Pse Lobi shqiptar është i domosdoshëm në Evropë?

0
508

Asllan Dibrani

Lëvizja dhe operimi kohor i ndryshimeve në Mërgatën Shqiptare në Evropë krijuan vullnetin relativ nga një pjesë e veprimtarëve dhe intelektualëve që ta nxisim mbajtjen e një kuvendi të sotëm, si i domosdoshëm për të gjithë bashkëmërgimtarët, që të jenë pjesë e takimit të “Botës Shqiptare në Mërgim”. Këtu jemi tubuar për hartimin e “PLATFORMËS” së përbashkët, që t’a bashkojmë në të gjitha fushat e sferave të ndryshme “Mërgatën Shqiptare në Evropë”,me një organizim të ri, me strategji dhe platformë e cila tani e tutje do të menaxhohet nga Lobi-Evro-Shqiptar i cili duhet, sot ta inauguroj dhe promovoj nismën e programit të vet nacional, sikurse popujt tjerë që kane vepruar kaherë …

Takimi i sotëm në këtë kuvend le të jetë mesazh dhe strumbullar i krijimit të “kulmit(çatisë së Vatrës sonë nacionale”. Iniciativa e takimit të sotëm është që të bëhemi faktor në veti për të gjitha shoqatat, klubet kulturore, shoqatat humanitare, organizmat ekonomike, për biznesmen, afarist, intelektual, krijues, shkrimtar, artist dhe figura politike që kanë studiuar në shkencat politike në universitetet e Evropës etj. Lobi shqiptar është i domosdoshëm për ndryshimin në strategjinë tonë parimore, me një kulturë pune dhe angazhime në cilësinë e subjektit të gjithmbarshëm kombëtar. Kornizat e “Lobit–Evro-Shqiptar” duhet të jetë si model nga “Lobit Shqiptaro-Amerikan” jashtë atdheut që filloj me Nolin ,Konicën e madh dhe pasuesin e tyre DioGuardi.

Ata dhanë kontributin ma te madh për interesat e popullit shqiptar në veçanti për “Pavarësinë e Kosovës”. Takimi i sotëm duhet të jetë një ditë e madhe që mërgata shqiptare të jetë dhe të bëhet si e bashkuar nga te gjitha subjektet e deri tanishme që vepruan për të mëren e shteteve tona. Duhet te jetë faktor i ndjekjes politike në Shqipëri, Kosovë po edhe për trojet tjera shqiptare që akoma janë nën sundimin e egër greko-sllav-turk, me të pa drejtë gjuhe, kulture dhe identiteti kombëtar!
Roli i mërgatës shqiptare në Evropë dhe sensibilizimi i çështjes kombëtare!

Shqiptarët mërgimtarë të Evropës, dhanë kontributin ma të madh për Kosovën dhe kombin në tërësi. Ata u bënë pjesë e çlirimit të Kosovës nga barbaria serbe, fizikisht dhe materialisht. -Këta kontribuon në shpartallimi e terrorizmit shekullor të Serbo-sllavisë, që ushtroj dhunë dhe terror kundër shqiptarëve. Aktiviteti i mërgatës shqiptare ishte rreze drite për bashkëkombësit e tyre në trojet e origjinës edhe se ishte e organizuar në forma partiake, shoqata, klube dhe grupe tjera pa ndonjë koncept dhe platformë politike unike.

-Mërgata shqiptare e deri tashme, ma u bë faktor kyç i promovimit të paqes, demokracisë dhe formësimit të imazhit të Shqipërisë dhe shqiptarëve në tërësi. Deri me tani në kohën e pas luftës së dytë botërore shqiptarët në tërësi bashkëpunuan me “Lobin Shqiptar-Amerikan” që ishte ma më zë në bashkëpunimin e shqiptarëve të mërguar. Shqiptarët emigrantë s’reshtën së vepruari për çështjen kombëtare në të gjitha periudhat historike. Ata dhanë djersën dhe gjakun e tyre për interesat e kombit të frymëzuar nga Hasan Prishtina, që shkriu kapitalin e vet për interesat e Kombit.

