt e vet kombetar, si Aqif efendi Bluten nga Gjakova, Shaban Polluzhen nga Drenica, Bislim bajgoren etj.

Perpara se te vendosja per ta intervistuar mendoja qe Amira Nuroviq eshte nje grua e pjekur, me e moçme, duke gjykuar ne baze te mendimeve te saja te formuluara per çeshtjen kombetare te kesaj pjese te harruar komebtare. Pas bisedimeve me te e kutova qe ajo ishte te thuash ende femije, nje vajze e ditur 19 vjeçare, tashme studente ne Tutin. Amira Nuroviq e udheheqe nje kryengritje kunder asimilimit dhe harreses komebtare, duke e ngritur zerin larte, fuqishem dhe me argumente se çeshtja e Sanxhakut nuk mund te harrohet dhe qe ajo nje dite do te kthehet tek trungu dhe rrenjet e veta shqiptare, qofte edhe pa e pyetur askend.

Sado qe e mbytur nen jorganin e nje perkatesie te huaj kombetare, Boshnjake, Amina dhe te tjeret si ajo nuk pranojne ne asnje menyre qe jane boshnjak pavaresisht qe se flasin Gjuhen Shqipe. Ata konsiderojne, njejtë sikurse Amira Nuroviq, qe ky eshte fillimi dhe se çeshtja e Sanxhakut Shqiptar do te aktualizohet dhe ndriçohet. Shembulli i Amina Nuroviq flet se mendja qendron ne koke e jo ne vite, andaj ta perkrahim kete Shqiptare te re, secili me mundesite e veta, qe ajo dhe te tjeret si ajo te mos ndjehen kurre te vetmuar, te lene anash, te harruar, te braktisur.

Revista Drini: Kush është Amina Nuroviq, aq e pranishme me mendimet e saja te shfaqura në rrjetet sociale, veçanarisht në Facebook, që flet me ngulm për të drejtat e mohuara të popullatës shqiptare, tashmë gjuhësisht të asimiluar në Sanxhak, të njohur nga populli shqiptar i Kosovës, si Masbjeshka. Ku jeton Amina dhe cila është prejardhja etnike e familjes së saj?

Amina Nuroviq: Une jam ish nxënëse e shkollës teknike për dizajnin e tekstilit dhe të lëkurës në Novi Pazar, drejtimi teknik xhodezije, gjeometër. Studioj në Tutin, ku jam studente e vitit të parë në fakultetin e trafikut, drejtimi inxhenier i trafikut rrugor. Si inejxhere jam marrë me aktrim dhe si e tillë kam luajtur në shtatë shfaqje, e kur isha 13 vjeçe kam shkruar tekstin për vajzën e verbër në gazetën “Softa&quot, ku është shpallur si teksti më emotiv, për të cilin kam fituar çmimin si shkrimtarja më e mirë e vitit. Une jetoj në një lagje të madhe që quhet Mur, që është 5 kilometra prej Novi Pazarit, rruga në drejtim të Ribariqit.

Familja ime rrjedh prej fisesh shqiptare, por si çdo familje tjetër ne Sanxhak, edhe familjes sime pasojat e asimilimit kan bërë që të ndjehen si Boshnjak. Familja ime deklarohet si boshnjake dhe aty une jam e vetmja prej Nuroviq, që e kam larguar atë leckë të zezë të asimilimit e që ndjehem si Shqiptare fakt që nuk e fsheh, pasi që me këtë krenohem dhe me krenari të madhe e bart qaforen me shqiponjën, simbol të shqiptarizmit rreth qafe, pavarësisht se ku gjëndem.

Dashuria që ndjej ndaj popullit tim ka filluar ndoshta para katër vitesh, kur kam filluar të dëgjoj këngë shqiptare, që të kuptoj më shumë për Masbjeshkën, Sanxhakun tim, Shqiptarët e kështu më tutje. Për gjendjen time të tashme e falenderoj Zotin, këngëtarët shqiptarë që më zgjuan, në mesin e tyre veçanërisht reperin Arian Agushi (Gold AG), i cili me këngët e veta, emocionet e veta përderisa këndon për Kosovën, për luftën, për gjendjen në të cilën gjendet Kosova, për Heronjtë e saj etj., më kthyen tek të parët e mi dhe tek çdo gjë që jam e ndjehem tash si Shqiptare.

