RIKUJTIM I ATDHETARIT, FOLKLORISTIT, ETNOGRAFIT DHE SHKRIMTARIT TË SHQUAR SHQIPTAR – AT SHTJEFËN GJEÇOVI

0
254

Sot në Zym të Hasit u mbajt EDICIONI I 45-të “TAKIMET E GJEÇOVIT 2016”

Nikoqir i këtij manifetimi ishte z. Frrok Kristaj.

Të pranishëm ishin shumë mysafirë, si nxënës, studentë, profesorë, shkrimtarë e poetë, artistë e muzikantë, valltarë e instrumentistë, qytetarë dhe politikanë.
Pjesëmarrësit vinin nga të gjitha trojet e Shqipërisë Natyrale.

Organizatore e këtij manifestimi ishte Shoqata e Shkrimtarëve “Shtjefën Gjeçovi” e Zymit në bashkëpunim me DKRS të Prizrenit.
Këtë manifestim e shpalli të hapur z. Frrok Kristaj, i cili i përshëndeti pjesëmarrësit me fjalën e tij dhe shkurtimisht shpalosi një historik të këtij manifestimi, që organizohet prej vitit 1971.

Me një fjalë rasti, u ftua të paraqitet z. Enver Hoxhaj, ministër i P J i R së Kosovës, i cili theksoi se kombi ynë gjatë historisë sonë dha shumë për lirinë e tij, dhe porositi që brezat e rinj të mos e harrojnë të kaluarën tonë evropiane, të tashmen dhe të ardhmen.

Pastaj, me një fjalë të shkurtër rasti u paraqit edhe Imzot Dodë Gjergji-Ipeshkëv i Kosovës dhe pas tij u hap programi i këtij edicioni me një pjesë dramatike, kushtuar të shenjtës Nënë Terezës, nga të rinjtë e Famullisë së Prizrenit, nën udhëheqjen e Motrës Age.Dhe më pas u shfaq një valle nga anëtarët e SH E K “Katarina Josipi”.

Tani filloi Ora letrare “ANTON PASHKU”, ku me vargjet e tyre u paraqitën krijuesit letrarë:Ilire Zajmi (Prishtinë), Ramadan Mehmetaj (Prishtinë), Kujtim Morina (Tiranë), Raif Gashi (Prishtinë), Nikollë Lokaj (Tiranë), Sylë Osmanaj (Prishtinë), Adem Zaplluzha, Mark Kuzhnini (Prizren), Idriz Berisha (Klinë), Albert Markjakaj (Gjakovë), Ismet Krasniqi (Klinë), Nexhat Çoçaj (Gjonaj-Has).

Këshilli Organizativ i manifestimit në vazhdim ndau çmimet tradicionale.
Gazetarja, Arbana Xharra u nderua me Çmimin “UNAZA E KATIT”; veprimtari PAL GJECI u shpërblye me Çmimin “AT SHTJEFËN GJEÇOVI”
për kontribut në rregullim të infrastrukturës së lokalitetit dhe asfaltimin e rrugës deri te vendi ku është vrarë AT SHTJEFËN GJEÇOVI; Çmimin “PENA E BOGDANIT” e fitoi editori Abdullah Zeneli dhe, Pllakata “SHTJEFËN GJEÇOVI” iu dhurua instrumentalistit të talentuar z. Shaqir HOTI.

Ndërsa Çmimi “PENA E ANTON PASHKUT” iu nda shkrimtarit AGRON TUFA.
Me kaq ky manifestim kulturor u përmbyll.

SHKRUAJ NJË KOMENT