Ta rikujtojmë vlerën e “Lobi Shqiptaro-Amerikan”, që bënë për vete kongresmenë, senator dhe mbarë opinionin e gjerë amerikan, për ta ndihmuar Kombin tonë. Amerika edhe para se të funksionoj Lobi dha, rezultate në Pavarësinë e Shqipërisë nga Perandoria Osmane, po ashtu edhe për “Pavarësinë e Kosovës” nga Serbia!.
-Mërgata shqiptare në Evropë ishte dhe mbeti zë i veçante dhe unikat në të gjitha periudhat e historisë sonë. Mërgata shqiptare dha kontributin e vet duke filluar me Enver Hadrin, vëllezërit Gërvalla etj që i trokitën në derë parlamentit të Evropës për Kosovën. Rezistenca e “Mërgata Shqiptare” nuk u kursyer në fushën ushtarake, ekonomike dhe diplomatike, në avancimin dhe ndërkombëtarizimin e kërkesave të popullit të Kosovës për pavarësie e sajë.

Ministria e diasporës a është produktive për mërgatën tonë?
Vet emërtimi definon parametrat e gabuara: Ministria e Diasporës në Kosovë me duket analoge me thënien:“tigani (furterja) në zjarr e peshku në det“. Thjesht, mërgata në diasporë e Ministria ndodhet në Kosovë,nuk po tingëllon aspak mirë. Ku qëndron pra ironia e tërë kësaj që thirren se e kemi formuar një Ministri ? Merr kompetencat një organ, që s’ka të bëjë asgjë me diasporën. Qëndron larg saj, larg problemeve të saj dhe rreth integrimit nuk kane asgjë të përbashkët në harmonizimin praktik…

Shtrohet pyetja sa ka kompetencë kjo ministri që ta administrojë mërgatën?. Apo ka dikush për qëllim që ta keqpërdori mërgatën edhe një herë, duke u profilizuar sërish në kurriz të saj ? Mbi të gjitha të ushtrohet edhe autoritet mbi të! Mërgata nuk ka dyshim se ka kuadro të profileve të ndryshme dhe mos të duroj të sorollaten njerëz për së koti rreth sajë. Është koha të reagojmë dhe mos të humbasim edhe një minutë, por ta themelojmë Lobin me të gjitha profilet vepruese te bashkuar me te gjitha subjektet që ishin në veprim dhe janë edhe sot . Mërgata duhet të mbetet e lirë të logojë e të promovojë vlerat e saj. Këtë ajo e ka dëshmuar decenie me radhë dhe duhet te vazhdoj veprimtarinë e saj si e pa varur.

Si të organizohet Lobit–Evro-Shqiptar në Evropë !
Organizimi i shqiptarëve në Gjermani dhe shtetet tjera, ku gravitojnë shqiptarët, kërkon një përkushtim dhe një trajtim më të gjerë ngase organizimi i shqiptarëve është zbehur në krahasim me vitet e mëparshme dhe ka nevoje për ndryshime dhe riorganizime.
Ky organizim jo i kënaqshëm si shkak ka shumë arsye, por që unë po mundohem t’i përmbledh disa prej tyre. Duke qenë se shqiptarët në rast të kanosjes se rrezikut krijojnë një reflektim me të fort kolektiv s’ka dyshim. Është dëshmia, se me përfundimin e luftës kemi dhënë fakte se luftën e fituam me gjak, por po e humbim në paç. Vërtetë pavarësia dhe relaksimi rreth sajë e ka bërë të veten.

U krijuar një vetëkënaqësi e imponuar nga Qeveritë e Kosovës njëra pas tjetrës duke i formuar mekanizmat e veta sa për përfitime partiake në mesin e mërgimtarëve. Nga institucionet shtetërore në Shqipëri dhe Kosovë me organizimet e tyre vetanake e kanë tjetërsuar “Mërgatën Shqiptare” duke krijuar hendeqe ,barrikada dhe abuzime deri të një përçarje dramatike. Këtë mërgatë që dikur shkëlqente dhe lëshonte shkëndijat e fuqishme kudo qe ishte dhe jetonte në vendet e Evropës, sot është përçare dhe zvetënuar nga e cila, ne sot kemi nevoje t’ja kthejmë shpirtin me formimin e Lobit–Evro-Shqiptar, që t’i ketë të gjitha formacionetdhe kompetencat e veta pa ra pre e tip matrapazëve politik që ma shumë i sjellin fatkeqësi vendit se sa të mira!!!.

