Serbia terrorizon familjen Jashari të fshatit Rahovicë të komunës së Preshevës, askush nuk reagon!

0
668

Skënder Jashari

Terrori i Serbisë, mbi Shqiptarë ende nuk mbaroi, edhe pse të gjithë i kemi ende të freskët kujtimet e tilla të kohës së Millosheviqit. Për më shumë, Serbia ende vazhdon terrorin mbi familjen time të ngushtë (Jashari) të fshatit Rahovicë. Tashmë është e njohur, që Serbia brutalisht ka shantazhuar-kërcënuar edhe një pjesë të madhe të familjes së gjerë, e ca fqinjë, të cilët shkaku i frikës ndaj jetës së tyre dhe familjeve të tyre, nuk kanë arritur të qëndrojnë!

Më 28 tetor 2016, njoftohem nga disa fqinjë të mi, që disa kamionë dhe një eskavator kishte hequr gërmadhat e shtëpisë së familjes time të ngushtë, duke e fshehur kështu çdo gjurmë të terrorit të Serbisë (derisa në Gjykatën Themelore në Gjilan, prokurori i Fraksioni politik i EULEX-it, më 13 tetor 2016 ka “ndryshuar” aktakuzën, porse prapë më akuzon për të njëjtat akuza politike, e që Gjykata Supreme në lëndën PML 241/15 më kishte shpallur të pafajshëm!). Nga dëshmitë e fqinjëve, tregojnë që kamionët dhe eskavatori nuk kanë qenë nga komuna e Preshevës – sepse nuk i njohin fare!

Kjo shtëpi është demoluar disa herë: më dhjetor 2012 ishte vandalizuar-demoluar (pasiqë arrestohem më 1 korrik dhe 16 tetor 2012, nga Fraksioni politik i EULEX-it, i porositur nga Ivica Daçiqi, në Republikë të Kosovës, ku jam i strehuar si refugjat politik); më 7 korrik 2013 sërish demolohet dhe shkruhen grafite shoveniste serbe (derisa në Gjykatën Themelore në Gjilan, Fraksioni politik i EULEX-it i porositur nga Serbia, zhvillonte gjykimin politik kundër meje, si pjesë e Grupit të Dobrosinit – të Lëvizjes së Lirisë); e që më 18 dhjetor 2013 minohet e që detonohet gjatë ditës, duke shkaktu djegjen e tërësishme të kësaj shtëpie (derisa nga Gjykata Themelore në Gjilan, nga Fraksioni Politik i EULEX-it, dënohem me dënim politik, për Luftë Guerile kundër Serbisë-siç në medie e publikon EULEX).

Më 29 tetor 2016, unë Skender (Gjergj-emri i Pagëzimit) Jashari, lajmëroj Institucionet kompetente, vendore dhe ndërkombëtare në Kosovë, pastaj edhe të BE-së, por të gjithë heshtin!

Njejtë edhe Institucionet-Organizatat që në Luginë të Preshevës janë të akredituara nga Bashkimi Europian, për të mbrojtur të drejtat e Shqiptarëve, siç edhe më përpara ka ngja, plotësisht heshtin.

Kur nuk ka veprim të Institucioneve gjegjëse (që është faktori ndërkombtarë, e mos kupto institucioneve okupatore të Serbisë në Luginë, të cilët janë përgjegjëse për krimin), atëherë mbetet e drejta sublime e çdo njeriu, për t’a mbrojtur me forcat e veta të Drejtën Themelore!

Luginën e Preshevës, nuk e mbron as Zoti, pos që na mbetet t’a mbrojmë ne vetë!

Më: 23.11.2016

Figure 1. Hapësira e vizuar me katrorin e kuq, ishte vendi ku ishte e vendosur shtëpia e cila shihet edhe në foton e mëposhtme!

Figure 2. Gërmadhat e shtëpisë së minuar, e djegur nga Serbia më 18 dhjetor 2013.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here