Shqiptarët në Maqedoni, po shiten e blihen!

1
387

Nga Gani Mehmetajinaonline09/09/2016

Që t’i nxjerrim shqiptarët e Maqedonisë nga bataku nuk mjafton t’i ndihmosh vetëm në kohë vërshimesh, por duhet t’u japim dorë që t’i shpëtojmë nga turqizimi e rislamizimi.

Në Maqedoni gjendja është më e rëndë, lufta më e egër, sepse janë mbi një milion shqiptarë, për të cilët Maqedonia e Turqia kanë program shkombëtarizimi. Tirana e Prishtina i braktisën, i lanë jetimë, kështu që turma e pa tru iu ngjitën shtetarëve të huaj, që vetëm fatkeqësi do t’u sjellin. Turqia me ndihmën e Maqedonisë po përdorin metodën e blerjes së kombësisë: një pjesë e shqiptarëve e shitën kombësinë, duke u deklaruar turq për ca lira turke, e disa privilegje të qeverisë maqedonase.

“Turqit” në Maqedoni janë të privilegjuar, përderisa shqiptarët janë të diskriminuar. Të privilegjuar janë edhe ata që deklarohen myslimanë maqedonas. Shqiptarët ishin të persekutuar në njëqind vjet okupimi sllav, ndërsa të deklaruarit turq i kishin të gjitha të drejtat: të drejtën e shkollimit në gjuhën turke, të drejtën e fesë etj. Ndërkaq, shqiptarëve ortodoks e atyre katolik kishat ua mori sllavi i Maqedonisë, kurse shqiptarëve myslimanë xhamitë ua ripushtoi Turqia e Arabia Saudite me hoxhallarë-jeniçerë. Më parë një pjesë jo e vogël e hoxhallarëve ishin spiunë të Jugosllavisë, që iu shitën arabëve e turqve.

Faza tjetër e shkombëtarizimit vazhdoi më ndryshimin e emrave shqiptarë me emra arabë e më mbaresa sllave. Kështu, në territorin e Shqipërisë etnike synohet të krijohet një sajesë e kombit të shpërfytyruar: nga ish shqiptarët bëhen turq agresivë e myslimanë edhe më agresivë, që e luftojnë gjenin e tyre shqiptar më keq se sa armiku më i egër. Më këtë shërbim që Ankaraja ia bën qeverisë sllave, do të marrë koncesione ekonomike e privilegje. Prandaj Turqia ka investuar vetëm në pjesën sllave të Maqedonisë, prandaj më islamizim e turqizim po i jepet goditje e pariparueshme konceptit të Shqipërisë etnike.

A do të zhbëhet qenia shqiptare në Maqedoni? Varët nga vetë shqiptarët, pjesa më e madhe e të cilëve janë për shqiptarësi, por pjesa e jeniçerëve, janë shumë agresivë. Zhbërja e qenies shqiptare do të varet edhe nga Tirana e Prishtina, sepse ka dyshime sikur elita shtetërore i ka shitur bashkëkombësit tonë. Tirana e Prishtina kanë hequr dorë tërësisht nga shqiptarët në Maqedoni, duke i lënë në (pa)mëshirën e pushtetit sllav, në egërsinë e jeniçerëve të Anadollit e beduinëve të Arabisë.

1 KOMENT

  1. Shkrim i mire. Por nje duhet te e kemi e qartë… ai qe shitet per para dhe e nderron kombin nga SHQIPTAR në Musliman… ose Turqeli… ai nuk i duhet kombit Shqiptar. I qoftë rruga e mbare ne kombin e tij te ri… Musliman ose Turk.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here