Pushtetet e degraduara dhe oborrtarët e tyre!

0
357

Vështrim

Nga Skënder MULLIQI

Gadi secili pushtet i cili edhe punon keq, i thurë lavde vetit. Gjatë historisë kemi pasur njerëz lojal karshi pushtetarëve të cilët iu kan thurur atyre edhe hymne. E kan bërë këtë punë se kan qenë oborrtarë, edhe pse këta udhëheqës shtetëror kan qenë e zeza e shtetit dhe e zeza e kombit. Kjo vlenë më shumë për regjimet diktatoriale. Disa madje kan shkuar aq largë duke i ngritur individët e caktuar në kult. Ky adhurim karshi njerëzve të pushtetshem na ka kushtuar shumë historikisht. Njerëzit në pushtet bëjnë gjithçka që në popull të fusin logjikën, së ata janë njerëz të mirë, së janë duke punuar për të mirën e vendit dhe të popullit. Ata e hipnotizojnë popullin duke instaluar logjikën së janë shpëtimtarët e tyre.

Këta janë duke krijuar opinionin së prania e tyre në krye të shtetit është e domosdoshme. Gjithashtu dëshirojnë të bëhën kreatorë edhe të historisë. Të tillë përsonalitete të cilët u ngjitën në politikën kosovare të pas luftës patëm më bollëk. E shrytëzuan pozitën shoqërore në menyrë përfide më slloganin së ata janë shpëtimtarët e kombit. Në emer të meritave të lufës, e keqpërdorën pushtetin. Krijuan rrjetin e tyre të marimangës në të gjitha hallkat e sistemit.

I futën nën kontroll të rreptë edhe shumë media, gjetën poltronë politikë të tyre edhe nga pseudointelektualet e Univerzitetit të Kosovës. Shtrinë gjithë aparatin e tyre edhe represiv për ta mbajtur gjendjën politike sipas dikatit të tyre. Këto grupacione politike bashkë më grupacinet e nëntokës, e ropën Kosovën për së gjalli. Oligarkia për tia zgjatur vetit pushtetin futën në funksion edhe fushatën kompremetuese karshi të gjithë atyre që morën guximin ti kundërshtojnë. Arritën të amortizojnë çdo gjë edhe atëherë kur kishin përplotë afera për krim të organizuar dhe korrupcion.

Ndërtuan shtet dhe organe të judikaturës për ti mbrojtur më shumë interesat e veta së sa të qytetarëve. Kështu ata u bën të pa prekshem para ligjit. Vëtem formalisht e kan plotë gojën demokraci, kurse i gjithë aparati i tyre shtetëror është i tipit komunist. Idealet demokratike ku mediat po përpiqën ta kontrollojnë pushtetin kan mbetur më shumë utopike. Aq shumë kritika me vend po marrin nga mediet, dhe askush nuk u mor në përgjegjësi, madje mungoi edhe përgjegjësia morale. Në shtypin e lirë të Kosovës kemi plot apologjet analitik të cilët servilitetin karshi ndonjë pushtetari po na servirin si brengë për shtëndërtim dhe brengë për mirëqenje. Kjo qasje është e pa shije, e cila qasje po na degradon si shtet dhe si komb.

Të tilla analiza politike servilizuese karshi një pushteti regresiv nuk justifikohen. Analizat politike kunder një pushteti apsolut kërkojnë qasje pragmatike, kërkojnë guxim qytetarë. Analizat e tilla të cilët përkrahin regjimet e tipit apsolut e humbin edhe legjitimitetin. Këta në krye të shtetit të Kosovës pa fije turpi po na proklamojnë së gjendja politike dhe ekonomike është e mirë, duke mos qitur asnjë shibel në punën e tyre. Në secilën paraqitje para mediave Thaçi ashtu dhe Mustafa po na servojnë fjalime retorike, se sa që po kemi fjalime domëthenëse. Që të dytë po na flasin për rezultatet e tyre më shumë të pa qena. Këta nuk po i durojmë mendimet e kundërta.

Fjalimet e tyre janë fjalime frustruese, janë fjalime më shumë propagandistike. Edhe kur po vijnë në Kosovë ndonjë përsonalitet ndërkombëtar si p.sh tash zyrtarja e lartë e shtetit amerikan, Viktoria Nuland, pa i numrojnë gjoja rezulatet e arritura. Këto struktura udhëheqëse në staza të gjata do tna sjellin edhe më shumë dëme politike. Dua të thëm së gjendja në këtë shtet është më shumë së depresive. Qytetarët tash e shumë kohë janë duke e ndier peshën e gjendjës së keqe ekonomike dhe gjendjës acaruese politike. Qytetarët nuk janë të kënaqur më jetën të cilën po e bejnë. Thaçi e Mustafa ishte dashur ti ndëgjojnë zërat të cilët mëndojnë ndryshe, se janë konsumar si njerëz në politikëbërje. Mos transparenca e këtij pushteti, dhe imponimet e vazhdueshme janë bërë të pa tolerueshme…

SHKRUAJ NJË KOMENT