REFORMA E ARSIMIT PARAUNIVERSITAR DHE PASQYRIMI I SAJ NË KURRIKULAT ARSIMIT TË LARTË

0
244

Shkruan prof. Zymer Mehani

Problem serioz mbetet cilësia që ofrohet në arsimin parauniversitar në Kosovë.

Për të pasur cilësi të lartë mendojmë se është nevojsheme reforma e arsimit parauniversitar (të përmirësohet kurrikula dhe planprogramet, me qëllim që njohuritë e fituara gjatë arsimit parauniversitar të ndërlidhen me arsimimin e të rinjve edhe gjatë studimeve në fakultete, të hartohen tekste të reja, si dhe të bëhen trajnime dhe rikualifikime për mësimdhënësit).
Kosovës i duhet një arsim më cilësor në shkolla, sepse kështu respektohet e drejta për arsim cilësor, Prandaj është domosdoshme që të bëhet reforma në arsimin parauniversitar.

Nuk mund të jemi të kënaqur me cilësinë e arsimit në shkollat tona dhe kjo vlen për të gjitha nivelet e shkollimit dhe tashmë kjo është një çështje që të gjithë e kanë të qartë, por duhet parë se çfarë duhet bërë që ta përmirësojmë këtë cilësi.
Në hulumtimet e bëra për çështjen e arsimit në Kosovë nga organizatat vendore dhe ndërkombëtare, ishte vlerësuar se cilësia e arsimit në Kosovë nuk ishte në nivelin e duhur.

Mendimi ynë është që nga autoritetet kompetente të bëhet një studim mbi gjendjen e arsimit në vend dhe të dihet se ku qëndron mirë ky sektor dhe ku qëndron keq, dhe pastaj të bëhen ndryshimet.

Për të përmirësuar cilësinë në arsimin parauniversitar në vend, rolin kryesor e kanë mësimdhënësit, për faktin se mësimdhënësit e përgatitur mirë dhe të përkushtuar në punën e tyre, mund të bëjnë mrekulli për arsimim të të rinjve. Meqë është kështu, atëherë duhet t’i kushtohet rëndësi madhe edhe trajnimeve të mësimdhënësve dhe eventualisht rikualifikimit të tyre, sipas ligjeve të vendit.

Nuk është më problem në Kosovë në të shumtën e rasteve infrastruktura ose udhëtimi apo gjërat që i kemi pasur përpara, por problemi më i madh është se si të sigurohet një mësimdhënie cilësore për të rinjtë.
Mendojmë se për arsimin parauniversitar në shkollat tona sfidë mbetet përmirësimi i plan-programeve dhe veçanërisht teksteve shkollore, të cilat fatkeqësisht kanë shumë gabime përmbajtjesore.

Është qenësore që të fuqizohen edhe mekanizmat për monitorim dhe vlerësim për të siguruar zbatim të drejtë të politikave dhe sigurim të cilësisë. Në arsimin profesional duhet të stimulohet hapja e programeve të studimeve me orientim profesional dhe që iu përgjigjen nevojave të tregut të punës.

SHKRUAJ NJË KOMENT