Poezi nga Zymer Mehani

0
2064

ZYMER MEHANI

DO T’NA DJEG ZJARRI

Turkofilë
E debilë
Ndoshta
Edhe feçka-filë
Të mbuluar
Bërë tebdil
N’shqiptari
Kanë ndezë fitil
Kokën dhogë
E tru-tharë
Përçarje
Duke shpërndarë
Vëlla e quajnë
Turk-tartarin
Kur vëlla kemi
Veç shqiptarin
Prapthi i hipën
Kalë-shejtanit
Kanë marrë udhë
Drejt Erdoganit
Hajmedet
Për tru-shpëlarët!
Vëllezër kemi
Veç shqiptarët
Zot i Madh
Të qofshim falë
Si u bëka
Mendja dhallë?!
Vëlla t’i themi
Një sundimtari
Në atë botë
Do t’na djeg zjarri
Jo këtë kurrë
S’e bëjnë shqiptarët
Po çuditen
Dhe gomarët!


SHQIPTARI I VËRTETË

Atij-
Dhe Shqipet majë shkrepash
Ia njohin qëndresën
Atij-
Dhe miq e armiq
Ia respektojnë besën

Ai-
Me forcë graniti
E grushtin
Të çelikut
Fuqinë
Prej Titanikut

Ai-
Përherë luftëtar
Gjatë shekujsh të gjatë
Ushtar i atdheut
Me hushtë e me shpatë
Zemra e tij e artë
Dashuri e zjarrtë

Ai-
I fortë-
Shkëmb mali
Për liri-
Xixë stralli
Për Shqipen në Flamur-
Kala gur mbi gur

Ai-
Plisbardhë nëpër breza
Rrufe në beteja
Flakadan lirie
Shpresë për ditë të reja

Ai-
Më miku ndër miq
I urtë për urti
Prore luftëtar
Për t’atdheut liri

Ai-
Përherë krenar
I vërtetë shqiptar


TI, VARGU IM

Atdhe dhe komb
Gjuhë e flamur
Këngë e guximshme
Mes brigjesh urë
I shtigjeve kalim-
Ti, vargu im

Mërgimtarësh mall
I votrës zjarr
I motrës lot
I nënës kujtim-
Ti, vargu im

E dëlirë gurrë
I hidhur kurrë
Ngado vërtitesh
Prore po rritesh
I dashnorëve takim-
Ti, vargu im

Ngadal po ngritesh
N’lartësi po ngjitesh
I fortë si gur
Shqipe n’ flamur
Dhe fjalë e nderit
Shkëmb i mermerit
Nga zemra burim-
Ti, vargu im

Si loti i kulluar
Shkëlqim-
I kujtimeve të ëmbla-
Galdim
I ushqyer me bardhësi-
Plis
I fortë në shtrëngata-
Lis
Nga zemrat
I bekuar
I dashur
I uruar

Për çifte e dashnorë
Lule me kurorë
Dhe i bardhë-
Dëborë
Për heronj e dëshmorë

Për t’atdheut
Liri-
Kordel kuqezi
Kala
Gur mbi gur-
Kuqezi
Flamur

Në mendime
I thellë
I çiltër-
Dritë, diell
I fuqishëm-
Atdhetar
I besës-
Krenar

I guximshëm varg
Shigjetë edhe hark
Ar e qëndrestar
Në t’dimrit acar
Kalorës plot guxim
N’t’murlanit tërbim

Rrugëtimet e tua
S’kanë fund
As mbarim
Prore pa pushuar
Janë në fluturim
Ti, Vargu im-
Qëndresë
Dashuri dhe besë.


TI, ATDHE

Ti, Atdhe
Diellon vërtet
Lulëkuqe me fletë
Jetës i jep jetë

Ti, Atdhe
Valë madhështore
Në lumë dhe në det
Që ngjitet përpjetë
Nga bregu në breg

Ti, Atdhe
Shekujt i shndërrove
Në unaza t’arta
Tufane e shtrëngata
I ktheve në shpata

Ti, Atdhe
Hapërove gjatë
Lart edhe më lart
Me djersë dhe me gjak
T’u rrit Yti shtat

Ty, Atdhe
T’i dogjën vatrat
Dot s’t’i k’putën flatrat
As kullat s’t’u shembën
Armiqtë kurrë s’të trembën
Prej kusar’sh e cubash
T’mbrojtën zemra burrash

