RESHI LLOHË – poezi nga Ismet Tahiraj

0
437

Ismet Tahiraj

RESHI LLOHË
Kur haja fli
Përball ishim, un’ e ti,
Me sy m’ ke përpi
Unë te thash pse u vonove
Ti me thoje se erdhe me kohë

Mes nesh
Reshi llohë…
Drenas, tetor 2016

Ne udhën V

(Qershor 1999)

Për mbi shtëpitë
E Beçirajve,
Mu ne veri
Vije një udhë
Me germën V
Herë si
Si lot ne vaje
Herë si
Katrahurë.
Udhë qe shpije
Faqeve te lëmuat
Te gurit.
Apo si i themi
sot
Brus-
Me qindra pelegrinazh
Derdhshin
O zot
Për një mot te mirë
Aty kishte lindje te reja
As një vdekje, as më pahir.
Natën ditën
Përbironin kohën
E keqja ju varte
Manikyr.
Po moti
Erdhi i mirë
Pelegrinazhet,
S’kishin napë
As errësirë…
DETI I ZEMRËS
Menduam se deti
I zemrës s’do të
Vije kurrë.
Bashkë me te
Do fashitet edhe Buleci
Edhe gurët e shenjtëruar.
Ne i donim lindjet e reja
Zanafillë gufues
E kurrë e shuar.
Purpur te gjallëruar.

TRAJTA NË Ç ‘TRAJTË…
Ç’ trajtë ka trajta
Kur shëmbëllen
Një degëz trandefile
Si kurorë te rri mbi krye
As nuk hiqet as nuk përhiqet
E kohën ta bëjmë idhnake
E ta pajtojmë m’ hirrën e verdhë
Nga secila derë qe hyjmë
Dhe dalim beze bardhë
Trajtë në ç’ trajtë
Udhën e kemi binar…

KANDËR E MAJME
Arrakate arratisesh
Nder hotele
Ti zonje pele.
Strofullin
Ne sixhade,
Tre kate dhoma
Po me shumë dhëndër
Kandër e majme
Banane e hajthme.
ME XHEPA TE HUAJ
Me xhepa te huaj
Mos merr turr
Këlbaza
E mbulon ujin
Nuk dihet
Ku është burimi
Mbretëror
Del kutërbimi.
Këlbaza shtrihet
Shirit i bagëtisë
Shkëlqen parketi
I parukës
Xhepat lehen
Ne thatë
Dorë e huaj
S’te jep uratë.
Edhe tambli
Mërdhin
Këlbaza
Ta shtie dashurinë.
S’ KA MIELL TE RI
Gruri pa mbi
Ne magje s’ka
Miell te ri.
Ec e thuaj
Tjetër kujt.
Duhet t’i fryj
Përroit
Driza e kaça
E përthekon.
Ec e thuaj
Tjetër kujt.
Një zakon i hardhucës
Del nga vrima
Te një birë tjetër
Hynë dredhia.
Pa u rrit
Gruri ne arë,
S’ka mëshirë
I tjetër kujt
Hambar.
Ec e vë hulli
Ne për borën bardh.

ÇUDIBËRËSI
Çudibërësi
Me tha,
Fis e sorollop
Kohën e brejnë
Ne galop.
Ai i kishte
Sytë purpur,
Kurrkund gjithësi
Te orientuar…

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here