Une nuk i jam gjunjëzuar asimilimit kurrë, këtë nuk ia kam lejuar vetës, si person që jeton me të vërtetën dhe me të drejtën, që të deklarohet Boshnjake, pasi këtë dikush krejt i parëndësishëm ma ka përcaktuar nga frika prej Serbisë dhe çetnikëve, kështu që kam vendosur të jem pa më të voglën vrarje të ndërgjegjës dhe pa pasur frikë fare kundër gjithë kësaj.

Revista Drini: Kohëve të fundit je mjaft aktive me statuset tuaja në fb, ku vazhdimisht shfaqni mendime interesante, që e zgjojnë kurreshtjen e lexuesve për mendimet e pjekura dhe për përmbajtjen. Shkruani për tematika historike të kombit shqiptar në përgjithësi, e veçanërisht për Sanxhakun e sanxhakasit dhe përpjekjet shumeshekullore të kësaj populate shqiptare, për të mbijetuar varfërinë dhe dhunën pushtuese. Në kontekst të kësaj e përmendni shpesh Aqif efendi Bluten nga Gjakova, Shaban Polluzhen, Bislim Bajgoren etj., në kohën kur shumëkush ka menduar që kjo është histori e harruar, nuk kujtohet më…

Amina Nuroviq: Facebook për mua ka domethënje të madhe, pasi permes këtij rrjeti social përpiqem ta vetëdijësoj popullin e Masbjeshkës, Sanxhakun, Shqiptarët e dikurshëm e Boshnjakët e sotshëm, që tua hapi sytë e të përpiqem t’i bindi që ne nuk jemi Boshnjak, që ne s’kemi qenë kurrë të tillë, por që të gjithë ne nga rajoni i Masbjeshkës në historinë tonë shumëshekullore jemi vetëm shqiptarë. Pjekuria dhe guximi mua me vije nga zemra ime, nga dashuria dhe respekti im tepër i madh për popullin tim nga viset e Kosovës që janë meritor që ne sot jemi gjallë e ne vendin tonë ne Sanxhak. Se po të mos ishte Aqif effendi Bluta, Trimi nga Drenica Shaban Polluzha, Bislim Bajgora e ata luftetare te shumtë shqiptarë, që na mbrojtën duke i dhënë jetërat e tyre te shtrenjta për ne, që të na shpëtonin nga çetnikët dhe thikat e tyre, që nuk kursenin as fëmijët në djep, sot qyteti im do të quhej Novi Arandjelovac e jo Novi Pazar.

Vëllezërit tanë Shqiptare na kan lënë borxh për jetë të jetëve, por pak kush e din këtë, pasi asimilimi i zi i ka vrarë për gjithë jetën. Shqiptarët ekzistojnë ne Sanxhak, une jam Shqiptare, nesër fëmijët e mi do të ndihen shqiptarë, do të mësojnë Shqip, ndërsa une nuk do të qetësohem kurrë. përderisa ta shoh Flamurin Kombëtar Shqiptar se si valëvitet në Novi Pazar, Tregun e Ri. E dij që duhen shumë vite për me ardhë deri tek ajo ditë, por këtë do ta realizojmë nëse është e nevojshme edhe me force, në mënyrë që të gjithë Shqiptarët e asimiluar t’i kthejmë pa i pyetur kah rrënjët e veta, pasi e vërteta herdokurë del në dritë, ajo fiton gjithmonë.

Revista Drini: Ti përpiqesh tepër shumë për vetëdijësimin e popullates Shqiptare në Masbjeshkë, Sanxhak. Të pyes : A je e vetme në këtë përpjekje titanike, apo ka edhe shqiptarë e shqiptare të tjera krah teje, te cilët përpiqen po ashtu për zgjimin nga asimilimi i rëndë i banorëve të Masbjeshkës gjuhësisht të asimiluar, të cilët tashmë e flasin të ashtuquajturën gjuhën Boshnjake ?