Ti, Atdhe
Fushë lulegjaku
Kreshta me dëborë
Dhe valë në trazim
E kthjelltë, plot shkëlqim

Ti, Atdhe
Je gurrë përherë
Që s’shterrë asnjëherë
Ti je lisi degashumë
N’stuhi dhe furtunë

Ti, Atdhe
Je rrezear
Lulëkuqe kokëlartë
Prore i paepur
Plisbardhë nëpër shekuj

Ti, atdhe
Kurrë nuk u kote
Në netët e gjata
T’shekujve t’kësaj bote
N’cegmë e suferinë
Nëpër mote, stinë

Ti, Atdhe
Je fjalë e besë
E pathyeshme n’jetë
I mbushur me shpresë
Që s’tretet n’harresë
Me guxim, qëndresë
U bëre fortesë

Ti, atdhe
Ke zemër t’hekurt
N’ errësirë je pishtar
Shpesh me shpirt t’trazuar
Si vullkan me llavë

Ti, atdhe
O truall amtar
Flori për shqiptarët
Brez pas brezi me gjak tonë
T’i ushyem damarët

Ti, Atdhe
Askurrë i lodhur
Kurrë s’t’u k’putën këmbët
Nga i gjati rrugëtim
Prore plot guxim

Ti, Atdhe
E ke ditë shumë mirë
Se është rrugë e ‘shtirë
Deri te liria
T’solli besnikëria
Në netët skëterrë
Troku kurrë s’t’u ndal
Shekuj dhe epoka
Kalove pa ndalë


POPULLI IM

Vallë si nuk u lodhe
Në shtigjet e shekujve
I ndjekur
I munduar
Dhe i përsekutuar
Vallë si qëndrove
Në mugëtirën e gjatë
Nëpër mote e stinë
Me suferinë dhe shtrëngatë
S’u bëre dot tjetër
Se e deshte jetën
Ti, populli im-
Guximtar prore
Ti, populli im-
Me fuqi vigane
Ndër vite dhe mote
U rrit qëndresa jote
U shndërrove n’legjendë
Që s’tretet n’harresë
Veç me shpatë e pushkë
N’ histori bëre kthesë
Bijtë tu i mëkove
Me dashurinë për liri
Dhe shekujt i rrëmbeve
I ktheve n‘fortesë
E në zemrat tona
Na shtove besë e shpresë

Ti, populli im
Ishe dhe je trim
Për dashuri ndaj Teje
Vargjet s’kanë mbarim


PO VAJTON NËNËLOKJA JONË

Po vajton Nënëlokja jonë
Nga t’pabesët është lëndue
Po loton e po lëngon
S’e ka mendjen me u dorëzue

Ca gjarpërinj e kameleonë
Me ca dhelpra e ca ujqër
N’ jat trup t’njomë po ia copëtojnë
Ka me i vra kafshatë e bukës

Amaneti i dëshmorëve
Gjaku i kuq i shqiptarisë
Besa e dhënë para Flamurit
Zemrat tona do i kalisë

Kurrë tradhtarët s’kanë fitue
Por gjithmonë veç janë koritë
S’i lë kombi kokë me çue
Se kemë besën e AVNIUT

Heu, Kosovë o Fushë me lule
Kullat tua gur mbi gur
Shpesh pas shpine u qëllove
Hije t’ka Shqipja n’ Flamur

S’dimë çfarë është një paçavure
Bijtë plëngprishës e kanë kot
Shqipja e zezë në fushë të kuqe
Do t’valojë përjetë e mot

Heu Kosovë Fushë me lulëkuqe
Bukën tënde që e kanë ngrënë
U zëntë frymën ca toptanëve
I godittë e madhe gjëmë

N’mes oborrit s’ngulet guri
Kurrë Rugova s’tjetërsohet
Jo pas shpine s’godet burri
Territori ynë s’dhurohet

Një flamur me pesë-gjashtë lara
“Zajednica” e Brukselit
Mitrovica jonë e ndarë
Janë dhuratë e kriminelit

Ja këto janë punët e ndyta
Bijtë bastardë që i kanë krye
“Car Lazari” n’Mitrovicë
Sigurisht i ka shpërblye

