RAPSODI QË REALIZOI PAVDEKSINË!…

0
782

(Ese për rapsodin Nazmi Jakupi – Gërdovci, 26.09.1953 – 05.07.2016)

Naz, Ti shkove në amshim!
Naz, Ti me këngën dhe zërin tënd shënove pavdekësinë!
Naz, që nga dje dheu i Gërdocit, po rëndon mbi trupin tënd, ndërsa mbi Dhé e në zemrat tona mbetet kujtimi i mirë për ty.

Naz, na mbeten këngët tua dhe zëri yt që do të jehoj edhe më shumë se sa dje, e kujtimi për ty nesër do të fuqizohet edhe ma shumë dhe do të jetojë ndër brezat për të cilët ti këndove me aq pasion!

A ka ma mirë se të mos vdesësh kurrë?!
Rapsodi Nazmi Gërdovci e ka realizuar përjetësinë!…

Ty o pinjoll i emrave ma antikomunist që i pati Gërdoci e Llapi Ynë, Hysen e Shahin Gërdoci, bashkëfshatarët tuaj në vendlindjen tënde të përcollën në përjetësi!
Rapsodi Ynë, ti veç kalove atje ku nuk flitet më, por ne do të flasim dhe do të kujtojmë Ty vazhdimisht.
Oooo Burrë dhe Bir i Gërdocit, Ti me këngën dhe zërin tënd i dhe nam dhe u dhe famën Gërdocit, Llapit dhe Kosovës sonë të dashur, andaj fli i qet në vendlindjen tënde!

Ti pinjoll i emrave të njohur, bëre me këngën tënde atë që e bënë antikomunistët Hysen e Shahin Gërdoci, paraardhësit tuaj, që ishin rreshtuar krah për krahë me brigadat e Shaban Polluzhës, Gjon Sereçit, Demë Ali Pozhari dhe të mijëra burrave e trimave gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke bërë historinë për vete e vetën lanë në histori sepse ata me dijen dhe me pushkën e tyre iu kundërvunë forcave komuniste që po instaloheshin në Kosovë.
Hysen e Shahin Gërdoci, bënë që Fshati Ynë të njihet si vatër e rezistencës antikomuniste, e Ti Rapsodi Ynë Popullor me zërin tënd i lartësove idealet e gjeneratave për Liri dhe Pavarësi!

Ti, si askush tjetër këndove për dhembjet tona, për vuajtjet tona dhe për tragjiken tonë!
Ti, këndove edhe për gëzimet tona, për arritjet tona, ashtu siç këndove me pasion për suksesin, shkollimin, arritjet dhe bereqetet tona! Prandaj je bërë pjesë e këtyre sukseseve, e këtyre ngadhënjimeve!
Ti, gjithmonë i ke lartësuar heroizmat, rezistencën dhe sakrificën për flijim! Prandaj je vet flijimi, je rezistenca dhe sakrifica Jonë!

Ti, i bërë trimat e pavdekshëm e heronjtë i bëre të gjallë, andaj edhe vet u bëre trim, Luftëtar dhe Hero!
Ti si askush tjetër ke lartësuar heroizmin për Atdhe! Andaj je arritja jonë dhe një mburrje për ne të gjallët!
Sot Gërdoci Ynë, u varfërua për një zë, për një emër i cili simbolizonte këngën dhe dashurinë për Kosovën. Prandaj Nazi Ynë, Ti pusho i qetë në Gërdoc, ndërsa kënga jote, gjatë – gjatë do të dëgjohet në odat dhe familjet tona, sepse Ti je zër ynë, kënga jonë!

Naz, pusho i qetë se zëri Yt padyshim do të jehojë edhe më tej në Kosovë dhe hapësirën kombëtare, sepse Ti ishe përfaqësuesi ynë shembullor!
Naz, Rapsodi Ynë i përjetshëm, përjetësisht të qoftë i lehtë dheu i Kosovës!
Amen!…

St. Gallen, 06.07 2016.
Shefqet Dibrani

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here