Amina Nuroviq: Natyrisht që ka edhe të tjerë, por si femër une jam e vetme ne Sanxhak, une jam e vetmja prej të rinjve që e ka bërë gjithë këtë bujë rreth lidhjes së sërishme të Sanxhakut me Kosovën dhe me Shqiptarinë në përgjithësi, pra une jam e vetmja prej gjeneratave te reja që shkruan tekste në këtë frymë, e vetmja që përpiqet në drejtimin që popullata e Sanxhakut t’u kthehet rrënjëve, të kthehet në familjen e vet, tek motrat dhe vëllezërit e vet, pasi ne u takojmë vetëm atyre e jo Bosnjes e Boshnjakëve.

Revista Drini: Je një shembull interesant, nje shembull i jashtëzakonshëm që tregon se çka në të vërtetë do të thotë ndjenja e përkatësisë së caktuar kombëtare. Megjithëse nuk e flet Gjuhën Shqipe, gjuhën e popullit që i përket, ti flet qartë, zëshëm dhe me mençuri ME GJUHEN E ZEMRES, me gjuhën e të parëve tuaj, me gjuhën e gjyshërve e stërgjyshërve që ruhet në zemrën tënde… Si mendon që të tjerët e shikojnë përpjekjen tënde, ne veçanti të rinjtë e të rejat e Sanxhakut me prejardhje Shqiptare, kur ti shkruan kaq shumë, komenton aq shumë, thërret me aq forcë e vendosmëri ?

Amina Nuroviq: Në jetë nuk është aq me rëndësi se cilën gjuhë e flet, pasi është më me rëndësi se cilën gjuhë ta flet zemra jote, e në këtë rast zemra ime mjaft mire e flet Guhën Shqipe. Une sa here e shkruaj një tekst më duhet ta përmendi emrin e Aqif efendi Blutës dhe Shaban Polluzhës, megjithëse shumë shqiptarë të tjerë kan qenë në mbrojtjen e Sanxhakut, megjithatë këta të dy më janë më të dashurit, kështu që Zoti i madh dhe këta të dy janë më meritorët që ne jemi gjallë në këto hapësira, pasi qëllimi çetnik ka qenë që frymë Shqiptare të mos mbetët në këto vende.

Çetnikët kishin vendosur që as fëmijët në djep të mos i kursenin por t’i prisnin, por duke iu falënderuar vëllezërve të mi, Heroit tone Shaban Polluzha, i cili i solli luftëtarët e vet trima (Une kur flas për këtë ngjarje historike rrënqethem e tëra dhe lotët më rrjedhin nga dashuria dhe nderimi ndaj këtij Njeriu), njeriut që nuk i ka kursyer luftëtarët e vet trima, as municionin luftarak, pasi qëllimi i tij ka qenë mbrojtja e Novi Pazarit.

Në luftën e fundit që ndodhi në Kosovë, më i dashuri im është Adem Jashari, njeriu për të cilin më dhemb shpirti, sa here që dikush ma përmend. Nuk kam fuqi ta vizitoj Qendrën Memoriale në Drenicë, pasi e di që aty do të shpërtheja në lot nga dhimbja që ndjej, se është shumë rëndë që njeriun që e do dhe e nderon, ta shohësh në varr, apo kur ta shohësh shtëpinë e tij dhe gjithë atë terror e masakër, që çetnikët e kanë bërë ndaj tyre. Nesër fëmijët e mi do t’i mësoj për heroizmin e Adem Jasharit, njeriut që e dua me gjithë zemrën time. Disa njerëz atë që e bëj une e shikojnë si veprim të një të marre, që sipas tyre, une bëjë marrëzira, por unë vetë e kqyri punën time dhe mendimet e të pafytyrëve dhe të marrëve as që më kan interesuar, e as që do të më interesojnë ndonjëhere.

Revista Drini: Si shikojnë në atë që e bën ti dhe të tjerët, ata që njihen si intelektualët e Sanxhakut ?

Amina Nuroviq: Nuk e dij se çka mendojnë ata por përderisa deklarohen si boshnjakë, mendoj që mua më shikojnë si armike. Por, ata për mua nuk mund të jenë intelektualë, por njerëz që janë fajtorë për gjendjen në Sanxhak sot.

Revista Drini: Prej nga dhe në çfarë faktesh historike e gjithë popullata e Sanxhakut sot quhet boshnjake ?

