Rikapitulimi i Vitit 2016 dhe përjetimet që na presin në vitin 2017?!

0
248

Analizë

Nga Skënder MULLIQI

Ky fund vit ishte i mbushur më shumë ngjarje tragjike në botë. Fenomeni i akteve terroriste është bërë për çdo brengosje. Sulmi terrorist në Nicë ku u vranë 86 veta ishte ngjarje e madhe tragjike ku viktimat ishin njerëzit e pa fajshem. Kjo ngjarje kishte mbuluar më dhembje mbarë botën demokratike. Pa vonuar shumë erdhi tentim grushteti në Turqi, i cili nga shumë kush komentohet si organizim i presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdoganit, më qëllim të eleminimit të të gjithë kundershtarëve të vet politikë, por që ishte bërë edhe më qëllim të spastrimit të aparatit shtetëror nga kundershtaret e tij. Ngjarjet e pamira sikur ishin të sinkronizuara nga qarqët e ndryshme terroriste dhe të organizatës terroriste të ISIS-it. Gjermania u ballafaqua më katër sulme terroriste mbrenda një jave, ku gjetën vdekjën 13 përsona.

Kurse në Kabul në një akt terrorist të fundamentalistëve islamik ranë mbi 80 viktima.Dhe, për të gjithë këto akte terroriste nuk ka asnjë arsyetim kur dihet së viktimat ishin kalimtarët e rastit. Të vrasësh njerëz të pafajshem dhe pa asnjë mekat nuk mund të emërtohet kjo ndryshe veq akte të rënda kriminale. Në të gjithë këto sulme terroriste kishte viktima edhe të shumë fëmijëve si në Nicë. Akte terroriste ndodhën edhe në Kabul, ku pati mbi 100 viktima. Lexues të ndëruar edhe nese e kaloi ndonjë rast pa e përmendur nuk është çudi, së aq shumë patem vrasje serike në mbarë botën sa vështirë është të mbahen të gjitha në mend ose të shënohen. Vrasja e ambasadorit rus, në Turqi, vrasjët masive të grave, fëmijëve dhe pleqëve në luftën në Siri, dhe serish aktet terroriste në Gjermani e bënë edhe më të tensionuar situatën në botë.

Sigurisht së në eskalimin e situatës ka ndikuar edhe kriza e gjatë ekonomike e nivelit global. Sikur në botë të kishim një gjendje më të mirë ekonomike edhe akte terroriste do të kishim në një shkallë më të ulët. Kështu mendoj unë, e mund të mos jamë shumë i saktë kur dihen edhe gërshetimet e interesave strategjike të shteteve më ndikim në botë. Në të gjithë ato shtete ku kemi gjendje të dobët ekonomike, po kemi edhe probleme jo vëtem politike por edhe probleme të cilat lidhen më sigurinë e përgjithshme. Këto tensionime politike sidomos pas ngjarjëve të fundit, dhe kriza globale kan rritur pa sigurinë edhe per vitin 2017. Lufta në Siri vëtem sa po eskalon edhe më shumë duke e bërë edhe më të rrezikshme situatën në Lindje të Mesme. Diktatori rus, Vlladimir Putin është trimëruar pas ndërhyrjeve ushtarake në Gjeorgji, pas aneksimit të Krimesë dhe përndjekjeve dhe vrasjëve të popullit qeqenë. Është shtuar hegjemonizmi rusomadh dhe hegjemonizmi serbomadh në Siri edhe në Ballkanin Perëndimor. Dislokimi i forcave ushtarake serbo- ruse në disa vende të Serbisë dhe afër kufirit të Kosovës, po e bëjnë situatën shumë të rrezikshme për paqën në rajon dhe më gjerë.Brexit-i i Anglisë nga BE-ja, vëtëm sa e ka komplikuar sitatuatën në strukturën politike të BE-së.

Kjo mund të nxitë edhe shtetet tjera për largim nga BE-ja. Anglia në muajin mars më gjasë do të fillon edhe daljen zyrtare ne BE-ja dhe ky largim supozohet së do të kushtoj deri në 60 miliardë euro. Janë të pa qarta hapat në planin e jashtëm të administratës së re amerikane ne krye më Donald Tramp një figurë kjo kontraverse politike. Veprimet e Trump-it do të mbesin të shihen, sepse shumë është përfolur në opinion për ndihmen e dhënë të Putinit që ai të triumfoi në garën për president. Nese këto para shikime dalin të sakta mund të presim ndryshme jo të favorshme në Ballkanin Perëndimor, që neve na intereson më së shumti. Vitët po e mbulojnë njera-tjetrën dhe shumë çka jo normale u kthye në normalitet ! Legjitimimi i politikës gënjeshtare më duket mua shumë kishte zënë vend në vitin që po e lëmë mbrapa sidomos në Kosovë.

Shtrohet pyetja logjike, çka viti 2016 po i lënë trashëgim vitit 2017? Kjo është një pyetje e cila nuk ka përgjigje edekuate! Këtë e kan treguar edhe shumë vite të cilat i lamë mbrapa, prandaj prognozat nuk janë shumë të preferueshme. Sytë e mbarë opinionit do të drejtohen më 20 janar kur do të inaugurohet edhe zyrtarisht për president të Amerikës, Donald Trump. Ekziston bindja e shumicës së bota nuk do të jetë sikur më parë. Jeta në vitin vijues sipas ndodhive të deri tashme jo të mira, do të jetë shumë e pa sigurtë. Kan humbur shumë liritë dhe të drejtat njerëzore, sikurse që kan humbur edhe vlerat tjera. Megjithate, për secilin ndërrim të motive duhet shpresuar për të mirë. Të urojmë së pari në Kosovë të kemi shëndet, të jemi gjallë e të presim e të shohim së cilat do të jenë përjetimet tona në Vitin e Ri 2017.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here