PËR TY SHKODER & “VRASËSIT” E NATYRËS – poezi nga Lulash Ara

0
1631

PËR TY SHKODER

O moj Shkoder, moj mretnesh
Ç’bukuri Zoti t’ka dhanë
Njaty buza gjithmonë të qeshë
Humorista janë tetanë.
Ti ke Bunën, Kirin, Drinin
Ke liqenin e pafund
Ke Malsinë e Dukagjinin
Të kan nanë e të don shumë.
Ke Rozafen shekullore
Si kurorë të rrin mbi krye
Ke Cukalin me ujë bore
Të freskon e të ban hije.
S’ke nevoj per asgja të huajen
Se ç’do gja ti e ke vetë
Ke Zef Dedën, ke Gezim Krujen
Me humor na japin jetë.
Zylihanë e Paulin Prëken
Ke Besnikun, Drande Xhajin
Ti ke Shyqin, ke Violetën
Ke bylbylin e madh Bujarin.
Sander Ruçin, Mukadezin
Adnan Balen e Bashkimin
Frederikun, Mond Halilin
E të madhin Paulin Selimin.
Me i ra botes rreth e rrotull
Jo, si Shkodren nuk e gjën
Janë artista tanë si popull
S’ke pse emra me përmën.
Me ty kush s’mund te bajnë garë
Ke kultur të lashtë europiane
Në Shqipëri zan vënd të parë
Ty ta marrsha të keqen tane.
— — — — — — — — — — — — — —
Lulash Ara


“VRASËSIT” E NATYRËS

Shqipëria ime
Buzë Adriatikut
Po dergjesh, po vyshkesh
Sikur gjethe fikut.
Zoti të ka falur
Ty çdo bukuri
Po të shkatërron dora
E të ashtëquajturit njeri.
Lumej e liqene
Detin ke përbri
Çdo shtet i ballkanit
Me ta pasë zili.
Dikur me lulishte
E parqe në çdo cep
Sot mbush me pallate
“Bukuri” që vret.
Kodrat me brezare
E malet veshë me pyje
Sot sillesh vërdallë
Për të gjetë një hije.
Shtatë liqejt e Lurës
Dikur s’kishin çmim
Rrethuar me pyje
E plotë gjelbërim.
Njerëzit nga çdo anë
Shkonin për shetitje
Sot ata janë kthyer
Si pusa vaditje.
Nuk e sheh një lis
Të gjithë i kanë prerë
Parajësa e dikurëshme
Sot nuk ka më vlerë.
Përse o njeri
I del kundër jetës…!
Armik i natyrës
Armik i vetëvetës.
Mos dora tu thaftë
Mallkim paç prej Zotit
Sepse pyjet janë
Mushkërit e globit.
– – – – – – – – – – – – – – – – – – – –
Lulash Ara

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here