Qeveritë e deritashme, dhe sidomos qeveria aktuale po e kthejnë Kosovën në arkivol !!!

0
452

Vështrim

Nga Skënder MULLIQI

Këtë shkrim po e filloi më një thënie nga shumë thënje të intelektualit të pa përseritshem shqiptar, Faik Konicës të cilat janë aktuale edhe sot “Botëkuptimi i një patrioti të vërtetë : të ngjallësh tek kombit tënd – me shijen e mendimit intelektual dhe me ndjenjë të fuqishme dinjiteti kombëtar – dëshirën e zjarrtë për përparimin e shoqërisë në kuptimin e plotë të fjalës. Ksenofobia, as që ishte pjesë e natyrës së patriotit. Ashpërsia dhe poshtërsia s’kanë si të jenë detyra patriotike“. Nga parimi bazë i patriotizmit siq e thotë Konica, pak ka mbetur sot në Kosovë. Aq shumë e kanë shkallmuar dhe po vazhdojnë ta shkallojnë vendin e vet, kjo garnituarë në pushtet sa mendja e shëndosh e njeriut nuk e përthekon.Këto janë vërbuar e do të mbeten të vërbër pas pushtetit, për të gllabëruar të gjitha të mirat materjale deri sa mos të mbetet asgjë.

Kosova si shtet më i ri në Evropë, ndodhet përballë një kaste politike të qoroditur e cila nese i lejohet një marrshim i tillë, do ta na shkallmon si shtet dhe si komb. Nga maskarallëqët e qeverive të deritashme, dhe të kësaj aktuale gjithnjë e më shumë po e kthejnë vendin në arkivol. Po e ngulfatin, vendin, po qesin barrikada të pa kapërcyeshme, duke na futur secilen ditë në kurthin ekonomik dhe në kurthin e Serbisë fashiste. Gjithnjë po shpërfaqën si mjeran të poltikës të cilët më veprimet e veta po i rrisin pakanqësit dhe zemërimin e popullit. Kjo klasë politike ka bërë që të kemi numrin enormë të atyre që kërkojnë punë. Kjo garniturë gadi komplet politike ka bërë privatizimin më të keq të mundshem (privatizimin më të mirë për elitën në pushtet).

Kjo kastë politike duke lënë të rinjët te pa pa punë, ka bërë që edhe një numer i tyre të rekrutohen në radhët e ISS-it.Në atë shtet që humbet përspektiva për të jetuar një jetë normale, nga varfëria e krijuar edhe nuk është shumë vështirë që të rinjët të inkriminohen pastaj në rrjetët e ndryshme kriminale. Jemi shtet në miniaturë, por jemi shteti ku secilën por të jetës e ka kapluar korrupcioni, zhvatja, hajnitë, kontrabanda etj. Vrasjët për motive politike kurrë nuk u zbardhën deri me sot, sepse askush nuk është i interesuar ti zbulon krimet në radhët e veta. Jemi deshmitarë së shumë zyrtarëve të lartë të shtetit po iu dalin të palarat e tyre, dhe këta po sillen sikur mos të kishte ndodhur ama bash asgjë.

Shumë figura politike në krye të shtetit, janë përfolur në opinionin e gjerë publik, dhe këta nuk e kan ndjenjën e përgjegjësisë politike që të dorëhiqën. Në fakt këta nuk i takojnë kategorisë elitare politike, këta më veprimet veta abuzuese dhe diktatoriale janë shendrruar në kapobanda, të cilët kategorinë popull moti e kan shlyer nga fjalori i tyre. Kështu vjen puna kur në pushtet katapultohen tipat e tillë problematik, të cilët kanë ardhur aty edhe më detyra të caktuara. A nuk fletë e dhëna tjetër së edhe partitë politike më shumë po ngjajnë në koorporata të kontrolluara rrept nga kreu i tyre.

Regjimet në rajon pa marrë para sysh së cilit shtet i takojnë bashkëpunojnë mirë më njëra- tjetrën sepse një bashkëpunim i tyre jo vetëm që u sjellë leverdi materjale por edhe ua zgjatë atyre pushtetin. Këta pushtetarë kanë bërë që mos të kemi liberalizim të vizave. Këta kanë bërë dhe po bëjnë që mos të kemi institucione të qendrushme, por jemi katandisur që shumë kohë në krizë permanente institucionale. Këta e kan bërë moti haram voten, sepse votuesit nuk ua kanë dhënë të drejtën e abuzimeve, nuk ua ka dhënë të drejtën e nëpërkëmbjës të te drejtave të tyre legjitime.

Nuk e kanë lejën e popullit që interesat vitale shtetërore ti qesin si në ankand publik. Askush nuk e ka besuar së figurat qendrore të skenës tonë poltike, do të shkojnë aq largë më veprimet e veta të dëmshme për Kosovën. Na mund edhe të flasim dhe të shkruajmë së këta janë do engjujë, por katundi që duket nuk don kallauz. Kjo që po e ndiejmë dhe po e përjetojmë në lëkurën tonë është e dhembshme. Eshte mëkati më i madh që një shtet i cili nuk i ka as 2 milion banorë aktualisht, sepse vendi po zbrazet, të jetojnë afër 30 përqind në varfëri të skajshme, të jetojnë pa kulm mbi kokë, të sëmuar rëndë etj.

Ndërsa klasa politike në pushtet po jetojnë si në parajsë pa iu prishur terezia nga askush. Të gjithë ata që janë të zhytur në krime një ditë do të duhej të përgjigjen para popullit dhe organeve tona të drejtësisisë, duke iu konfiskuar pasuria jo ligjore. Rruga e dytë nuk ekziton, nese dëshirojmë të mbajmë gjallë Republikën, për të cilën shumë gjenerata dhanë jetën dhe u dërgjen burgjeve dhe kazamateve serbosllave. Një ringjallje dhe ringritje e ndjenjave kombëtare është e nevojshme më shumë së kurrë. Nese materjalistëve të katapultuar në pushtet u lejohet ta përcaktojnë ardhmerinë e brezave, ata një ditë sigurisht së do tna mallkojnë…

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here