Po kush është poeti Lulash Ara

0
576

Ka lindur në fshatin Toplanë të Dukagjinit, me 4.7.1966. Shkollën fillore dhe 8 vjeçare i ka mbaruar në fshatin e lindjes. Në përfundim të klasës së tetë, Lulashi doli me rezultate të shkëlqyera, por nuk ju dha e drejt e studimit, për arsye biografie. Në vitin 1980 u bë pjesë e grupit artistik të shtëpisë së kulturës Toplanë, duke interpretuar në skeçe dhe parodi, shumë prej të cilave të shkruara nga dora e Lulashit. jane botuar ne shtypin e kohes. Ka marrë pjesë edhe në aktivitete të ndryshme kulturore – artistike, të zhvilluara në shkallë zone, ku mori një vlersim mjaftë të mirë si nga publiku, ashtu edhe nga juritë. Në vitin 1982 fillone punë në HC. të Komanit, njëkohësisht duke vazhduar edhe shkollën e mesme profesionale pa shkëputje nga puna. Që nga Viti 2004 ndodhëm në emigracion në Itali familjarisht. Në vitet e para të demokracisë, Lulashi ka bashkpunuar me gazetën “Humori shkodran”, e cila ka botuar herë pas here nga krijimet e tij… Kohët e fundit në rrjetin social Facebook, ka publikuar një numër të konsiderueshëm poezish, ku kane marrë vlersime edhe nga poetë të njohur. Lulashi po punon me perkushtim, që së shpejti të paraqitëm para lexuesve dhe adhuruesve të mi, me një vëllim me poezi.
Lulashi jeton dhe punon ne Itali, nji njeri qe gezon respektin e te gjithëve, nji baba i mire i dy femijeve qe aq shume i do.

Bashkatdhetaret te flasin fjalet ma dashamirese per kete krijues shume objektiv, Lulash Ara i shkruan me etje vendelindjes, rinisë, jetes aktuale ne emigracion, eshte ngacmues me krijimet e tija humoriste, duke pasqyruar realitetin e vertet te kohes.
Kam nderin qe merrem me publikimin e ketij krijuesi te pa lodhur.
Falënderime me kane ardhur ne rrjetin social per botuesin e “Fjales se Lire” z. Arben Çokaj, me kete raste ne emerin tuaj te nderuar lexues te “fjales se lire” e falnderoj z. Arben Çokaj per kete dritare me shum vlera per krijuesit, gazetaret, publicistet dhe analistet, kushdo ne kete gazete e gjen vetveten.
Gjin Musa
Gazetar.

ËNDËRRIME QË MBETËN ËNDËRRA

Sa ëndërra kisha në zemër i ri
Ëndërra per jetën, ëndërra rinije
Por shpejtë ikën si veriu
E befas u kthyen në hije.
Ëndërroja dije, universitet
E’h me sa dëshirë e ndiqja mësimin
Por grushti i hekurt i partisë në pushtet
Më goditi fortë, më ndryshoj drejtimin.
Ëndërroja dashuri të nivelit Shekspirjan
ata që unë i doja, besoja se më donin
i zhgënjyer mbeta, nga njerzë pa moral
që te bukurën, te miren, nuk diten ta vlersonin.
Kalova mes shtigjesh e rrugësh të pafund
me shpresën gjithmonë për një jetë më të mirë
porë rehati, nuk gjeta askund
veq sillëm e sillëm, si zogu në hapsirë
Vitet ikun tutje, mosha bën të vetën
porë unë përsëri vazhdoj me ëndërrime
ashtu siq të vijë, do ta jetoj jetën
poezija dhe humori, janë pasurija ime.
– – – – – – – – – – – – – – – – – –
Lulash Ara

KRENARIJA E SHQIPETARËVE

Zot i madh të qoftë lavdi
Që na jep ne shumë mirësi
Dhe pse jemi mekatarë
Inatëxhorë edhe tinzarë
Duke u marrë me gjëra kote
Duke dalë nga rruga e jote
Njëri – tjetrin tuj urrye
Ecim shpesh ne rrugë pa krye.
Por ti prap na meshiron
Ti na falë e na afron
Na jep doren, na çelë fatin
Jep mundesi të lajmë mekatin
Ti sundon gjithçka në ketë botë
Por je i dashur, meshirplotë
Që në zëmer ta mbajmë shpresen
Na dergove Nënë Terezen.
Si një yllë që bjen nga qielli
Por që shendrit më shumë se dielli
Lindi e u rritë kjo bijë shqipetare
Kjo shëjtëresh, kjo nënë bujare
Nuk u lodhë kurrë ditë as natë
Fjalen e Zotit tuj perhapë
Na tregoj rruget e shpetimit
U ba nëna e gjithë njerzimit.
Kudo shkoj neper planet
Zoti i madh i dha pushtet
Hapi qëndra bamirsije
Mijra njerzë shpëtoj urije
Predikoj fjalen e Zotit
Anembanë në çdo skaj të globit
Paqe e dritë gjithkun tuj çue
Me çmim nobel u vlersue.
Gonxheja, kjo bijë e shqipes
Shkëlqen sot si ylli i drites
Leshon rreze mbi njerzimin
Na keshillon, na jep bekimin
Që ta duajmë njëri – tjetrin
Ti duajmë prinderit, ta duajmë të vjetrin
Pa dallim feje e kombi
Ta çojmë mëndjen te gjithë te Zoti.
Kudo në botë ku ka shqiptarë
E ndiejmë veten shumë krenarë
Që nga shqipja me shumë halle
Lindi e u rritë kjo nënë e madhe
Në gjithë boten e nderojnë
Ket shëjtëresh te tokes tonë
Që lavdin ma shumë na shton
Që me Zotin na bashkon.
Nënë Terezë o bija e jonë
Ti per ne lutu gjithmonë
Para Zotit na qajë hallin
Na ndihmo ta mposhtim djallin
Na jep paqe e bekim
Që mes nesh të ketë vllazerim
Na jep forcë e na jep shpresë
O e lumja Nënë Terezë.
– – – – – – – – – – – – – – – – – –
Lulash Ara

