Poeti Nikoll Ulndreaj – poezi

0
514

Nji pene brilante, qe here-here mallkon veten!
Mallkon se vëren qe pa drejtesia e mposht drejtesinë, mallkon, po mallkon at’here kur poshtersia triumfon mbi ndershmerinë.
Nikolla shfryn dufin… kur injoranca mund dijen dhe intelektin.
O Zot, na fal! I pa shkolli me dy tre diploma, intligjenca e vendit e braktisur, poeti shkruan, therret ne takatin poetik! Po shurdheca nuk do te ja di! …shkruaj o poet, po une i pa shkolli sot kam vlere, ty te “mbes ne çdo provim”…
Gjin Musa, gazetar.

MA VODHE GJUMIN NË SY
Pranë dritares sime rri e numëroj yjet e qiellit
Gjersa agu i mëngjesit më sjell
Rreze buzëqeshëse të fshehta
Të luleborës
Çelur ndër rudinat e Perëndive të Dashurisë
Harabelat pupëlart ulur në çati kullash
Ndiqnin me sy lojën e rrjedhës përditshme
Të gurrës së buzëve tua
Që zgjonin epshe pasioni e ëmbëlsie
E nxehtë të lind një puthje
Në thellësi të puthjes
Fshihen filiza drite e vetëdije
Llokoçitës deti shpirti
Gjersa qiejve të moshës
Harkojnë rrufe të prushëruara
Më të bukurat ndër stinë
Asaj nate me hënë ishe bërë e bukur
Më e bukur së trëndafili në kopshtin e Edenit
Keqas
Ma vodhe gjumin në sy
Në shpirt më mbolle lule-shqetësimin
Se nuk mund të jetoj pa ty

Tiranë me dt. 11.05.2016

HAJMALIA E ARTË

Si një tufë zogjsh në udhëtim të gjatë,
Hodhëm hapa drejtë Evropës, Male, hëna, shtojzovalle e nëna,
Na dhanë; Hajmali të artë, ta mbanim nën sqetull –
Të na sillte fat e mbarësi!
Zemrat hidhëruar, sytë përlotur,
Ecnim të takonim Kristofor Kolombin e Xhon Kabot;
Që kishin zbuluar Amerikën.
Të zbulonim edhe ne botën e re,
Duke na u ngjitur për fryme –
Dete, oqeane, lumenj, male e shkretëtira të trishta.
Pas na ndiqte dhembja e qiejve bjeshkorë,
Plot vaje e lot.
Ylberet e ujëvarat flinin nën dëborën e bardhë,
Vetmia i zgjidhte nyjën,
Zhgënjimit të kullave, në thepa të bjeshkëve;
Të të parëve tanë –
Që do të kishin mall dhe këngën e dallëndyshes!
Si të dehurit i gëzoheshim ikjes,
Me buzëqeshje të fshirë,
Ndoshta ngase për herë të parë fluturonim;
Larg kufijve të Atdheut,
E hynim në lojë më kohën –
Duke ia lënë perandorisë së erës arat shterpa!
Lulet e stinës qajnë e qeshin si zogjtë,
Hapin sytë të shikojnë zukamën e pranverës,
Bjeshkëve kreshnike që u hiq supesh;
Trafikun dimëror,
E dallëndyshet shtegtare të kthehen –
Nga përtejdeti…

Tiranë 04.05.2016

Për të apasionuarit e lirikës popullore në gegnisht.

Si t’ia baj moj çikë

Si t’ia baj çikë me t’puth ty
Dritën e synit pishë n’frangji
Vetullën e zezë hark për mbi Dri
Buzët binjake si dy kroje
Idhtë e amel si mjalti n’hoje
Me t’puth po m’vlon gjaku
M’vlon gjaku prej meraku
Je ndër lule, lule zambaku
Ndër livadhe flutur me pika
Je ndër shoqe zana e qika
Me t’puth m’plasi zoti
Ngricë e dimën po m’shkon moti
Tue rrjedh sytë nandë gurra loti
Loti im po bahet lumë
Vjen e m’përmbyt natën n’gjumë
Ty moj çikë a të vjen keq
M’ka kap dhimbja e s’mund ta heq
Po më dhëm zemra e po më dhëm koka
Mua për ditë më rrotullohet toka
Rrotullohet toka për me më nxanë
Se ti faqe s’ma ke dhanë
Bëje shpirtin t’gjanë si deti
E ma jep zemrën me veti
Jepja zemrën zëmrës time
Sikur zog në fluturime
Dallëndyshe ku kemi le’
Shqipe mali për At’dhe
Si t’ia baj qikë me t’puth ty
Dritën e synit pishë n’frangji
Vetullën e zezë hark për mbi Dri
Buzët binjake si dy kroje
Idhtë e amel si mjalti n’hoje.

Tiranë me dt. 21. 08. 2016

PRANGAT E DHIMBJES

Pjesa e pestë
Më ka humbur kodi i vjetër sekret i lindje-zgjimit
Ma lan gjyshstërgjyshërit e mi trazhgim të mbush jetën me jetë
Të lidh hallkë me hallkë e brezin me brez.
Ditën e trishtim-pikëllimit të Rikryqëzimit të Krishtit në Kryq
Shpërthyen lotët si skurrjelat e ujit shpatmatit të Rrukut
Nga një shi i rënduar dhimbjesh.
Lumi i Bardhë u bë i Zi
E u zezua nga e zeza e rubave të zeza të nënave të kreshnikëve
Që u vranë vetëm se
Donin një pikë uji të kthjelltë burimi në amë
Të pandotur të njomin buzët e plasaritur etje.
Mandej fretërit një minutë para varjes në litar
Kënduan
Këngëlutjet e fundit Shën Maries, Shën Nikollit e Shën Stefanit
Njerëzit të lindin me flatra
E të eksperonin të shtat qiejt e fatit të jetës në tokë.
Dhe më thonë se kurrë s’ke patur rini të blertë
Bilës paskam lindur me flokë të bardha
Nga shpirtvuajtjet e time nënë duke bërë bystek kallinjtë e grurit
Ara në derë të bëhej më e bukur.
Dhe majës së Hekurave i krihte flokët e thinjur
Nëpër dimrat e gjatë siberian.
E tash kalërojnë kalin e pushtetit
Duke ma sjell gishtin rreth kresë
Mandej më hedhin në udhëkryq
E më mohojnë ekzistencën duke më lënë edhe paatdhe
Pikërisht ata
Që ndërtuan piramidën e Keopsit me kocka e skelete
Njerëzish të pafajshëm.

Tiranë me dt. 20. 08. 2016

Dërgoi për publikim Gjin Musa, Gazetar

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here