Serbia vrau dhe tentoi të vraste luftëtarë të UÇPMB-së në Kosovë

1
316

Skënder Jashari*)

Këtë fenomen, ku implikohej Serbia, e kisha pikasur nga prilli i vitit 2004, ku kisha pësu një tentim-vrasje ku implikoheshin njerëzit e saj, e që më pas do informohesha shumë më mirë, që kishte edhe disa raste të tjera, që kishin ndodhur në Republikë të Kosovës!

Me mbarimin e Luftës së UÇPMB-së, në maj 2001, Luginën e Preshevës, e riokupuan sërish forcat kolonialiste-okupuese të Serbisë, territor ky etnik Shqiptar. Në kuadër të UÇPMB-së, ishin deri 1700 luftëtarë, nga të cilët ranë Dëshmorë disa dhjetra( nuk e theksoj numrin e saktë, nga shkaku që janë përfshirë edhe disa që s’do duhej të quheshin Dëshmorë!).

Por siç kam qenë dëshmitarë okularë, në disa raste mund të dëshmojë, që Serbia disa nga Dëshmorët në Luftën e UÇPMB-së, i kishte piketu( seleksionu) që duhej të vriteshin! Madje rënija e këtyre Dëshmorëve, ka shumë dyshime, që lë të kuptohet që ishte tradhëti. Pos saj, dihet mjaftë mirë, por edhe vetë unë isha dëshmitarë që kisha pa edhe bashkëpuntorë të Serbisë, që ishin rekrutu kinse si Luftëtarë në rradhët e UÇPMB-së! Kjo gjueti ndaj Luftëtarve më të dalluar të UÇPMB-së, nuk mbaroi me mbarimin e luftës!

Serbia shpalli Amnesti më 21 maj 2001, përmes Nebojsha Çoviqit(nënkryetar i Qeverisë së Serbisë), në të cilën thuhej:” të gjithë ata të cilët i dorëzojnë armët, uniformat dhe të gjitha paisjet ushtarake që ilegalisht i posedojnë”. Akti i tillë, është miratuar edhe nga Kuvendi Federativ.

Luftëtarët më të dalluar të UÇPMB-së, që ishin nga Lugina e Preshevës, të cilët në asnjë formë nuk pranuan bashkëpunimin a nënshtrimin ndaj okupatorit, u vunë në shënjestër, andaj një pjesë e tyre kaloi në Republikë të Kosovës. Duke tentuar që me ikjen e tillë, të shpëtonin jetën e vetë, si dhe të kursenin familjarët e vetë( familjen e ngushtë), nga hakmarrja e Serbisë.

Mbi bazën e analizimit të rrethanave të akteve të kryera, mund të shohim që Serbia, sulmoi vetëm ata Luftëtarë të dalluar të UÇPMB-së, të vendosur në Republikë të Kosovës, prej të cilëve kishte mundësi që të rrezikohej shteti i tyre. Madje në jo pak raporte ndërkombtare, strategji kombtare të Qeverisë së Serbisë, akuzonin Republikën e Kosovës, si strehuese e “terroristëve Shqiptarë të Luginës!” Ndërsa nuk rrezikoi-sulmoi jetën e asnjë Luftëtari të dalluar të UÇPMB-së, që ishte vendosur në Iliridë( Maqedoni) apo në vendet e Bashkimit Europian-sepse prej tyre nuk priste të rrezikohej shteti i Serbisë!

Me siguri absolute, jo vetëm shkaku i përvojës time personale, por edhe nga analizimi i rasteve të ngjajshme( të ndodhura ndaj Luftëtarve të dalluar të UÇPMB-së), raporteve të Serbisë dhe atyre ndërkombtare të qeverisë së Serbisë( që sipër thash), territori i Kosovës mbetet vendi më i rrezikshëm në botë, vetëm për Luftëtarët e vërtetë të UÇPMB-së, që rrezikohen nga Serbia!

Nga paslufta, deri më sot, në Republikë të Kosovës, Serbia veproi aktivisht sidomos me shqipfolës si kriminel ordinerë e deri edhe me terroristë islamik( vehabi- të cilët kanë armiqësi të theksuar sidomos ndaj Luftëtarve të dalluar të UÇPMB-së), për t’i sulmu, kërcënu, deri edhe për të vrarë!

Policia, Prokuroria dhe Gjykatat vendore në Republikë të Kosovës, janë kufizu-ndalu, që të merren me hetimin e rasteve të tilla, nën klauzolën si raste të ndjeshme politikisht, e që rezervonin si kompetencë ekskluzive UNMIK-u, e pastaj edhe EULEX-i. Madje, është për të ardhur keq, pas tentim-kidnapimit që pasoi me tentim-vrasjen time të dytë më 27 maj 2009, kuptova edhe një fakt, që EULEX, kërcënonte zyrtarët vendorë( hetuesit policor), prokurorët vendorë dhe gjyqtarët vendorë, pos saj edhe institucionet tjera Qeverisëse, që të heshtnin rastet! E jo të pakta ishin raste që edhe hetues policor ( sidomos), të kërcënonin apo në mënyra më të buta, të kërkonin heshtjen apo zvarritjen e rastit.

Madje edhe për më keq, Serbia edhe në kuadër të Policisë së Kosovës, kishte arritur të fuste njerëzit e saj, e që edhe në rastet kur viktimë ishin Luftëtarët e dalluar të UÇPMB-së, në territor të Republikës së Kosovës, policët e tillë ishin çdoherë në punë( dmth veprat e tilla kriminale kryheshin në kordinim). Këta polic agjentë të Serbisë( dihen tashmë me emer e mbiemër), në rastet e tilla, vononin reagimin e policisë së Kosovës( duke dalur në vendngjarje pas 30 e deri 120 minutash), por edhe duke ndiku në provat materiale në vendin e ngjarjes e në vazhdimsi pastaj në procedimin e rastit( hetuesi policor i dirigjuar nga Serbia!)- të gjitha këto bënin që rastet e tilla të mbesnin të pazbuluara, të pahetuara dhe të pagjykuara( të gjitha rastet e tilla janë ku u viktimizun Luftëtarët e dalluar të UÇPMB-së në Republikë të Kosovës)!

Ngaqë Luftëtarët e dalluar të UÇPMB-së në Republikë të Kosovës, u vendosën kryesisht në Prishtinë, një pjesë në Gjilan, Ferizaj, Dardanë, Fushë Kosovë, vende këto ku edhe ndodhën akte e tilla.

Si rasti me pasoja më të rënda, rangohet rasti i Komandant Rrebelit( Muhamet Xhemailit), i cili gjatë Luftës së UÇPMB-së ishte Komandant i Zonës së Qarrit, e që u vra në Gjilan, më 13 korrik 2005, në ora 21:20, e që as në këtë rast nuk është vënë drejtësia në vend! E mos të flitet më për rastet tjera më të lehta, që janë tentim-vrasje, kërcënime, sulme fizike( më të rralla) etj!

Më: 19 nëntor 2016

*) Skender Jashari i burgosur politik nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është pjesë e marrur nga punimi i bërë gjatë qëndrimit në burgimin politik!
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.

1 KOMENT

  1. Skender Jashari,

    Po te informoj sepse akoma ne vitin 2016 nuk e paske kuptuar se:

    Serbia deshiron me i vra te gjithe SHQIPTARET.

    pikë.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here