Shpalosje kujtimesh në 5 vjetorin e vdekjës të publicistit, Nazmi Lukaj

0
911

Nga Skënder MULLIQI

Janarët e acarët sikur po na përseritën. Muaji janar është muaj i tregjedive dhe krenarive kombëtare. Në këtë muaj vdiqën dhe u vranë nga pabesisht dhe tradhëtishtë shumë përsonalitete shqiptare të cilët lanë gjurmë të thella në historinë tonë. Në janar vdiq njeri ndër përsonalitet e rralla të kombit, presidenti historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova. Në janar u vranë heronjët, Smajl Hajdaraj dhe kolonel Tahir Zemaj… kësaj plejade të njerëzve eminent të kombit iu bashkangjitë edhe profesori, gazetari dhe publicisti i mirënjënjohur, Nazmi Lukaj. Është ky viti i pestë që kur iku nga kjo botë një njeri me virtyte të larta njerëzore dhe atdhetare. Iku njeriu i mprehtë i penës. Iku nga kjo botë një pulicisti i cili la gjurmë të pa shlyera në publicistikën shqiptare. Ai punoi si profesor dhe paralelisht shkroi për shumë gazeta në Kosove dhe Shqipëri.

La pas veti edhe kater libra të botuar. Vdekja ia ndau ëndrrat në mes. Ai kishte shumë plane të jetës. Së pari mendoi shumë për familjën e tij. Shumë i deshti fëmijët e vet, të cilët amanetin e babait po e realizojnë ashtu si duhet. Dinamika brenda personalitetit te tij, që shkelqeu edhe në shkrimet e tij, e pikëtoi emrin e tij si influencë të përhershme në publicistiken shqiptare. Ai kishte vlera edhe si profesor për shumë vite në gjimnazin e Pejës. Ai ishte njeri i afertë dhe zemergjerë për të gjithë. Ai shquhej me shumdimenzonalitetin e tij. Ai shprehte respektin, urtësinë dhe dashurinë për të gjithë. Me kalimin e kohës përsonaliteti i Nazmiut po merre përmasa më të mëdha, që ai i kishte më të vërtetë. Nazmiu jetoi si simbol i menqurisë dhe urtësisë dhe e gjithë kjo rrezatoi në mënyren më të fuqishme në vitet e tranzicionit të Kosovës.

Ate e shquajnë gjithashtu shkrimet guximshme. Ishte i pakomromis ndaj atyre që vranë për motive politike. Shumë herë edhe ishte kërcënuar por kurrë i pa përkulur, sepse ai besoi në të drejtën e Zotit dhe të drejtën për të cilën u angazhua gjithë jetën. Ai ishte një misionar i kohës moderne. Siguirisht së edhe ky 24 janar kur u shua jeta e Nazit, familja, shokët dhe dashamirët do ta përkujtojnë me pietet figurën e madhe të tij. Nazmiu nuk iu mundon vëtem familjës, i mungon shokëve, i mungon Kosovës. Unë nuk e harrojë mikun sepse për të më lidhin shumë kujtime, shumë përjetime të përbashkëta për 10 vite më radhë. Jeta dhe vepra sublime për atdhe dhe komb janë fanarë ndriques për shumë gjenerata. Ai është shembulli më i mirë së si duhet atdheu dhe kombi. Gjthësesi Nazmi Lukaj mbetet zë i veqant i publicistikës shqiptare.

Do të mbetet i pa harruar për shkrimet e mprehta e të qëlluara në kohë e hapësirë. Do të mbetet një zë i fuqishem i cili mori guxmin qytetarë të kundërshotoi të gjithë dukurit negative në shoqërinë tonë të re. E qëlluar ishte edhe thënja e tij ‘Rugova është truri, kurse UÇK zemra e Kosovës”. Shkrimet e tija ishin në frymën institucionaliste siq ishte edhe vet. Gjithmonë me pitet do të përkujtohet figura e Nazmi Lukes, fugura e tij e kohës moderne, pa nxitim, e matur mirë në qënësinë e një burri që vepra e tij e mban lartë. Ai qendroi stoik bindjeve që i kishte. Bisedat me te, sigurisht së ishin më taban në rrafshin intelektual të cilën bota e kulturuar e ka të zakonshme. Nazmiu la pas një moral të lartë dhe vepër të madhe, të cilin e bënë gjithmonë ate të respektuar dhe të nderuar…

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here