Poezi Dashurie nga Ismet Tahiraj

0
1161

Ismet Tahiraj

DERDHEN MAGJI

Adami i pari e pa hënën
Kolli me lemzën ngjit
Atje te bari i butë.

Do ja puthë Havës
Gojën dhe sytë

Yjet i derdhin magji.

TEJET UNSHEM

U puthën sa u puthën
Skajmërisht tejet unshem

Si nuk i thyen eshtrat e kafkat
Nga lodhja e tepërt
Filluan shoqi – shojn, ta lëpijnë.

Veç zjarr
I kishin buzë.

S’MENDUA SIFILISIN

S’menduan për sifilisin
As për gangrenën
Bari ështe tepër i butë
Veç rreth e rrotull, mollë.

Thëkra s’dukej as kund.

Fjeten ashtu fortë
Tejet dermuar.

* * *

Ishte verë tepër e nxehtë
Pastaj gjeten shpella,
Një zot e di ç’farë veshen
Dhe si e vjedhen zjarrin.

Prapë mbinë ne pranverë
S’ishin merdhirë, e s’kishin te ndalur…

TE SHPARDHI

Te shpardhii madh
I lamè me Muharremin
Tri derte te lidhura
Me nyje
Dhe spktrin ngjyrë gjaku

ATE TE KUQ

Ate te kuq, all
Te shpardhi e gjet
Mes etheve
Mes ndrotjeve

Atë ditë qe me tha spektri
Puth’
Puthè.
Se digjesh i etur
Tërè jetën

Ajo ditë e përcillte
Avullin e derteve
Drejt qijeve Sovran.

MOS QE FANITJE

Shkarazi kishte ikur
Avulli i Ditës
Përlotur e sperkatur gjetheve
Te shpardhit te madh.

Nga fryma ime, mistike
Mos t’ngeli me barr’.

Vrragè me vëre qafes
Me njëanestezion.

Te pre se
Bota është e rrumbullaket
Kthehu
S’ke ku shkon…

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here