– Arsyeja tjetër është fakti që shqiptarët në mërgim kanë nevoje t’i kthehen në një fare mënyre vetvetes, pasi që sistematikisht kanë qenë të lidhur jo vetëm emocionalisht, por edhe politikisht e financiarisht për atdheun e tyre me çka të gjithë jemi të zhgënjyer me ligjvënësit dhe menaxherët e politikes në Kosovë pro Mërgatës dhe rreth sajë. Po ashtu edhe pas 104 viteve Pavarësi të Shqipërisë, respektivisht 8 vjet pas Pavarësisë së Kosovës gjendja nuk është e kënaqshme, Lobi shqiptar në Evropë do ti eliminoj gradualisht me përfitimin e vendeve në Parlamentin e Kosovës të Shqipërisë te Maqedonisë e gjetiu.
-Mërgimtarët kanë qenë dhe janë në fakt, heronjtë kryesor që e kanë mbajtur në jetë një shoqëri të tërë të paralizuar nga aparteidi dhe lufta në çdo sferë. Një ndër arsyet tjera është edhe aspekti i fragmentarizmit partiak, gjegjësisht përfaqësimi parcial i interesave të ngushta duk e anashkaluar atë të interesit kombëtar.

Krijimi i klimës se re pas formimit te Lobit Shqiptare për Evropë do të krijon ideologji të kundërta me ato që po na servohen nga partitë politike të Kosovës që po i shfrytëzojnë djemtë dhe vashat ma të mira qe veprojnë këtu nga e cila kanë krijuar zbehja e kontributit të përgjithshëm. Kanë shënuar rënien e aktivitetit të mërgimtareve, duke lënë përshtypjen se u krijuar një skepticizëm nga një politikë shumë destruktive dhe absolutisht e pafrytshme, qoftë në Kosovë, Shqipëri apo në trojet tjera shqiptare. Mërgimtarët shqiptarë kemi pas një emërues atë të shpresës se pas një rezistence te madhe do t’na kap rrezja e diellit të gjithëve, do i vjelin frytet e një angazhimi të gjatë dhe te lodhshëm,por ajo nuk ndodhi.

Angazhimi i ynë vetëmohues nuk u shpërblye. Përkundrazi – u shfrytëzua dhe u keqpërdor dhe kjo qon tek një frustrim i madh, i cili si pasojë ka tërheqjen, mllefin dhe distancën nga po ai burim shpresëdhënës. Sot ka ardhur koha e ndërmarrjes së hapave tjerë në konsolidimin e mekanizmave tjerë në binare tjera drejt riorganizimit në “Lobin shqiptar” me çka do të jemi të gjithë për atdheun njëjtë pa ngjyra politike, fetare, rajonale apo grupore… Shqiptaret E Shqipërisë të Kosovës, te Maqedonisë dhe te tjera vendeve këtu do të jemi të barabartë dhe te bashkuar.

Është koha për ndryshim dhe anulimin e të gjitha partive politike që gënjejnë popullin nga shtetet e Perëndimit , gjeja se bëjnë një shërbim për atdheun duke mos e ditur se me këto veprime po qojnë ujë në mullirin e armiqve më parullën “Përçajë e sundo”. Ftojmë gjithë bashkëmërgimatrët, që të jeni pjesë e takimit të Botës Mërgimtare, për hartimin e “PLATFORMËS” së përbashkët, që t’a bashkojmë mërgatën në të gjitha fushat e sferave për ruajtjen e identitet tonë kombëtar. Ta ruajmë vlerën e gjuhës tonë ma te vjetër në Kontinent.

Fëmijëve dhe të rinjve tonë në vend të xhamive të hapim shtëpi kulture, në ven te shkarravinave të librave fetare qe i paguajnë armiqtë dhe ju dërgojnë falas derë me derë, tu sjellim abetare dhe librat e kulturës shqiptare. Ne duhet të krenohemi që e kemi një kulturë të veçante , një gjuhe të veçante nga tjerët në konkurrencën e familjeve të Evropës.
Çka pas formimit të Lobit Shqiptar në Evropë!

Ta rikujtojmë Mërgatën shqiptare të shpërndarë në të gjitha shtetet e Evropës. Kjo është një ndër ma të fuqishmet në proporcion me numrin e popullit shqiptar. Populli shqiptar për fat te keq u shpërngul nga trojet e veta në të gjitha kohërat deri në ditët e sotme.