Çohu Gjergj e mprehe shpatën
Adem çohu me Hamzanë
Çohu Zahir e bëju gjëmën
Ju kërkon Arbëria nënë

Maskarenjtë po e shesin vatrën
S’ e kanë mendjen me u kthjellue
Nga Zoti paçin mandatën
Si veç Ai di me i dënue

Deri dje n’t’armikut anë
Rreshtoheshin këta viranë
Por as sot s’di kush çfarë janë
Ç’na varfëruan anembanë


KOSOVË, JE AR DHE THESAR

1.
Kosovë –
Kopsht i Lulëkuqeve
Kokë binjake
Në trup të shqiponjës,
I kuqërremtë
Qiell i Dardanisë
Plisbardhë
Mbi sy të Arbërisë

2.
Kosovë –
Këngë kreshnikësh
Të Moteve të Mëdha
Dhe i Dadës Shotë
Je gërshet i lidhur.
Je besa e dhënë
Për liri e nder
I t’madhes Xhevë Lladrovcit
Je dëshirë dhe shpresë
E Ylfete Humollit
Për atdheun e lirë
Je betim n’Flamur
I Antigonë Fazliut:
VDEKJE A LIRI !
Je fortesë qëndrese
N’kuvende e logje
Ishte magji bese
Gjithmonë fjala jote

3.
Kosovë-
Truall Lulëkuqesh
Trëndafil n’lëndina
Me plagët në shtat
Fëmijë, gra dhe burra
Të mbrojtën me gjak
Ranë kurrë për të mos vdekur
Për tëndin bajrak-
Kuqezi Flamur
Kala gur mbi gur

4.
Kosovë-
Je ti vetë
E kuqja Drenicë
Prekazi i shenjtë
E shtrenjta Qyqavicë
Reçaku plot dhimbë
Llapi ilirik
Rrafsh i Dukagjinit
Bajgorë
Mitrovicë
Dhe Anamoravë
I lashtë Kaçanik

5.
Kosovë-
Kala qëndrese
Nderi edhe bese
Fortesë e Jasharëve
E Shabanit
E Ademit
E Hamzës
E Flamurit
E Atdheut
E Skënderit
E Shqiptarit trim
Gjak i kombit tim.

6.
Kosovë-
Qëndrestare
Qiell me bubullima
Je Ali Ajeti
E Bahri Fazliu
E Agron Rrahmani
Besnik Restelica
E Shefki Kuleta
E Shaban Avdiu
Isë Havolli Trim
Hasan Ramadani
Ilir Konushevci
E Afrim Zhitia
Dhe Fahri Fazliu
E Nexhmi Llumnica
Je Zahir Pajaziti
Ballin me vetëtima:
Lidhur plagët e trupit
Me shokën e brezit,
Të Dardanisë Ilirike
Plagë e Gjergj Elez Alisë
Për motrën besnike

7.
Kosovë-
Fole shqiponjash
E djep i kreshnikëve
Dhe kokë kryengritëse
E Mëmë Shqipërisë
Motër e Preshevës
Dhe e Çamërisë
E Iliridës trime
Dhe e Malësisë së Madhe
E Hotit e Grudës
E Plavës dhe Gucisë

8.
Kosovë-
Me lot prej zemrës sime
Plagët t’i prekë me dorë,
O jelek me plumba
N’ Flamur je Shqiponjë
O shtat i Mic Sokolit,
Në të topit grykë
O Pushkë e Bajram Currit
N’Shpellë të Dragobisë
Dhe e Haxhi Zekës
Dhe e Ali Ibrës
E Ahmet Delisë

9.
Kosovë-
Tokë e rrahur
Me zjarr dhe me hekur,
E larë dhe me gjak,
Gjithmonë e paepur
Me kokë drejt në qiell
Kurrënjëherë e mekur

10.
Kosovë-
Simfoni tragjike
Me tone shumë
Je sfidë e përgjakur
N’stuhi e furtunë
Në thëllime
Në luftëra heroike
Gjithnjë me qëndresë
Dhe zemër besnike

11.
Kosovë-
Moj kreshnike
Mbretëreshë e rrallë
Në zërat e çìftelisë,
Në këngët e pushkës
Në rrezet e lirisë

12.
Kosovë-
Ëndërr stërgjyshore
E ëngjujve të trazuar
Me shiprt të Shqipërisë
Mbledhur rreth një kënge
Mbledhur rreth një sofre
Pagëzim ndër shekuj
E Pagëzim ndër mote
Besë dhe trimëri
Lirika e jote
Me breshër e shi
E me lot e gjak
Veç për një Shqipëri…

