SHAMANI – SHËRUESI POPULLOR

0
99
Arben Çokaj

Arben Çokaj

(Tregim Kafkian)

Një gazetar lokal më tregoi një histori interesante. Duke parë radhën e njerëzve, që prisnin për takim me kryetarin, një banor i zonës i thotë: “a të kujtohet shëruesi popullor nga fshati X i Malësisë?” – dhe filloi të më tregonte historinë:

Në fshatin X, një familje kishte rënë në hall të madh. Një djalë nga familja e tyre ishte budalla dhe familja përpiqej të gjente ndonjë nga këto shëruesit popullorë, për ta shëruar…

Dhe gjetën në atë kohë dikë në Elbasan. Ai si duket i shkathët, dhe jo vetëm që e shëroi budallain, por edhe e bëri shëronjës… :p
Pas disa kohësh, ai u kthye në fshatin X dhe hapi një klinikë të shërimit popullor… Radha vuuu… nga banorët e Malësisë dhe më gjerë, edhe më shumë se për kryetarin. Njerëzit kishin halle si tani, e prisnin mos po ua zgjidhë shëronjësi…

Kur njeriu qenka në hall, nuk ditka se çfarë bën… nga s’e pret shpëtimin… Shtëpinë e parë të mirë në fshatin X, e ndërtoi pikërisht shëronjësi popullor, me paratë që fitonte nga klinika private, që kishte hapur… e njerëzit vazhduan me hallet e tyre të pazgjidhura…

SHKRUAJ NJË KOMENT