“Rrethimi i Shkodrës” – “De obsidione Scodrensi”

0
601

Me 10 janar 1504 në Venedik u botua latinisht vepra e Marin Barletit, “Rrethimi i Shkodrës” – “De obsidione Scodrensi”!

Është viti 1478. Europa po sulmohet. Dhjetë vjet pas vdekjes së Skënderbeut, shqiptarët dhe venedikasit vazhdojnë t’u rezistojnë osmanëve, duke mbrojtur atdheun e tyre dhe duke i dhënë kohë Europës Perëndimore për t’u përgatitur për sulmin e pashmangshëm.

Pershtypje mbi librin!

Franz Babinger, autori i “Mehmed Pushtuesi”
Perandoria Osmane u përhap në Europën Juglindore me flamujt e islamit në horizont. Një moment kyç i këtij zgjerimi ishte rrethimi i Shkodrës nga fundi i shekullit XV. Ne do të kishim njohuri të pakta për këto ngjarje dramatike, po të mos ishte historiani Marlin Barleti. Rrëqethëse! Një burim parësor i historisë së Ballkanit.

Robert Elsie, studiues i letërsisë dhe historisë shqiptare
Shqiptarët tërhoqën forcat kryesore të Perandorisë Osmane kur ajo ishte në kulmin e fuqisë së saj dhe thyen hovin e hordhive osmane drejt Perëndimit.

Gazmend Shpuza, historian i periudhës osmane
Shkodranët ishin tigra të luftës në majat e maleve.

Kemal Pashazade, kronist osman i shekullit XV
Lufta për Shkodrën përcaktoi fatin e ardhshëm të shqiptarëve në histori. Prej këtej kuptohet se sa e rëndësishme është për historiografinë kjo vepër e historianit shkodran të asaj kohe, Marin Barleti.

Ferit Duka, profesor në Universitetin Europian të Tiranës
Kjo vepër bëri të njohur ndër shekuj dhe në të gjithë Europën luftërat e shqiptarëve kundër osmanëve. Por qëllimi i saj i parë ishte t’i ngrinte një monument Shqipërisë martire për të përjetësuar qëndresën e gjatë antiturke.

Lucia Nadin, autore e “Shqipëria e rigjetur”
Në qoftë se do të kërkohej një krijim letrar, që t’i përshtatej plotësisht shprehja “vepër monumentale”, vështirë se do të gjendej shembull më i mirë se “Rrethimi i Shkodrës“.

Ismail Kadare
Një dëshmi tërheqëse e rezistencës shqiptare kundër osmanëve mu në zemër të Europës. Mbrojtja e Shkodrës ishte po aq heroike dhe rrënqethëse sa rrethimi i njohur i Maltës. Rrëfimi i Barletit është autentik dhe mjaft i kuptueshëm.

Roger Crowley, autori i “Empire of the Sea” dhe “City of Fortune”
Lexuesve modernë të Perëndimit u drejtohet përkthimi i ri i këtij libri në anglisht duke shpresuar se historia e Shqipërisë nuk do të shihet më si e dorës së dytë dhe e vockël, por për më tepër, si historia e asaj toke që gjendet e vendosur vështirësisht mes dy botëve, një vend që luajti një rol të njëjtë me Rodosin dhe Otranton në fundin e shekullit të XV në përballjet mes osmanëve dhe Perëndimit.

David Abulafia, profesor i historisë dhe autor i “The Great Sea”
Një burim historik i rëndësishëm i Ballkanit Perëndimor gjatë Mesjetës së Vonë.

Fikret Adanir, autor dhe profesor i historisë në Universitetin Sabanci në Stamboll
“Kur lexova rrëfimin epik të Barletit, u ndjeva si Howard Carter kur hodhi sytë në varrin e mbretit Tut për herë të parë. E shkruar me mjeshtëri artistike dhe zotësi studiuesi, kjo vepër mbush një boshllëk dhe shërben si një studim i veçantë dhe i domosdoshëm në fushën e historisë së Rilindjes.

Kirstin Downey, biografe e figurave historike dhe autore e “Queen Isabella of Castille”

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here