13.
Kosovë-
Epikë kreshnikësh –
Emrat:
Gjergj Elez Ali
Mujë e Halil
E çerdhe fatosash –
Zemrat:
Dashuri, miqësi, besim

14.
Kosovë-
Varg i Poetit të Madh
Që u mëkua me qumështin
Nga gjiri i shenjtë
I mëmë Shqipërisë:
“Kosova
Është gjaku im që nuk falet!”

15.
Kosovë-
Xhamadan kuqezi
E mbushur me lavdi
Je gjak i dëshmorëve
I djelmënisë dardane
Në Flatrat e Shqiponjës

16.
Kosovë-
Je mal me luftëtarë
E Fushë me lulëkuqe
Me krushq pajtimtarë
Je Kështjellë Krenare
Epikë e Përgjakur
E Alpeve Shqiptare

17.
Kosovë –
Tokë e mbushur me varre,
T’mbretërve
E t’sulltanëve
Ndër shekuj trupi yt
Është larë me gjak,
Por gjithmonë fortesë
Kështjellë
Barrikadë
E pamposhtur prore
N’furtunë dhe shtrëngatë

18.
Kosovë-
Mikpritëse e dashur
Për të shtëpisë mik
Përherë e shtruar sofër
Me bukë e me kripë
Dhe me Besa-Besën
E kullave shekullore
Dhe burrërinë malësore

19.
Kosovë-
Këngë e Përvajshme,
E zemër e drithëruar
Në dëshpërim,
Në ankth
Je ëndërr e kombit
Në vaj,
Në këngë,
Në mallëngjim

20.
Kosovë-
Zemër e nënave-
Lokemadheve
Me zemrat Dragobi-
Shamibardhave
Me zemrat Dardani-
Duarbardhave
Me të dëlirin lot
Për dëshmorët tanë
Që të quajtën NANË
Flamur kuqezi
Me zemër SHQIPNI.

21.
Kosovë-
Djep me dëshira
Për Breznitë Orëmira
Shqipe n’t’ bukurën Valle
Me PUSHKË dhe me SHPATË
Për Shqipërinë e Madhe

22.
Kosovë-
Epikë e Vargjeve
Legjendë e shekujve
Kreshnike
Vigane
Me zemër dardane
Me vello nusërie
Je Nuse Lirie,
E Shpirt Shqiptarie

23.
Kosovë-
Moj Fushë e paanë
Dhe ashpërsi shkrepash
Ti, Jehonë Këngësh
Mitesh dhe legjendash,
Mbretër e tiranë
I lave në gjak
Se s’u pate hak

24.
Kosovë-
Qëndrestare moj
Kujt s’i pate hak
Kujt s’i bëre lak
As dje e as sot
Askurrë jetë e mot

25.
Kosovë-
Plagë e dhembjes
Visare e Kombit
Veshur kuq e zi
Kështjellë e barotit
Dhe Shtëpi mikpritëse
E mikut dhe e Zotit…

26.
Kosovë-
Me plisin e bardhë
Gjithmonë mbi vetull
E kaltërt ëndrra jote
Si kaltërsi qielli
E ngrohtë zemra jete
Porsi rreze dielli

27.
Kosovë-
Dhembje e madhe
E plagë që kullon,
Baladë e të vrarëve,
Truall i përgjakur
Vatër e të parëve
Lulëkuqe në fusha
Jo kurrë s’të vret pushka.
Tradhëtarë dhe t’pabesë
Ka me i vra buka,
Thotë poetja vetë:
“Plagë e thellë e zemrës
Je për çdo shqiptar”!
Je ar dhe thesar

28.
Kosovë-
Zemër Shqipërie
Dhe Shpirt Dardanie


VARGJE TË GURTA

Madhështor je, Atdhe –
Kala me bedene
Vargje t’gurta t’shkruaj
Fuqi marr prej Teje

Fjalët n’varg për Ty,
I rendis me radhë
Për krenarinë Tënde
Si n’Motin e Madh

I Arbërisë Kryetrimi-
Skënderbeu – Kastrioti
Me guxim t’madh tha:
– Arbëri, t’bekoftë Zoti!

