PILOTI QË MPOSHTI VDEKJEN

0
389

(Ngjarje e vërtetë me Bardhyl Tom K. Lubonjën)

Nga Agim Bacelli.

Një grup aviatorësh ishin ulur në barin pranë Zonës Nr. 1 të fluturimeve në Rinas dhe bisedonin rreth vështirësive të fluturimeve natën. Ishte mbrëmje e bukur qershori. Të gjithë kishin shumë ide se si mund të përballoheshin me sukses lundrimet ajrore pa orientues toksorë duke u mbeshtetur vetëm në instrumentat e kabinës. Të gjitha këto ide ishin të mbështetura në librin “Instruksione të Fluturimit Natën”. Bardhi tha se, “Jo çdo gjë është parashikuar nga rastet e veçanta të fluturimit natën. Mendoj se e rëndësishme është të dihet se, fluturimimi edhe pa motorr mund të bëhet por kurrën e kurrës pa njohje dhe pa aftësi të veçanta fluturimi që vijnë nga kthjelltësia e mëndjes në situat më të rënda si dhe nga guximi i pilotit.” Pilotët e miratuan Bardhin dhe këtu u mbyllën diskutimet pasi u thirrën nga zv/komandanti i regjimentit, Serafin Shegani, i cili sapo u ul në tokë nga një kontroll meteorologjik në ajër.

“Djema, koha është mjaftë e mirë dhe e përshtatshme për fluturime natën në kondita të thjeshta meteorologjike, – tha Serafini dhe vazhdoi, – duhet të kini parasysh që daljen ta bëni, për siguri, para kodrave të Kasharit. Tani do të fluturojnë të gjithë ata që janë në planin “Muzg” dhe më pas, në orën dhjetë të natës do të fillojmë me Bardhyl Lubonjën dhe me radhë të gjithë djemtë që do bëjnë kalimin ‘Pilot i Klasit të Dytë në Mig-21’. Dakort? Jeni të gjithë në gjëndje të mirë shëndetsore dhe psikologjike? (U dëgjua një “po” nga të gjithë.) Urime!”

Komanda e regjimentit kishte vendosur t’ju jepete çdo piloti nga një fluturim kontrolli në reth me Uti-Mig-15, para fluturimit vetëm me Mig-21. Me këtë mënyrë fitohej vetëm kohë, (eleminohej rulimi, tërheqja, fikja e lëshimi i motorit, furnizimi me karburant, ajër, etj.) por nga ana tjetër krijohej mundesia edhe për disa gabime të ndryshme, të cilat në aviacion shpesh përfundojnë me fatalitet.

Teknikët dhe specialitët punonin shpejt dhe saktë në një kohë relativisht të shkurtër për kontrolle rutinë. Ndrimi i pilotave në kabinën e parë bëhej në “pistën e ngritjes dhe uljes” sa më shpejt të ishte e mundur sepse vinin aeroplanë të tjerë në ulje. Dinamika e fluturimeve në këtë rast është e jashtëzakonshme dhe eleminohen si me urdhër vonesat, bisedat e kota, sorollatjet dhe mëdyshjet. Dëgjohet vetëm një zë, ai i Udhëheqësit të Fluturimeve (UF) dhe ‘zëri i avionëve’. Teknikët, specialistët, radistët, armëtarët dhe mekanikët e avionëve dëgjojnë vetëm urdhrat e Drejtuesëve e Zonave 1, 2 dhe 3. Shoferët me makinat e ndezura janë në dispozicion të teknikëve të avionëve.

Dita ose nata e një fluturimi i ngjet një sheshbeteje. Një urdhër apo veprim i gabuar kushton rëndë. Veprimet e pilotit, i cili do zëvëndësojë pilotin e parë bëhen me “shpejtësi rufeje” si lidhja e parashutës, ripat e sediles, kontrollet e ndryshme, vendosja e radiondërlidhjes me UF dhe me pilotin në kabinën e dytë, mbyllja e kabinës, sigurimi dhe hermetizimi i saj, etj. Serioziteti i punës dhe përqëndrimi i të gjithë aviatorëve, i japin Zonës 1 pamjen e vërtetë luftarake.

Ora 22:00, Bardhyl Lubonja si përherë i qeshur, por këtë radhë pa fjalë, pa atë zërin e tij karakteristik korçar dhe burrëror, i drejtohet pistës së toku me teknikun Bib Lleshi të cilin e pyet mbi gjëndjen e agregatit. Tekniku i raporton me zë të lehtë se gjithëçka është në rregull.