Shqiptaret e shpërndarë nëpër vendet e Evropës sot kanë mundësi të ndjekjes se mësimit në gjuhën shqipe ,por me mos organizimin e faktorit shqiptar shumë nga fëmijët shqiptar janë jashtë rrjedhave të kulturës shqiptare të komunikimit në gjuhën shqipe. Një numër i konsiderueshme prindërish në vend se ti dërgojnë në shkolle fëmijët e vet i qojnë në xhamia për të krijuar ekstremizëm fetar dhe terrorizmin si fenomen ma i keq për shqiptarët!!!. Duke krijuar një imazh të keq për Kombin tonë shqiptar. Kur e them këtë ma kujtojnë periudhën e pushtetit serb i hapshin mejtepet arabe për t`’i mbyllur shqiptaret nga dija, shkolla, kultura dhe shkenca. Beogradi hapi në çdo skutë mejtepet e veta, po ashtu sot po veprohet nga “hoxhallarët shqipfolës” miqtë e Beogradit Moskës ,Athinës dhe vendeve turko-arabe qe i mihin varrin shqiptareve përmes tyre. Të gjithë investuan për xhamia madje ne Tiranë po e bëjnë ma të madhën në Evropë.

Në Kosovë dhe në trojet shqiptare në Maqedoni e gjetiu financuan rryma të ndryshme për çudi asnjëra nga to nuk investoj asgjë ne kulturën e këtij populli por vetëm e vetëm në xhamia qe shqiptarët t’i lënë me tespi në dorë pa vetëdije pa kulturë ,pa vlera kombëtare duke propaganduar dhe kundër figurave tona kombëtare siç ishin Skënderbeu, Nënë Tereza etj. Fatkeqësisht një numër i vogël i ekstremit fetar pjesë e luftërave në vendet e huaj sidomos në Siri sot po e rrezikojnë Kosovën ,po ashtu e presin sfida dhe valë të tmerrshme të pa sigurisë nga vet një politikë e gabuar e lidershipit kosovar! Ta rikujtojmë një deklaratë të një politikani serb këto ditë në Serbi kur tha citojmë:

Ne kur të duam e shpartallojmë dhe e zhbëjmë Shqipërinë. “Vetëm i nxisim ne një përçarje fetare dhe e patën”. Nuk është që ta hedhim poshtë se naiviteti ,pavetëdija dhe çorodia i ka përqafuar shqiptarët!!!???…
Propozime,detyra dhe ligje në Lobin shqiptar dhe në statutin e tij:
Propozoj që në statutin e tij te përfshihen këto obligime.

Ta sensibilizojmë opinionin qe Lobi i ynë të jetë i përfshirë në të gjitha shtete e Evropës ku jetojnë shqiptarët.
1. Të hapet kapitull i ri me shqiptaret e Turqisë që nuk kanë as edhe një të drejtë për shkollimin dhe kultivimin e gjuhës amtare që sot numërohen mbi 7 milion shqiptar në Turqi. Të hapen shkolla dhe universitet në atë vend qe shumë qytete janë formuar nga vet shqiptarët.
Nuk mund t’i mbyllim sytë pran ekstremistit Erdogan që në prizmin politik shqiptarët i sheh, po njëjtë sikur koha e osmanlinjve, prandaj të kërkohen urgjentisht hapja e shkollës shqipe në gjithë Turqinë ku ka shqiptarë dhe të drejtat e veta pasi mbetem viktime duke i ndier pasojat edhe pas shumë shekujsh te barbarisë osmane ndaj shqiptareve.
2. Lobi shqiptar ka për obligim të bashkëpunoj me Çamët që janë ndër të parët në themelimin e Lobit shqiptaro–Amerikan për te drejtat e shqiptareve në Greqi po ashtu sikurse në Turqi nuk ekziston asgjë ma mirë.
3. Të organizohem në shtete ku jemi ti bëjmë përfaqësuesit tanë në parlamentin e Kosovës sepse nuk dinë të na përfaqësojnë ata nga Kosova ma mirë se ne vetveten.
4. Të ndërpriten te gjitha aktivitetet e partive politike në mërgatën shqiptare dhe të njëjtit njerëz të kalojnë në aktivitetet e Lobit.
5. Të bëhen organizimet e ndryshme kulturore ,sportive dhe muzikore etj., në atdhe dhe anasjelltas.
6. Të bëhet regjistrimi i popullit në mërgim se asnjë statistikë nuk është e saktë deri me tash!?.
7. Të hapën universitetet popullore po ashtu sikur kanë vepruar në Zvicër.
8. Të organizohen të gjithë afaristët në fushën e biznesit në vendet tona pa u trembur dhe pa ju lënë hapësirë manipulantëve politik në Kosovë t’i trembin biznesmenët tanë dhe afaristët tanë qe me plot bindjen e them se po qe mos të keqpërdorët mërgata dhe njerëzit e biznesit nga kriminelet politik të Kosovës besoj se Ekonomia dhe zhvillimi i Kosovës do të jetë shpejt model për rajonin. Sot qeveritarët tanë i kanë sjell fatkeqësi vendit rrezik sovraniteti , me skamje ,varfri dhe pa siguri që vetëm në vitin e kaluar e lëshuan Kosovë mbi 100,000 njerëz !?.Të manipulohet me një popull me i riu në Evropë kështu është një krim skandaloz, jo ma nga pushtuesit por nga kriminelet dhe barbarët uzurpator te pushtetit,nga e cila kanë zhytur vendin në një krize të pa parë.