Bijtë e Tu, Atdhe,
T’fortë granit qëndruan
-Gjithçka për Arbërinë
N’Flamur u betuan

N’Kuqezi Flamur
I shtrënguan radhët
Për tradhtarët vdekje
Shqipëria për Shqiptarët!


KOSOVË

1.
O Kosovë kreshnike – Nëna jonë e dashur
O KALA VIGANE e stërgjyshërve të mi
Porsi shkëmb i lartë dallgëve u qëndrove
Është plot lavd e mburrje e jotja histori
Mbi kurrizin tënd nga lufta në luftë
Pareshtur t’u lëshuan erëra e stuhi
Por shtatlartë qëndrove s’u përule kurrë
Ato plagë të vjetra prapë i ke përtëri
Dhe sulltanë e mbretër tek ti i lanë kokat
S’patën çfarë të të bëjnë prore i munde shqotat
Stuhi e rrebeshe të rrahën pa nda
Por me gjoks shqiptarët të ngrehën kala
Edhe Car Dushani ty ta pat lakmi
Duke të të quajtur “E vjetra Serbi”
Edhe Car Lazari sot ta bën me gisht
E shikon drejt teje vëngër armiqsisht
Të quajtën DJEP SERB nëpër histori
Por ti Kosovë mbete Shqipe plot lavdi
E le ta dinë mirë serbomëdhenjtë shovenë
Se je VARRI i TYRE ti denbabaden
Dhe dallgët kaluan e ti dot s’u munde
Moj Bijë qëndrestare e Shqipërisë sonë
Flamur’n kuqezi çdoherë lart e ngrite
Krenare e dëlirë siç ke qenë gjithmonë
O rritu ti rritu – e dashura Kosovë
Në ty lulëzon jeta kudo cep më cep
Bijtë e bijat tua ta sollën fitoren
Dhe sot jemi t’ lirë e po t’ndërtojmë vetë
Lavdia për ty s’do të shuhet kurrë
Gjithmonë do t’jetojë s’do t’shembet mbi dhe
Djemtë e vashat tua me ty janë krenare
Kosovë-atdhe i dashur je zemër shqiptare

2.
Flamur emri yt -Flamur kuqezi
I gurtë emri yt dhe plot krenari
O Kosovë kreshnike o fushë e paanë
Na flasin legjendat e stërgjyshërve tanë
Në gur emri yt ndër shekuj skalitur
N’Flamur gjaku yt në çdo luftë është ngjitur
Kumbon gjuha jote në fusha e male
S’matet pasha jote – Dashuri e madhe
O Kosovë kreshnike o fushë me lulëkuqe
Ti je krah i Shqipes që vërvitet n’erë
Ti je si pranvera me lule të kuqe
Ishe gjithë shqiptare e do t’jesh përherë
Me burra vigana e me gra të dëlira
Dhe me djem azgana e me vasha trime
Dje ishe shumë keq e sot je më e mira
Jetë e mot të rrosh o Kosova ime


TY…

(Popullit tim)

Ujqër e arinj
Gjarpinj e shtërpinj
T’plagosën shumë herë

Qenër e hijena
Nga jashtë e nga brenda
T’kafshu’n pa ndërprerë

Fytyrë – kameleonët
Edhe shpirt – masonët
T’sollën helm e vrer

Por Ti i fortë mbete
Asnjëherë s’u stepe
Shqipe si përherë

E jotja fuqi
Kurrënjëherë s’shteron
Nga ky truall buron


LULËKUQET E KOSOVËS…

Në fushat e paanë të Kosovës Kreshnike
Çelin dhe harlisen Lulëkuqet e Shqipes
Si të mbijnë nga shpirti, si të mbijnë nga zemra
Lulëkuqet ilirike me ngjyrat kuq e zi
Në trollin tënd rrisin shtatin, e lashta Dardani

Lulëkuqe si gjaku dhembje e krenarie
Që veç Tokës Sate, Kosovë i kanë hije
Lulëkuqe qëndrese, Lulëkuqe LIRIE….