Sparaka UTI-Mig-15 me numer 3-38 e me pilotët Gizdar Veipi dhe të ndjerin Sefedin Tomçini mbriti në brezin e ngritjes. (Aeroplani pas uljes, kthehet në 180 gradë dhe shkon në “start”, ku fillon ngritja e aeroplanit. Piloti i kabinës se pare, Sefedini zbriti nga kabina dhe Bardhi zuri vëndin e tij. Në këtë kohë shumë të shkurtër, e cila u kushtëzua dhe nga aeroplani tjetër që vinte në ulje dhe që ishte shumë afër, veprimet duheshin bërë sa më të shpejta gjithashtu tepër të sakta. Bile Bardhi s’pati kohë ta ‘përshendste dhe përkëdhelte’ avinon si çdo herë tjetër. Tekniku e ndihmoi të lidhej duke i kujtuar shprehjen që Bardhi e përdorte dëndur në kësi rastesh, “Çdo idiot mund ta ngrerë avionin në ajër por vetëm një pilot i aftë e sjell përsëri atë shëndoshë e mirë në tokë”. Qeshën të dy.

Por jo gjithëmonë çdo gjë shkon në mënyrë perfekte. Kështu ndodhi dhe ne këtë rast. Urdhëri i UF ishte i prërë; “Nisu!” Vërtetë, një aeroplan tjetër, që vinte në ulje ishte shumë afër, (mbi Prurësin e Afërt) Bardhi dhe G.Veipi nuk i kushtuan vëmëndjen e duhur të rikontrollonin veprimet e bëra në nxitim e sipër dhe i dhanë gazit në maksimum për të kryer ngritjen e për të evituar kalimin në rreth të dytë të avionit që po vinte në ulje e kështu do kursenin një sasi karburanti.

Gjatë akselerimit të shpejtësisë në piste, Bardhi vuri re se ajri i kabinës ishte jo si zakonisht me kabinë të hermetizuar, por më i fresket, por nuk kishte goditje, apo trokitje te fanarit si zakonisht kur është e pa hermetizuar kabina. Me qënë se parametrat e tjera, sidomos të motorit ishin në rregull dhe me që Gizdari që ishte dhe komandanti nuk reagoi, Bardhi vendosi të vazhdojë ngritjen pa u menduar gjatë.

Avioni u shkëput nga toka. Bardhi mbylli rrotat dhe filloi të bëjë veprimet e tjera të nevojshme pastaj mori lartësi në vijë të drejtë.
Në lartësinë 100-120 m rufeshëm shkëputet fanari i kabinës së parë duke shkaktuar një zhurmë të madhe, si eksplozion bombe. Bardhi nuk e humbi mëndjen, mendoi se është më mirë të shikojë çfar ka ndodhur dhe të reagojë për shpëtimin e vetes dhe shokut (komandantit) i cili nuk reagonte fare, si dhe avionin. Bile, në kohën e komunizimit, shpëtimi i vetes ishte sekondare para shpëtimit të “pasurisë së popullit”; avionit.

Me sytë që i digjnin nga goditja e rrymave të forta të ajrit, Bardhi mundi të shikojë se vetëm pjesa e lëvizëshme e fanarit të kabinës ishte shkëputur dhe zhdukur në errësirën e natës. Për disa sekonda, ai nuk ishte në gjëndje të mërte vesh se çfarë po ndodhte, nuk kuptonte e nuk shikonte asgjë, megjithse mundohej që ti hapte sytë. Kishte kuptuar vetëm se trupi ju shty me tërsëllëm prapa nga goditja e ajrit. Për momentin ndjeu se koka ju përplas me forcë në “jastëkun” e butë të kokës të sediles. Në rast tjetër, sikur koka të kishte qënë pak mënjanë dhe të takonte sadopak anash në mbështesen e blinduar të “jastëkut”, e cila është çelnik me trashësi 2 cm, do ishte fatale për pilotin Bardhyl Lubonja.

“Hajde debil! Mblidh veten!” i bërtiti vetes. “Përqëndrohu! Mblidh tërë forcat dhe bëhu gati të përballosh gjithëçka që mund të ndodhë. Nëse avioni do të ulet dhe ti do të shpëtosh, je i vetmi që mund ta bësh këtë gjë, askush tjetër. Gizdari në kabinën e dytë nuk ndihej fare. Ndoshta qe goditur nga shkëputja e fanarit apo ndoshta i kishte rënë tëfikët nga goditja e papritur e ajrit. Ndoshta…Ai s’përgjigjej as në radio.

