Sali Berisha si vrasës i reagimit qytetar

0
451

Nga Mentor Kikia

Pavarësisht motivit, unë mendoj se protestat janë gjaku i një shoqërie demokratike. Një shoqëri që qëndron me duar në xhepa, edhe kur i zënë gojën dhe hundët, është e destinuar të robërohet. Dhe ne jemi shembulli i mjaftueshëm për tërë Europën në këtë drejtim.

Në Shqipëri nuk ka sindikata. Qeveritë, me radhë, i shkatërruan ato. Kryetarët i blenë, i lanë të korruptohen dhe tashmë i kanë shndërruar në makina të telekomanduara. Po ashtu u dobwsua edhe shoqëria civile, e cila ishte më e fortë kur ishte më e varfër. Protesta për armët kimike ishte një sinjal i zgjimit të shoqërisë dhe shumë vëzhgues e panë këtë me eufori.

Protesta për parkun e liqenit, ishte sërish një përpjekje e shoqërisë për të qenë aktor në qeverisje. Unë nuk dua të komentoj nëse ata kanë apo jo të drejtë, por protestën në vetvete e shikoj si një sinjal pozitiv. Por interferimi i PD-së në këtë protestë, thirrjet e Berishës për të organizuar protesta paralele apo të përbashkëta, është një sinjal i keq, shumë i keq. Më i keq se një sabotim i qëllimshëm

Cfarë i duhet opozitës të përfshihet në një protestë të njerëzve të lirë, qytetarëve të angazhuar apo jo, të organizuar apo spontanë? Ne e dimë që opozita është e etur për zhurmë dhe reagime, por në këtë mënyrë ajo vret çdo nisiativë qytetare, nuk ka rëndësi për çfarë është.

Politizimi i çdo gjëjë është një e keqe e madhe këtu. Edhe në 1 Maj atë palo protestë që bëhet, e bën opozita, edhe në 8 Mars ndonjë copë marshim grashë, e organizon sërish politika. Edhe protestat për taksat, nuk i organizojnë ata që paguajnë taksat, mentor kikia1por ata që paguhen nga taksat. Përse duhet ta dalin në podiumin e protestës së tregtarëve deputetët e PD-së?

Që në momentin kur në podiume shfaqen politikanët me mikrofon në dorë, ajo protestë ka vdekur. Nuk është më qytetare.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here