Amina Nuroviq: Nuk kanë asnjë fakt historik dhe asnjë histori përveç nëse marrin histori te shpifura nga Bosnja, por edhe nëse kane huazuar histori të tilla prej atje, kanë marrë diçka të pakët por atyre është vështirë t’u shpjegohet, që ne nuk kemi asgjë me Bosnjën dhe as me emrin Bosnja. Emërtimin e ashtuquajtur nacional që na e mveshën si Boshnjaci, neve dikush na e imponoj ne vitin 1993 nga frika prej Serbisë.

Revista Drini: Si gazetar reporter i Gazetës Rilindja, ne fillim te viteve të 90 isha i pranishëm në një tubim të ashtuquajtur simpozium shkencor ne Novi Pazar, ku elita e intelektualëve të atyshëm pak pa përfunduar lufta ne Bosnjë, vendosën nën udhëheqjen e Shefket Krcicit, Riza Grudes, dhe te tjereve me mbiemra fisesh shqiptare, që nga ajo kohë të quheshin boshnjakë. Si shqiptare e re nga Sanxhaku, si e shikon gjithë këtë tash ?

Amina Nuroviq: Ta them të drejtën ky është krimi dhe marrëzia më e madhe, që dikush ka mundur ta bënte ndonjëhere, pasi, së pari kanë ndikuar në asimilimin e mëtejshëm, asimilimin që i ka shkatërruar njerëzit në gjithë Sanxhakun, duke i quajtur me emrin që atyre nuk u ka takuar, emër që e morën nga Boshnjakët dhe neve na vranë pa luftë, pa pushkë dhe pa tanke!

Revista Drini: Keni plane të tjera përpos atyre që i shfaqni në fb, për shembull planifikoni, që t’i kërkoni të drejtat tuaja legjitime, bazuar ne të drejtat e përcaktuara në Kushtetutën e Serbisë, apo atë te Malit të Zi, që u garantohen pakicave kombëtare ?

Amina Nuroviq: Natyrisht që e mendojmë një gjë të tillë…

Revista Drini: Por, a keni menduar për të drejtat që i kanë serbët në Kosovë, pavarësisht që një pjesë e tyre tregohen jolojal ndaj shtetit të Kosovës ?

Amina Nuroviq: Nuk mund ta kuptoj se si në përgjithësi ajo popullatë atje mund të fitojë të drejta, pas gjithë asaj që e kan bërë gjat kohës së luftës, pasi të gjithë e dijmë mirë se kush e shkaktoj luftën dhe çfarë qëllimesh kishin.

Revista Drini: Ti e propagandon të vërtetën për popullin tënd përmes shkrimeve të vazhdueshme ne fb. Keni menduar që në të ardhmen të kërkoni të drejtën legjitime për informim në Sanxhak, që të keni për shembull radio në Gjuhën Shqipe në Radio Rozhajë dhe Radio Novi Pazar ?

Amina Nuroviq: Kjo do të na ndihmonte në çdo aspekt. Këto janë të drejta, që na takojnë dhe këto të drejta askush nuk mundet me na i mohue, as të na i ndalojë, pasi ne e kemi historinë tonë, sado të mohuar. Une e flas të vërtetën, megjithëse e vërteta që e flas dikujt mund ti dhembë…

Revista Drini: Si i shikoni kontaktet e ardhshme dhe bashkëpunimin në mes të rinjve dhe studentëve të Masbjeshkës, Sanxhakut, me rininë studentore dhe institucionet arsimore të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë ?

Amina Nuroviq: Ky bashkëpunim është i domosdoshëm, madje e konsideroj tepër të vonuar. Bashkëpunimi i tillë do të ndikonte, që rinia e Sanxhakut t’u kthehet rrënjve të veta historike, si pjese përbërëse e kombit shqiptar.

Intervistoi: Gjergj Bajram Kabashi

1 KOMENT

  1. SHQIPTART POSU KTHYEN TA MBROJN KULTUREN E GJUHEN VESHEN KOMBTARE FLAMURIN ME INDITETIN E ORIGJIS S,PARVE TYRE,ILIR PARA KONVERTIMIT ISLAMIK. SMENDO SE DOTE MUJME TE BASHKOHNA,SE NA PO REALIZOJM TE HUEJEN E JO TONEN,PO TE ATYRE QE NUK LAN GJA PA BA NE NE,DJE EDHE SOTE,TYRPE PERNE BOTA QESHET DHE LUHET MENE.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here