Poezi nga Lika Prishka Burgjia

0
710

Lika Prishka Burgjia

Jam lindur më 17.06.1979 në Kolonjë të Lushnjes… Filloren e bëra në vendin tim Kolonjë shkollën e mesme dhe gjimnazin i mbarova tek shkolla Thanas Bozo në Kolonjë … Kam jetuar vitet e fëmirisë time dhe në Shqipëri e Greqi … Që e vogël di dy gjuhë, shqip e greqisht këto janë gjuhë e nënës. Kam vite shumë që jetoj në Greqi, Athinë mbi 25 vjet e lart. Tani jam grua e një nënë e thjeshtë e më e lumtur në botë … Poezinë e kam në zemrën time e shkruaj që në moshë të vogël …poezia e parë e kam bërë, ka qënë në mosha 10-11 vjeçe.

Poetja ne fjale shkruan ate qe i thot zemra, do te jete gjithmonë vetevetja perpara lexueseve. Rreshti i saj tingellon si nji kembanë e fuqishme, lexuesi shokohet çdo here me ate realitet te pakontestueshem te poetes. Urime e nderuara poete, qe tashma je bere pjese e gazetes “Fjala e Lirë“. Krijimet tuaja jane te mirepritura ne çdo kohe. /Gjin Musa, gazetar

DREJTËSI APO LIGËSI

Gjithë jetën jam shumë e drejtë
Me shokët e miqtë e mi s’u ngatërrova
O zot përse tani në fund me lotë
Ky ishte shpërblimi që unë mora

Sinqeriteti në këtë jetë është e kemi dobësi
Është egziston në këtë botë lajkatare
I ligu veç fiton, jeton për bukuri
Pse vetem i drejti lëndohet me halle

Kush bënë mirë në këtë jetë
Dhe i ligu pse jeton për mbrekulli
Pse njerëzit e drejtë i dënon krejt
Ah s’e shikon në jetë veç ligësi?

Drejtësi ka në jetë apo ligësi
Kush mbizotëron më shumë tani
Më thoni ju, o miqtë e shokët e mi
Më thoni se unë vërtet s’e di …

Poezi e lirë – Nga Lika Prishka Burgjia
22.08.2016. Athinë. Greece

UNË JAM KJO !!!
Jam e di zemërbutë e kokëfortë sa çudi
Kështu më thonë se jam kokëfortë…
Nga frika se mos të lëndoj ty… jam zemërbutë
E kokëfortë jam se nuk dua të më shkelin me këmbë…
Më thonë shpesh se jam shpërthyese
Si ëngjëll më thanë një ditë më parë…
Më lehte se të bredhësh të kuptosh
Shpërthen ëngjëlli për të mos ta vrarë…
Se di fola shumë s’më kuptuan
Më shumë se fjala më thanë, flet heshtja sot…
Të pres të kuptojnë heshtjen oh sa absurte
As ato kur fola s’më kuptuan dot…
Jam zemërbutë e kokëfortë njëherësh
Dhe si ëngjëlli shpërthyese në një kohë….
Ky ligji i natyrës, në daç të jetosh
Kur të tjerët të shkelin …o vdis o jeto …
Pse vërtet kjo jam unë kokëfortë
Kush nga ju e beson është e vërtet….
E kaq shumë dukem zemërbutë
Kjo jam e kështu do vazhdoj në jet

Buze Puthje
Me trokthin e nje kali,
Nxiton puthja zjarr.
Nga deshira e shpirtit,
Pjalmin ndjen t’ja marr.
Nga puthjet e dhena
Qe mpiksen ne buze.
Kur e jep me zemer.
Ngjiten si venduze…
Buzes vjene e shkon,
Mbetet gjysem hene.
Kaq shume e mbulon.
Nektarin qe ka lene.

Ne detin e endrrave!
Ne detin e endrave enderova
E veshur hijshem vetem per ty
Qetesisht mes dallgesh notova
Dhe dallget e vija ne qetesi!
Ashtu, lehtas duke notuar
Me syte mbyllur mes endrash
Befas mu mpine kembe e duar
Befas ja nisa kenges!
Se di ne me degjova ti
Ndofta dallget te penguan
Por mua mu hapen sy
Nga ëndrra e bukur më zgjuan !
Kure je vetem!
Kur je vetem, mendo… Jam !!!
Kur do më thërrasësh, ta dish … Do vij !!!
Para se të flasësh…. Do të dëgjoj !!!
Para se sa të lodhë… Do të zhdukem !!!!
Të gjitha këto sepse thjesht !!!
Të dua !!!
Je për mua gëzimi, kuptimi i botës
Jetën nuk e dua, asnjë minut pa ty drita ime