Dada Shotë me plis mbi vetull
E Ganimeti me të bukurin gërshet
Xhevë Ladrovci e Ylfete Humolli
Antigonë Fazliu me zemrën si det

U nisën në luftëra nën Flamurin Kuqezi
E në zemër plot guxim për lirinë e ATDHEUT
Lavdi Ju qoftë motra t’ ADEMIT e t’ZAHIRIT
Lavdi jetë dhe mot, mbesa t’SKËNDERBEUT!

Lulëkuqe u lindët dhe e rritët shtatin
Kosovës nënë ia shtuat hijeshinë
Lumë si ne që ju kemi, o bija të ARBËRIT
Me shkronja të arta na shkruat historinë!


KOSOVË, ATDHEU IM!

U kruspullose
U përdhose
U dergje
U dogje
U bëre hi
U preve
U grive
U shkrumbove
Por dot s’u shove

Të nëpërkëmbën
Të damkosën
Të shtrinë
Të grinë
Të njollosën
Të gjakosën
Të përgjakën
Të përlloqën
Të ranë
Të shanë
Por dot s’të vranë

U mbrojte
Me gjak zemrash
Me dif çlirimtar
Me grushta
Me armë
Me thikë e hanxhar

Për Ty u falën jetëra
U ujite me gjak
U ruajte me mundim
Kosovë- atdheu im
Të duam pa mbarim


KOSOVË E PAEPUR

Në shkrepa e gurë
Shkruaj emrin tënd
Je e fortë-çelik
I granitit shkëmb

I bardhë si dëbora
Mbi kokë të rri plisi
Rritet shtati yt
Porsi qiparisi

Dashuri të madhe
Ty të kanë shqiptarët
Përherë me gjak t’kuq
T’i ushqyen damarët

N’flamur kuqezi
N’krerët e shqiponjës
Për ty u betuan
Trimat e nënëlokes

Besën e ke t’artë
Virtyt për shqiptar’t
Plisbardhë nëpër shekuj
Kosovë e paepur


TI, ATDHE…

1.
Mbi bedene t’Kalasë Sate
Rrezet shigjetojnë
N’motet me erë e furtunë
Shqipet vigjëlojnë
Je fanar në t’turbullt mot
Udhërrëfyes n’shtrëngatë
Bukë e krypë, zemër për mikun
Hasmit barot t’thatë

2.
Pendë me të trasha mure
N’shekuj mbete prore
Vrik erdhën tek ti
Hordhitë me taborre
Fushat tua të paanë
T’i shkatërruan anembanë
Sulltanë dhe pashallarë
K’tu mbetën të vrarë
T’pushtuan me topa
Por mbetën pa koka
Ty t’u shtua lavdia
E thotë historia
Kurrë s’ngele pa halle
Por, ke zemër t’madhe


AMANET TË KEMI

Mbi fushat e paanë të Kosovës,
Shtatin prore e hedhin Lulëkuqet
Në çdo gur të Kullave shekullore
Historia e tim kombi po shkruhet

Mbi majat e Alpeve Shqiptare,
Fluturojnë Shqiponjat me sy vigjilentë
Ujëvarat e Mirushës e Liqejtë e Lurës
I këndojnë ninullat për fëmijët e vet

Nga valët e Jonit e t’Adriatikut
Brigjet e Arbërisë ditë e natë ushtojnë
Në male t’Bajgorës e n’Grykë t’Kaçanikut
Bijtë e tu, moj Shqipe këngët t’i këndojnë

N’Lezhën legjendare të Motit të Madh
U lidh një Besëlidhje për një ideal
– Për liri të Atdheut – tha Gjergj Kastrioti,
– Jo nuk na ndal shpata s’na ndal as baroti

Mbi çdo dashuri ty t’kemi atdhe
Amanet të kem nga trimi Skënderbe
Për ty të punojmë e të ruajmë si sytë
I madh e i vogël për ty lëmë dhe kry’t


SHQIPTAR!

Haptas drejtësinë ta shtrydhën
E armiqtë të thanë se je vrasës
Dhe hi u munduan të të hedhin në sy
E të verbër të quajtën ty
T’i qepnin kapakët e syve donin
E të thanë se je pa vatan
Dhe me gjak prore të përlyen
E të thanë se je tiran
Të vranë e të prenë shpeshherë
Me armiqtë luftove dhëmbë më dhëmbë
Por syri yt kurrë s’t’u tremb
Por gjithnjë qëndrove në këmbë

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here