Periferia, tmerr e vdekje

0
269

Dionis Xhafa

Shoh njerëz si kufoma, si skelet
Ecin turbullt, në xhade plot me gropa,
Çdo gjë është kaq e tmerrshme
E tmerrim kaq i heshtur.

Njerëz të vuajtur, shtëpi me tulla
Krejt të zhveshura, pa beton
Shumë pa punë, të rinj jashtë
Shumëçka ngjan si e vdekur.

Asgjë s’të kënaq syrin, s’ka estetikë
Njëri më sheh si një armik
Kaq e zezë duket gjithçka
Aq halleshumë periferia.

Këtu gjen njerëz të marrë,
Krejt të çmendur, disa krejt të sëmurë,
Njëri-tjetrin sikur hanë
Pak dinë ç’është dashuria.

Në vizitën që unë bëra
Ç’nuk më thanë, për jetën që bëhet këtu
Njerëz të krisur, keq të veshur
E s’ju vjen po hiç marre.

Janë të lojtur, me sy të mëdhenj të habitur
Rrotull vijnë e s’kanë çfarë bëjnë,
Këtu sikur zhvillohet jeta
Pak përpara se të shkosh në varre.

Pamje e poshtër, krejt mizore
Pa shpirt, pa jetë, pa dritë,
Disa ecin rrugës së madhe, pa dijeni
Po se ç’bëjnë, a dihet vallë?

Këta njerëz, të skeletosur
Që i shoh kështu siç janë, të fundosur
Nëse s’janë për azil
Gjysma janë për spital.

D.Xh

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here