Poezi nga Albana Vokrri

0
743

Albana Vokrri

Malli femijerise

Notoj ne t’kaluaren nder vite
Thelle ne zemer pikoj dhimbja
Ato dite te femijerise time
Ah sikur prapa ti ktheja

E shikoj jeten drejt ne sy
Mos valle me thoshte dy tri fjale
Por mbeta bashke me mallin tim
Qe flakeron si zjarri ne oxhak

Femijerine sa shume e kerkoja
Si dikur ne kraharor te nenes time
Edhe pse me varferine se bashku vallzoja
Me melodi shoqeruar nota dashurie

E perhumbur mbeta ne ato vite
Ne heshtje mendimet luften kerkojne
Si vullkan malli per femijerine
Lotet faqen seç e perqafojne


Na ish nje here
nje vajze e vogel
mbushur endrra
Ylber ngjyra plot.
Notonte e qete neper
dallget e jetes
por asnjehere
se munden dot.
Vallzoj se bashku
me eren e terbuar
qe e perqafonin
porsi i embli fllad.
E ne cdo hap
qe ajo hedhte
i ngjitej zemres
nje force e arte.
Neper mendje
gumezhinin
porsi grereza
njerezit gjithandej
qe ato endrra
mos t’ja linin
si nje sepate
kur lisin e pret.
Ajo vajze
shpesh koke shkemb
nuk degjonte
s’donte t’ja dinte
per asnje thashethem.
Mendja saj
gjithmone e therriste
se bashku me zemren
te benin qeverisje…

ZËRI I SHQIPONJËS

Nga qielli dhe toka sot si mot,
Shqiponja thërret bashkimin,
Me lot syrin ka mbuluar,
Po jehon zërin kudo:
Të shpërndarë bijtë kudo i kam
Në çdo prag, në çdo skaj…
Por e përhumbur i dëgjohet britma,
Si të largojë gurët nga zemra
Dhe me krahët plagë nis fluturimin
Anembanë e dërgon fjalën
Bijtë e mi kanë dhënë betimin:
Do të bashkojmë trojet shqiptare!
Nëna shqiponjë hap përqafimin
Në çdo cep të trojeve shqiptare,
Të jehojë gjithmonë bashkimin
E të plotësohet amaneti i të parëve.
Shtrydh gjak nga flamuri
Përmbi troje nis fluturimin
Me sqep shtrënguar mban bashkimin
Në fole të vet ul Shqipërinë,
Ashtu si e fali Zoti tërë Ilirinë

NËNA SHQIPONJË

Vranët ma hedhe shikimin
Syrin me lot ma mbulove
Të shpërndarë kudo jemi bijtë e tu
Dhembjet sa mundohen të shuhen.
Në çdo skaj edhe qielli
E përhumbur dëgjohet britma
Thërret nëna bijtë e saj
Si t’i largojë gurët nga zemra.
Me krahët e plagosur nis fluturimin
Anë e mbanë e dërgon fjalën
Bijtë e mi kanë dhënë betimin
Mos i prekni trojet shqiptare.
Nëna Shqiponjë hap përqafimin
Në çdo cep të trojeve shqiptare
Të jehoje gjithmonë bashkimin
E të plotësohet amaneti i të parëve.

Dergoi per botim Gjin Musa, gazetar

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here