Bardhi po fluturonte pa fanar dhe po përballohej me trysninë e madhe te ajrit,e cila e mbante te “gozhduar” në mbështetjen e ndënjëses. Mundohej më kot të shikonte jashtë por ishte e pamundur në errësirën e natës dhe nën goditjen e rrymave të ajrit. Ato bënin që përveç natës të shtonin më shumë pengimin e pamjes, qoftë edhe të shikonte instrumentat e avionit për të parë se në ç’ pozicion fluturonte. Me shumë vështirësi filloi të përkulet përpara, sa më afër xhamit ballor, me qëllim të mbrohej disi nga rrymat e fuqishme te ajrit. Me ketë veprim, pas disa momentesh i vjen shikimi. Menjëherë tmerohet me atë “skenë”që po shikonte. Aeroplani ishte futur në pikiadë të thellë, me mënjanim reth 60 gradë dhe shkonte në drejtim të një grupi dritash në tokë që i afrohej me shpejtësi të madhe. Në këtë moment të frikshëm ai mendoi se ishte fundi i jetës së tij dhe për një çast të vetëm u tremb. Por trembja nuk zgjati dhe nuk ja prishi mëndjen dhe guximin që të reagojë. “Hajde Bradh! Provo se je një trim dhe i zoti të shpëtosh avionin! Përndryshe, merr atë që meriton ti bashkë me Pasurinë e Popullit…”

Duartë s’po i reagonin. Ndjente një dhimbje e zjarmi në gjoks, zemra po i rihte si çekan nga emoncionet dhe nga frika që shkakton kur shikon fundin. Befas në kokë i shkrepi zjarri i shpëtimit që i erdhi sigurisht po nga zemra. “Do shpëtoj! Nuk do vdes. Ti avion do më bindesh mua sespe nuk ke tru, truri jot jam unë!” Ishte hormoni i adrenalinës që kishte “vërshuar” nëpërmjet rrymës së gjakut në gjithë arterjet e venat e trupin, për të stimuluar e mobilizuar në maksimum sistemet e organizmit të shpëtimit. Siç duket, edhe në rastet më të rënda, mëndja e trupi u komandokan nga qetësia, guximi dhe veprimi për të shpëtuar. Thonë se të gjithë njerezit që kanë parë vdekjen me sy do kenë ndjerë të njejtën gjëndje tejet emoncionale e të frikëshme por jo të gjithë kanë braktisur frikën dhe pasivitetin dhe fatkeqësisht ata kanë marrë shpërblimin e keq të tyre. Gjithëmon njeriu mërr atë shpërblim sipas asaj që ai bën kur ka përballë jetën apo vdekjen. Nëse thuhet që jeta është luftë, lufto! Nëse thuhet që vdekja është vdekje, munde!

Ishin instrumentat, por më shumë, dhe të parat në ndihmë, ishin dritat e qëndrës të Kasharit që e ndihmuan jashtzakonisht të përcaktonte shpejt pozicionin e aeroplanit. Menjëherë pa në panelin e instrumenave aviohorizontin e mrekullueshëm, me ndihmën e tij përcaktoi shpejt pozicionin egzakt dhe shumë kritik të aeroplanit. Aviohorizonti tregonte kënde maksimale të tangazhit dhe mënjanimit. Me veprime jashtzakonisht të shpejta dhe të sakta ariti të nxjer aeroplanin në fillim nga menjanimi (kreni) dhe më pas nga ajo pikiadë e thellë vrasëse, që deshte te vriste dy pilotët dhe të shkatronte “sparkën” e bukur të Bardhyl Lubonjës. Ishte dhe fat sepse, në vendin ku ishte drejtuar aeroplani me dy pilota te shokuar në të, ndodhën dritat e Kasharit që e bënë pilotin të kuptonte se avioni po shkonte drejtë tokës. Këtyre dritave shpëtimtare, të mrekullueshme, ai jua dedikon jetën e tij dhe nuk i harron kurrë.

Sot, Bardhi nuk provon fare të flasë për guximin dhe veprimet e tij me një gjakftohtësi të admirueshme që nuk e ka gjithëkush.
Menjëherë mori lartesinë e duhur, nxorri aeroplanin në fluturim horizontal dhe u fut i qetë në rreth për ulje. Pas atij veprimi ai ndjeu një lehtësim të madh, dhimbja dhe goditjet e zemrës i pushuan. Ankthi ju largua fare, bile filloi te ndihej i gëzuar dhe padashur filloi të këndoi një këngë korçare, “O vemi o s’vemi/ atje ku dielli dhe bota nuk na sheh!…”

Bardhi po fluturonte jo si zakonisht në rreth në lartesinë 500 m sepse ishte pa fanarin, pjesën e lëvizëshëme të kabinës.
Kontrolloi dhe u sigurua se motori dhe aparaturat e tjera të aeroplanit, të gjitha punonin normalisht. Qeshi dhe tërë avioni u drodh e u tkurr si ajo delja e zënë në faj nga bariu dhe që s’di se ku të fshihet.
“Hajde qene! Te dua më shumë se veten. Kemi qene dhe do te jemi përsëri bashkë.”

Dergoi per publikim: Gjin Musa

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here