9. Lobi shqiptar t’i ketë zyrët e veta në Kosovë në të gjitha komunat për pritjen e punëtoreve dhe nxënëseve në atdhe me organizmin e programeve joshëse ndaj atdhe dashurinë.
10. Të hapet një TV vetëm për mërgimtarët tanë jashtë atdheut i financuar nga vet ne me kusht të ruajtjes se vlerave tona nga asimilimi dhe harresa kombetare.

Për në fund ju bëjë thirrje qe t’i bashkoheni kësaj force, kësaj lëvizje për ta shpëtuar kombin tonë .Le të mbetet ky si mesazh i një takimi me faqe të re në jetën e Diasporës Shqiptare që kontribuon,afirmimin dhe interesat e shqiptarëve këtu t’i lidhjen me vendet amë”

Qytetarë, vëllezër e motra, të nderuar dhe mërgimtarë, kudo që ndodheni ju ftojmë që këtë ditë madhështore ta shënojmë si një ditë të shenjtë për të gjitha forcat politike të kombit tonë, me rastin e formimit të Lobit Evro-Shqiptar. Le të vijnë një udhëheqje ma progresive për interesin e kombit tonë, të jetë një ditë e kurorëzimit për një qëllimi dhe një mendje me një vizion dhe ide, me një strategji dhe synim, me një vullnet dhe harmoni, i të gjitha forcave intelektuale të krijuesve, artistëve, biznesmenëve dhe të gjithë spektrit ne elitën e Mërgatës sonë qe ta zgjidhni një kryesi të lobit-Evro-Shqiptar. Të bashkohen rreth flamurit, të jetë mesazhi ma i mire i kësaj dite madhështore të veçanet dhe rrumbullakim i platformës për Mërgatën Shqiptare në Evropë.

Ky kuvend le të mbetet si mesazh i një kushtrimi që të na bashkoj ma tepër se gjithherë shqiptarët e Mërgatës më Shqipërinë , Kosovën , dhe në trojet tona nën Serbi ,Maqedoni, Greqi dhe Mal të Zi për një bashkim të vendit.
Shqiptar, ti je një akt historik në vete , ngrehe lart krenarinë e shqiptarëve duke u bashkuar dhe ruaje dinjitetin kombëtar. Fare në fund ju ftoj që të merreni pjesë në tubimin, kushtuar formimit të Lobit Evro-Shqiptar, që do të mbahet të shtunën, me 20.02.2016 në adresën: Basler Str. 142, D-79540 Lörrach, duke filluar nga ora 12:00.

Shpresa është se aty do të epet prova e jonë që amanetin e patriotëve tanë ta zbatojmë dhe mos t’i shmangemi, por porosinë së tyre ta kryejmë deri në realizimin e ëndrrave të tyre por edhe tonave qe i kemi në zemër. Të luftojmë për një një gjuhë ,një komb dhe për një flamur. Së fundmi krenohuni qe jeni shqiptar dhe takimi i ynë te jete gëzim për të gjithë. Mirupafshim në qytetin Lörach ,qytet që shtrihet në trekëndëshin Gjermani, Zvicër dhe Francë.

Autori i shkrimit Asllan Dibrani anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve Artistëve dhe Krijuesëve Shqiptarë në Gjermani, ish i burgosur politik nga ish regjimi jugosllav, publicist dhe një piktor që vepron dhe jeton në Shtutgart-Gjermani. Shkurt 2016

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here