Poezi nga Lirika Prishka Burgjia

0
796

Lirika Prishka Burgjia

NËNË
A ka gjë në botë, me kaq bukuri
Se sa emri nënë, emrin që ke ti…
Je më e mira në botë, dielli je ti për mua
Nëna ime ë dashur, o sa shumë të dua…
Edhe kur kam dhimbje, dhe kur kam gëzim
Gjej mbështetjen tek t’i, ty nënë të kam strehim …
Ka rastësi lëndohem, kurr unë marr në thua
Nënë ti je shërimi, ti je mjeke për mua…
Dhe më këtë emrin, nënë që ke ti
Një buqetë me lule ta dhuroj tani…
Me këtë që bëj unë shpreh dashuri
E të mbaj në zemër, se m’jep lumturi…
Je krijesa që ka më të bukurin emër
Je ti ajo që s’më don me fjalë, por më zemër…
Nënë e dashur o e imja nënë
Ty të kam rreze dielli ti për mua je hënë…

MALLENGJIM

Kaluam muaj pa u parë
As zërin nuk ta dëgjova
Syrin margaritar, s’ta pashë
As petalet karafil s’ti shijova
S’ta preka as gjoksin tënd
Kokën mbi gjij s’ta kam menduar
Eh pa të puthur e thithur atë vend
Për të cilin jam përvëluar
Edhe ti, ndihesh ndezur zjarr
Kohe pa më prekur e shijuar
E di që drithëron si i marrë
Dhe mezi pret për ta riprovuar
Më lësho zë të kam rixha
Sy e vetull mua m’i afro
Se pastaj frena më nuk ka
Fute tek mua dhe fluturo
E zjarri do vijë duke shuar
Ndoshta në agim shuhet ky zjarr
Kur të gjitha t’i kemi shijuar
Dhe ta gjejme vehten si në përrallë


KJO ËSHTË DASHURIA

Dashuri lind e vdes…
Vetem atëher kur vdesim ne….
Ajo është si ai, trëndafili që kërkon ves
Prandaj zoti veç tek njerëzit e le
Dashuria nuk njeh mosh, jo….
Adami dot vetem s’jetoj
Ndihmë, o zot dua një mike… po…
Vetem jo s’mund të rroj
Kam nevoj zot të lutem
Evën shpejt nga ty o Zot kërkoj.
Se kështu në vetmi smundem
Ja, pra kjo është dashuria
Dot pa të jo, jo nuk rron njerëzia
Ajo lind veç nga rinia
Dhe vdes afër tek pleqëria….
Dashuria kudo egziston
Në natyrë atë ne e shikojmë
Mes nesh ajo mbizotëron
Me dashurinë çdo gjë takojmë
Dashuria në çdo mosh vjen
Nuk njeh rini a pleqëri
Ajo s’pyet në zemër një vend gjen
Ajo troket atje ku ndjen ti
Natyra, nuk do ishte pa dashuri
Prandaj zoti na fali gjithçka
Jo pa atë ajo s’ka asnji bukuri
Këtë planet pa dashurinë se la.

13.09.2016. Athinë. Greece


O ZOT …

Për ty një lutje kam o zot !…Dëgjomë…
Të lutem dëgjomë…
Thojë urata në kohë, jepi gëzim çdo vitë
Jepi jetë çdo ditë, fali dritë tek sytë…
Ti o zot e pranove në këtë bot
Se më duket e mirë, ska bër keq jo…
Erdhi si çdokush jeton deri sot
Shpirtin e ka të pastër e me zemër të do…
Dhuroj shëndet dhe mirësi në Shpirt…
Të lutem dëgjomë o i madhi zot
Largoja dhimbjet, vuajtjet dhe mërzitjet
Besoj se e meriton është një Ëngjëll…
Të lutem ka, mbanë ahh sa shumë…
Dëgjomë o zot më ngjanë është si unë…
Si një Ëngjëll që në jetën time bën dritë…
Këtë lutje kam o Zot një shenjë çomë…

25.06.2009. Athinë. Greece.

Në ballkon…!

Mbaruam te bukuren ceremoni
Te dasmes tone me dasmore
Por romantizmin ja deshem henes
Dhe qiellit mbushur me xixellonje!
Ne ballkon dolem shikonim yjet
Dhe henen e bukur rezatim
Ashtu nen driten e henes
Puthjet vazhduam pa mbarim!
Ti me dukeshe me e bukur
Me fustan, ashtu hardallisur
Me henen ne te zhdukur
E dita ne te lindur!
Dhe deti eshte terbuar…!
Qielli i teri i nxire
Leshone qene e mace
Deti si une terbuar
Shkembinjet dermohen
prej dallgeve!
Qane qielli, deti ulerine
Une ne vetmi mbytur ne lote
Prisja dashurine te me vij
Nuk erdhi, psene se di
Mos i madhi zot…
Me tutje erresine
e shqynte shkreptima
nga shpirti im villej gjak
por kisha gabuar, rende gabova
rufeja kish mare mbi te hak
Une prisja vetem isha bere nuse
Ai me tjetren bishte perdredh
Kur e mesova zoti pune sosi
Une s’do ngeli vetem
Do gjej lumturine!!

Dërguar për publikim nga Gjin Musa, gazetar

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here