JO PERÇARJE – POR BASHKIM

Çfarë ka shqipja, pse rënkon
Plaget kush po ja ngacmon
Që i ka marrë tash 500 vjetë
Tuj luftu me krajl e mretë
Me baloza e me sulltana
I patë marrë shum plagë të rana
U munduan me na qitë fare
Me vra shqipen dy krenare.
Nder shekuj populli shqiptarë
Është përballë me shum tradhetarë
Edhe sot ca faqezi
Na flasin për histori
Shum figura i sulmojnë
Armikun e lavdërojnë
Gjuhën shqipe duan ta vrasin
Arabisht kerkojnë të flasim.
Jo – jo, shqipja kurr nuk vritet
Mbi flamur gjithmonë valvitet
Se i madhi Skenderbe
Amanet na patë lanë ne
Me ruejtë shqipen pergjithmonë
Me mbrojtë dhe me jetën tonë
Zot me i dalë gjithmonë vatanit
Këtu s’ka vënd kurrfarë sulltanit.
Kush flet kunder Skenderbeut
Ajë është tradhtar i atdheut
Kush se don Pater Gjergj Fishten
Ne flamur nuk e don shqipen
Kush shan të lumen nanë Terezë
S’është shqiptarë, s’ka fe as besë
Rugoven kush se vlerson
As Kosoven nuk e don.
O tradhtar e birë tradhtari
Ti mos luej me gjak shqiptari
Mos luej me trojet e mija
Feja e jonë është shqiptarija
Prandaj vëllezer, jo perçarje
Ky është amaneti i të parëve
Jo drejtë lindjes, por drejtë perëndimit
Jo drejtë ndarjes, por drejtë bashkimit.
– – – – – – – – – – – – – – – – – –
Lulash Ara

DUKAGJIN O VËNDI IM

Çfarë ka syri që loton
Pse po dridhet buza ime
Diku larg mëndja më shkon
Ku kalova rininë time.
Ku lumejtë zbresin prej malit
Fjala e burrit ku ka vlerë
Maja e Bigës, dhe e Cukalit
E ruajnë borën dimër – verë.
Ku është bredhi, ahu e pisha
Ku ka kroje e livalle
Ku ka djem të fortë si bisha
Që vallëzojnë me shtojzavalle.
Ku malet puthen me retë
Ku ka brigje, kodra e lugje
Ku shqiponjat ngrejnë foletë
Ku ka vajza faqekuqe.
Ku janë rritë burra me mënd
Ku është besa e burrnija
Dukagjin, më i bukuri vënd
Ku kufi s’ka njoftë trimërija.
I tretur në dhe të hujë
Iarg nga ti, rrugëve të mërgimit
Por krenarë para gjithkujë
Kur them jam prej Dukagjinit.
Shetis botën pambarim
Sytë e mi ç’farë nuk shikojnë
Dhe në gjumë, trupin tim
Tek ti ëndrra e bjen gjithmonë.
Dukagjin o vëndi im
Të dua me shpirtë e zëmer
Të përshnes prej në mergim
Për mua je më i bukuri ëmer.
– – – – – – – – – – – – – – – – – –
( Lulash Ara. Firence – Itali )

BYLBYLAT E DUKAGJINIT

Dukagjin më i bukuri vënd
Ne me ty jemi krenarë
Për trimëri e për kuvënd
Mban gjithmonë vëndin e parë.
Me traditë e histori
Me ball lart gjithmonë qëndrove
Nderë, besë e bujari
Brez pas brezi trashigove.
Vënd me bukuri të rrallë
Vënd i këngës e i humorit
Me bylbyla këngëtar
Pasurin ja shton folklorit.
Bijtë e tu po të nderojnë
Kur e shtrojnë atë sofër madhën
Vinë bylbylat e rrethojnë
Vdek me qënë, kam shpresë se ngjallëm.
Veshur me rroba kombëtare
Si me të pasë shpirti lezet
Muzikë të pastër shqipëtare
Publikut i paraqet.
Ky pra është ansambli “Treva”
Pasuri e kombit tonë
Një ansambël me shumë vlera
Në Shqipëri model gjithmonë.
– – – – – – – – – – – – – – – – – –
Lulash Ara

ÇIKA E TROPOJËS
– – – – – – – – – –
(Versioni origjinal – shkruar në vitin 2005)

Dil në derë moj nanë
Diçka due met thanë
Çikat e Tropojës – nanë
Sa të mira janë.
Diçka due met thanë oj nanë
Edhe ti ta dishë
Çika e Tropojës – nanë
Gjumin ma ka prishë.
Gjumin ma ka prishë oj nanë
Nga mëndja s’po më hiqet
Sa herë e kujtoj oj nanë
Zëmra flakë po më digjet.
Çika e Tropojës – nanë
Bukur e luen belin
Kur nisë e këndon oj nanë
Të gjithë valle hedhin.
E bukur si zanë oj nanë
Trupin si selvi
Çiken e Tropojës – nanë
Do ta marr në shpi.
…………………………………
( Lulash Ara )

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here