Parlamenti që homoseksualizoi Shqipërinë

0
234

– Nga Klodian Tomorri, 14/05/2016 nga syri.net

Ky Parlament do të mbahet mend për shumë gjëra. Do të mbahet mend si Parlamenti më i kriminalizuar dhe ndoshta edhe më i pashkolluari në historinë e Shqipërisë. Por tani ai po i shton vetes edhe një rekord të ri.

Ky është Parlamenti që po homoseksualizon Shqipërinë. Tek paketa e propozuar e ndryshimeve kushtetuese, që lidhen me reformën në drejtësi, në mënyre tinzare, është futur edhe një pykë, që amendon nenin 18 të Kushtetutës. Amendamenti i shton nenit 18 termin “orientim seksual”. Rrjedhimisht neni i ri bëhet: “Askush nuk mund të diskriminohet padrejtësisht për shkaqe të tilla si gjinia, raca, feja, etnia, gjuha, bindjet politike, fetare a filozofike, orientimi seksual, gjendja ekonomike, arsimore, sociale ose përkatësia prindërore.”

Kushtetuta është ligji themeltar i shtetit, akti me i rendesishem juridik. Riformulimi i nenit 18 te Kushtetutes ne kete forme shfuqizon direkt Kodin e Familjes, përkatësisht nenin 7 te tij. Neni 7 i Kodit te Familjes thotë: “Martesa mund të lidhet ndërmjet një burri dhe një gruaje që kanë mbushur moshën 18 vjeç.” Por tani lidhja e marteses vetem mes nje burri dhe nje gruaje do të quhet me Kushtetute diskriminim. Shkurt Parlamenti i Shqipërisë po ligjëron me Kushtetutë, martesat mes të njëjtit seks.

Pa asnjë zhurmë, në menyrë tinzare dhe pa asnjë debat publik. Ka shtetë ne bote qe kane mbi gjysem shekulli qe e bejne kete debat dhe nuk kane arritur ta ligjerojne dot martesen mes homeseksualeve. Parlamenti yne e ben fshehuraz. Partia Demokratike, si force e qendres se djathte qe duhet te ishte aty per te mbrojtur familjen, ka rreshqitur majtas.

Ne fakt, Partia Demokratike ka kohë që e ka humbur identitetin. Shume nga drejtuesit e saj me te larte, ish ministra apo ish zyrtare te larte ne administrate kane prioritete te tjera ne axhenden e tyre personale dhe nuk kane kohe per te mbrojtur parimet konservatore, te cilat ne themel te tyre kane nje dhe vetem nje nje institucion: Familjen.

Por kur te duhet te justifikosh milionat e investuara ne bono, aksione apo prona te patundshme, edhe pse ke qene gjithe jeten rrogtar, nuk ke energji dhe as vullnet per beteja te tjera dhe mbrojtja e parimeve te djathta bie poshte ne axhenden personale e me tej edhe ate politike. Ludëig Von Misses, Friedrich Hayek, Milton Friedman dhe gjithe baballaret e tjere te se djathtes kane thene se Familja eshte institucioni me i shenjte i organizimit tone social. I paprekshem. Del nje Parlament me 140 vete, pjesa derrmuese e te cileve tregtare politike, qe nuk perfaqesojne apo mbrojne me asnje interes publik dhe i imponon shoqerise me dhune shkaterrimin e familjes. Tinez.

SHKRUAJ NJË KOMENT