ZEMER QE FAL

Në kët’ botë erdha nga dashuria
E trembur, ti më braktise
Të pyes, ku është ligësia
Tek një derë trokite, më le dhe ike
Rrija në dyert e një pasanike
Përkëdheljet e tua kisha nevojë
Kur sëmuresha, asnjëherë s’të kisha
Edukatën e rrugës kisha përvojë
Kjo dashuri, mua më solli shqetësime
S’e pata unë fajin në këtë botë
Vuajte edhe ti me ardhjen time
Askush fajit nuk i doli për zot
Koricaqi më quanin, kështu më thërrisnin
Ku ngrënë e pangrënë mbaronte dita
Me mundime ecja mes fjalësh që vrisnin
Vitet iknin dhe unë bashkë me ta u rrita
Jetës i bëja ballë vet tani
Jetesën e doja me nder e dinjitet
Kalova, mësova me mund e vështirësi
Familje krijova, linda njé fëmijë vet
Dëgjova fjalë, pyeta, kërkova gjithandej
Desha të përballem me fatet e jetës
Me në fund të vërtetat i gjeta andej këndej
Për saktësi gërmova të mësoja të vërtetat
U bëra fajtore, pa patur fare faj
Se e tillë ishte paragjukuar jeta
Të vetmen gjë vehtes s’ia fal
Ndaj ty të ka falur e imja, zemra
Poezia Nga Lika Prishka Burgjia

KETO FJALE DEGJOI

Dëgjoi dhe kuptoi, mirë këto fjalë
Se brenda shpirtit, s´mund të rrinë
Po ta shpreh simpatinë time djalë
Se zemrën për ty, ndjenjat po ma nxijnë
Dëgjoi përsëri dhe njëherë këto fjalë
Se në zemrën time, nuk dua t’i mbyll
Po ta shpreh prap dashurinë djalë
Që në zemër time, unë e kam mbiell
Dëgjoi edhe njëherë tjetër këto fjalë
Brenda vehtes s’e mbaj dot këtë flakë
Flas për dashurinë, prapë more djale
Se unë për ty, po digjem si zjarr
Poezi Nga Lika Prishka Burgjia

ME DJEG EPSHI PERVELUES

Po digjem natës e vetme
Nga zjarri flakë që shpërthen llava
Dehem nga zjarri që përballë flakëron
Klith nga pija e dashurisë
E nga prushi i shpirtit që përcëllon
Flaka e kuqe më djeg nga pak
Gjithçka brenda trupit shkrumbuar
Puthja ndizet gjer në gjak
Turbullon gjaku i përvëluar
Ç’bëhet kështu sot me mua
Tërë epshi qe i imi, jo i huaj
Poezi Nga Lika Prishka Burgjia

NDJEJ ZEMREN SI TE GUFON

Ndjej zemrën tënde si gufon
Dhe s’e fsheh mallin që t’ka marrë
Shpirti bëhet si zog që fluturon
Si puthja që jepet për herë të pare
S’e di shijen e buzëve me mua
Ah sikur mjaltë të jenë, ëmbëlsi
Unë do tretem mes buzëve të tua
Duke u puthur me dashuri
Eja dashuri, që të mos pres më
Dil nga nata jote, dil si yll në qiell
Se yjet lart as plaken, as bëjnë zë
Ti nga bregu tjeter, falmë dritën diell
Poezi Nga Lika Prishka Burgjia

KUJTESE E PAGABUESHME

Për mua dita u mbarua në harres më la…
Shpirtrat tanë bashkohen e ça nuk u tha….
Përpiqem ti kuptoj së lexuari mbaroj…
Por mendja së menduari s’kuptoi që s’kuptoi…
Shiko sesi flasin njërëzit e zemrës time…
Po unë s’jam aq shumë trime…
Nuk qesh…As nuk qaj…
Në duar bllokun mbajë…
I them vetes urime…
Por, Ahh të isha më trime!!!
Shtrënguar syt përpiqem ti mbaj….
Të fle shpejt të mos rri zgjuar…
M’duket se dhe yjet më kanë harruar…
Qielli zbardhet unë ndryshoj….
Mgjesin tjetër dua të dashuroj…
Sa bukur ishte…E me sa kuptim…
Kujtimi i tij do rrinte…
Jo si yjet gjer në agim…
Se nuk dua të vuaj ky shpirti im….
Një shkrim Nga Lika Prishka Burgjia

ËNDËRROJ BUZËT E TUA

Marr foton tënde dhe e shikoj
Shikoj ata syt dhe të ëndërroj
Unë i dua ata sy të shkruar
Që aq shumë i kam kërkuar
Dhe të ëndërroj të ëndërroj
Të puth buzët e tua ti shijoj
Unë i dua ato buzët e tua
Që cdo natë me presin vetëm mua
Shikoj ate trupin tënde
Dua ta prek ta përqafoj
Mbyll sytë përsëri ëndërroj
Fytyrën,trupin tëndë aq fort adhuroj
Buzët e tua të mijat të shijojnë
Duart e tua gjith trupin tim të ledhatojnë
Ashtu dua të vazhdoj këtë zjarr
Se shpirti trupi im flak ka marr
Të betohem për këtë rini
Se të dua vetem ty
Vetem ty të dua e të dashuroj
Fjalët,trupin e buzët e tua kurr sdo ti harroj

Përgatiti për publikim për gazetën Fjala e Lirë, Gjin Musa, gazetar

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here