RRUGA E DUKAGJINIT FYTYRA E SHEMTUAR ANTIPOPULLORE E POLITIKES 25 VJEÇARE SHQIPTARE !

0
1256

PREL MILANI

Shkatërrimi dhe braktisja totale Dukagjinit është marrja e te gjallëve te sotëm!

Para një jave ka lindur një iniciative e re e komunitetit Dukagjinas për asfaltimin e rrugës Prekal – Breg Lumi e katandisur në një gjendje, mjerane mizerabële dhe vdekjeprurëse për zemrën e Alpeve shqiptare:
Me tepër se një iniciative vullnetare për mbledhjen e një X apo Y shume nga xhepat e shtjerrur te këtij komuniteti ishte një indicje për gjetjen e një donacioni serioz për çlirimin e kësaj krahine nga makthi i tmerrshëm i këtij ferri izolues shume shekullor.

Sa hidhet një ide, akoma pa u artikuluar qarte fillon oponenca, dyshimet, supozimet xhelozitë dhe ankesat vajtuese Perceptimi kolektiv është se me lehte kalohet ylberi e vajzat bëhen djem se mund te hapet kjo rruge e namur nga Perënditë dhe “shenjtoret” tanë te politikes.

Kjo rruge ne kohen e Partisë se Punës dihet se u hap me pune vullnetare te detyruar, jashtë çdo mundësie teknike qe kishe kjo zone, u hap me kazmë lopate, quski dhe maj. U hap pa një projekt te mirëfillte inxhinjerik por sipas dilitantëve politik. Drumi i ri që i pa pare deri atëherë ne ato male pati dhe viktima njerëzore gjate ndërtimit, por gjithsesi u be brenda një kohe rekord pasi fjala e partisë si mire si keq ishte ligje. Ramiz Alia dhe mërgata e tij e qyqeve kaluan ne heshtje memece edhe tragjedine e tmerrshme te vitit 1985 ku gjeten vdekjen 35 veta dhe po kaq u plagosen.

Pas fundit te pa lavdi te Sistemit Totalitare kjo rruge mori akoma ma tepër te teposhtën duke u shndërruar ne një shtrige qorre, gjarpërushë frikshme gjakatare e lare me gjak dhe e mallkuar me jetën afro 100 viktimave. Dukagjini duke i besuar sinqeritetit te tij, naiviteti te tij minor, ra prehe e lajkave, mashtrimeve dhe intrigave imorale dhe vakabandazhit politik duke u ç’burrëruar e vrarë veten politikisht ne mënyrën më dhimbshme.

Kam shkelë me këmbë dhe pa me sytë e mi kohet fundit te gjitha trevat veriore Shqipërisë. As kund nuk ka mrekulli te bëra nga dora e njeriut te ri socialist as demokrat, por askund nuk te sheh syri rruge me skandaloze dhe me gjendje me tmerrshme se rruga e Dukagjinit. Ne u falim te tjerëve nga 2-3 mandate dhe vetë rrimë e presim si sharovi pas hajatit se kush do na hell një mys buke. Tani qe mbetem me bark pete dhe gjithë na futen, lehim si qeni ne hanë duke pritur mrekullitë nga qelli ose mashtruesit e radhës. Dukagjini kishte dhe ka djem qe po të kishin karton e përfaqësimi do ta kishin bere me kohe dhe mund ta bëjnë përsëri ketë rrugë. Te jesh i papërfaqësuar ne as një nivel është skllavëri moderne! Të mos jesh në gjendje te vetëpërfaqësohesh është vetëvrasje. Kush vret vetin vetëm dreqi ja merr gjakun!

– Rruga e Dukagjinit është fytyra e shëmtuar antipopullore e politikes 25 vjeçare shqiptare.
Nga mungesa e kësaj rruge te asfaltuar ka ndodhur gjithë ai migracion biblik sa kanë mbirë ferrat në shumicën e vatrave qindra vjeçare te kullave te malësisë

– Nga mungesa e kësaj rruge te asfaltuar nuk ka mbetur as një shkolle funksionale, as një këmbë mësuesi as nxënësi mirëfillte.

– Nga mungesa e kësaj rruge te asfaltuar kane mbetur te gjitha arrat djerr livadhet e mrizet pa tufa bashtinat e ograjat, rrahijet e shpatinat janë mbuluar nga kanabisi prej te cilit bosët e metropoleve vjelin mishin qumështin e përsheshin ndërsa fukarenjtë leshin.

– Nga mungesa e kësaj rruge te asfaltuar varret kanë mbetur ne vetmi e gjithë Dukagjini shkretirë Shkatërrimi dhe braktisja totale është marrja e te gjallëve te sotëm te Dukagjinit! Nuk besoj se kemi zënë mend ne politike as politika nuk ka besë as moral. E pa çfarë duhet bere atëherë ?! Tani duhet t’i thërrasim virtytit me vital, bujarisë që na bën krahinën me shembullore shqipfolëse. Do pune duhen bere o mend o me takat. Përderisa nuk kemi mend duhet te heqim diçka nga kafshata jonë dhe te kontribuojmë sa te bëhemi te besueshëm për ndonjë fondacion. Nëse baballarët tanë ketë rruge e hapen me kazmë dhe paterxhana te regjur. Ne për hir te varreve të tyre te mbuluar nga fieri dhe serushkat duhet ta asfaltojmë me krahët tanë ose t’i imponohemi këtij shteti duke i kujtuar se Dukagjini është Shqipëri!

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here