Pushtet neokomuniste në Tiranë dhe Prishtinë të dëmshme për shqiptarët

0
506

Vështrim

Nga Skënder MULLIQI

Është krijuar aq situatë e ndërlikuar politike në Kosovë, sa vështirë është ti gjendet gjithë kësaj edhe fija. Nese deri me tash është heshtur për shumë të këqija, kjo heshtje është mirë që është thyer. Është mbushur tashmë kupa nga këta dallavergjinjë, nga këta matrapazë politikë. Ky pushtet pas gjitha këtyre marifeteve politike dhe gjendjës së keqe ekonomike, nuk po e shohin të arsyeshme të japin dorëheqje si akti më madhor moral dhe politik. Këtyre grupacioneve të interesit tashmë vesi iu ka shndrruar në virtyt.

Njerëzit më biografi të dyshimtë, njerëzit që kan qenë të inkuadruar në ish sistemin komunist nuk i duhen Kosovës. Zatën gadi në të gjithë struktuarat shtetërore nuk janë hequr mbeturinat e komunizmit. Këta janë ba frenuesit e proceseve demokratike, janë ba frenuesit e proceseve zhvillimore, janë ba frenuesit e pluralizmit. Fatkëqësisht në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni edhe pse kemi shkelur në shekullin 21 po sundojnë këto nomenklatura retrograde.

Këto struktura politike janë duke bërë përpjekje të mëdha që komunizmin ta na kthejnë në sofrën tonë më gjithë ikonografinë e saj. Pushteti në Tiranë, Prishtinë dhe klika politike e Ali Ahmetit në pushtet në Shkup, janë duke koketuar me regjimet antishqiptare në Maqedoni dhe në Serbi. Ali Ahmetin e ngarkojnë një vargë akuzash së ai na qenka njeri i Serbisë. Edhe në rastin e Komanovës ku forcat fashiste të Nikolla Gruevskit vranë luftetarët shqiptarë, Ali Ahmeti përfolet së kishte pasur një rol shumë negativ. Kumanova ishte nje rast i pa presedan i shfryerjës së mllefit sllavokomunist mbi shqiptarët.

Edi Rama është një diler droge, një njeri i mbushur plotë mëkate karshi vendit, të cilin po e dërgon në rrugën pa krye. Edhe anëtarësia e Partisë Socialiste e ka kuptuar se kryetari i tyre është një i pasur nga vjedhjet, nga koncesionet dhe nga shpërndarja e pasurisë publike. Gjoja në emer te reformave është duke e goditur klasën e mesme, e mos të flasim për ata që po jetojnë keq. Ligjii për dekriminalizmin nuk po gjenë zbatim. Nuk gjenë zbatim sepse së pari ishte dashur të përgjigjet për shumë marifete të ndyera vet Edia Rama me kompani. Edi Rama ka dështuar në Bruksel. Të gjitha pislleqët e pushtetit që ai po e drejtonë po mundohet tia fakturon Brukeslit në stilin komunist.Edhe takimet me serbin Vuqiq ishin takime sterile, ishin takime për tia forcuar poziten në rajon Beogadrit zyrtar. Asgjë e hajrit nuk doli nga vizitat e ndërsjella në Beograd dhe Tiranë.Ramën dhe Vuqiqin i bashkon ideologjija komuniste, dhe kjo ishe qënsorja e këtyre takimeve.

Në anën tjeter pushteti binomial i Thaçit dhe Mustafës e ka derguiar vendin në krizën e thellë institucionale. Ky pushtet ngarkohet me keqpërdorime te mëdha. Tjetra. Ky pushtet nënshkroi dy marrveshje të dëmshme ate të Zajednicës dhe Demarkacionin, që ishin edhe shkas i valës së protestave dhe gjithë asaj çka ndodhi mbrenda në Parlament dhe jashtë dyerëve të tij. Skena politike kërkon njerëz të ri të cilët nuk bartin mbi supe hipoteka të të kaluarës dhe asnjë hipotekë tjeter. Kjo nomenklaturë politike e Kosovës dhe nomenklatura politike e Shqipërisë sa më gjatë që mbeten në pushtet aq më tepër do të na bëhen punët edhe me keq si shtete dhe si komb. Në Kosovë dhe në Shqipëri sipas meje vëtem zgjedhjet do te ishin zgjidhja me fatlume…

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here